E premte, 29.03.2024, 12:20 PM (GMT)

Mendime

Amir Imeri: Eulexofobia në Ballkan…

E diele, 07.12.2008, 08:08 PM


Eulexofobia në Ballkan…

Nga Amir Imeri

Miratimi i funksionimit të gjashtë pikëshit të Eulexit nga Keshilli i Sigurimit, ishte brengosës jo vetëm për shqiptarët nga Kosova e Shqipëria, por edhe për gjithë të tjerët në ballkan.E para,jo pse shqiptarët ishin kundër shtrirjes së Eulexit, po ishin kunder statusit të tij të miratuar nga KS.E dyta, gjithë e dim se çdo shtet në ballkan, përbëhet nga pakica kombëtare, siç janë në R.Kosovës, serbët.Ky status i pa kuptimtë, nuk është gjë tjeter veç një rikonfigurim i UNMIK-ut me një emër tjetër. E dim mirë se, misioni i Eulexit duheshte të ishte paqësorë, si një vëzhgues dhe këshillues në funksionimin e ligjit në R.Kosovës, duke funksionuar dhe vet Eulexi nën ombrellën kushtetuese të R.Kosovës, e jo të ketë mision ndarës dhe komandues me pakicat serbe..Ndryshimi drastik i misionit të Eulexit, nga paqëruajtës në komandues, gjegjësishtë ndarës, ishte një gjë e papritur dhe krejt sa spontane në dukje të parë.
Tani shihet se, EULEXI si një projekt në kancelarit botërore, paska qenë një mashtrim për shqiptarët e R.Kosovës, pasi rikonfigurimi i UNMIK-ut, me të njëjtin emer, do të ishte i pa kuptimtë dhe në kundërshtim me logjikën e Pavarsisë!
Ardhja e EULEXIT në R.Kosovës me një status të till, vetëm sa do ta cënon në mënyrë të drejtpërdrejtë juridiksionin e.Kosovës dhe, njëkohësishtë, do ti shërbej ndarjesë, e jo integrimit të pakicave në institucionet shtetërore.Me të drejtë mund të shtrohet pyetja, “çka nëse të gjitha pakicat e shteteve tjera në ballkan, kërkojnë një vetqeverisje me një Eulex tjeter”.Apo, a do të jet Eulexi burim frymëzimi i vetqeverisjeve dhe ndarjeve tjera në ballkan?
Defunksionalizimi i kushtetutshmërisë,ligjit dhe qeverisë në Mitrovicën-veriore, ska se si mos të kuptohet si ndarje, përderisa gjithçka do të funksionon në vete si e pavarur, duke mos i dhënë llogari institucioneve të R.Kosovës.Sot e tutje, nuk mund të garanton askush, nëse shqiptarët e Maqedonisë,Malit të Zi, Luginës së Preshevës , nuk do ta kërkonin një Eulex me status që do ta ndihmonte dhe legjitimonte  ndarjenë e gjithë shqiptarëve nga këto shtete në fjalë.
Në një vështrim më të thell, ky kalkulim është i gabuar s’pari për vet Serbinë,por dhe për gjithë ballkanin nga bashkësia ndërkombëtare.Ndoshta në mungesë të konstituimit të administratës së SHBA-së, erdhi deri te ky devijim i bashkësisë ndërkombëtare.Mirëpo, paqa dhe siguria në ballkanë, nuk është në interes të askujtë tjetër, më shumë se sa në interes të BE-së.Përgjegjësia e paqes në ballkan, nuk bie vetëm mbi SHBA-në.Është koha kur BE duhet t’i mer përgjegjësit e veta mbi ballkanin, dhe të ket një rol më konstruktiv në zhvillimin dhe stabilitetin në ballkan.Ballkani nuk është kontinentë më vete, e as nuk bën pjesë në kontinentin Amerikan apo Afrikan, por është pjesë e kësaj “Evrope-dekonstruktive”.Me këtë, nuk dua ta arsyetoj dështimin dhe padijen e elites politike të R.Kosovës, e as nuk dua të jem pjesë e atyre që, gjithëherë në mungesë të argumenteve, fajin ja hedhin të tjerëve.I gjithë ky ndryshim politiko-diplomatik në disfavor të R.Kosovës, s’pari është një dështim i politikës tonë, pasi gabimishtë jemi mbështetur vetëm në ndihmën e SHBA-së.Akoma nuk po arrim ta kuptojmë se, SHBA-të si prioritet të parë, më nuk e kanë ballkanin, gjegjësishtë R.Kosovës.Prandaj, politika shqiptare, e veçanërishtë ajo e R.Kosovës, nuk duhet të jët pasive,përkundruall,duhet bër në mënyrë permanente me dijë se,Eulexi, tani nga gjithë shtetet e ballkanit, shihet si gjenerator i krizave të reja në rajon.Në mungesë të një diplomacie të mirfillt shqiptare, suksesi i Serbisë, nuk do këtë të ndalur.Me keqardhje duhet pranuar se,kjo arritje e diplomacisë së Serbisë, ishte një arritje legjitime konformë rregullave të  lojës.Tani e tutje, sinjalet janë të qarta se, atë që nuk e arriti Serbia me luftë, po e arrin me diplomaci.Dilema që egziston për moment është ajo se, si duhet të vepron më tutje elita politike, e veçanërishtë ajo qeverisëse e Kosovës? A duhet që shqiptarët, të shpresojnë gjithëherë në mbështetje të bashkësisë ndërkombëtare?Apo duhet t’i përvishemi diplomacisë në mënyrë permanente me forcat tona në kancelarit botërore? Pa humbur kohë, qeveria e R.Kosovës, bashkarishtë me atë të R.Shqipërisë, duhet të mobilizohet dhe përforcohet në një ofenziv të re diplomatike, dhe, paralelishtë me agjendën e njohjes së pavarsisë nga shtetet që nuk na kanë njohur,shtrirjen e Eulexit me mision komandues në Mitrovicë të veriut, ta paraqet si rrezik për ndarje të Kosovës.
Gijthashtu ta paraqet si gjenerator kryesorë të krizave tjera në ballkan, stimulus të ndarjeve tjera, dhe  motivues për ndryshim të kufinjëve në ballkan.Në të ardhmen,pamvarsishtë nga ajo se, cila parti do ta qeverisë Kosovën, duhet ta kupton se, lufta me Serbinë, VAZHDON..!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora