E premte, 19.04.2024, 08:19 AM (GMT+1)

Mendime » Xharra

Fahri Xharra: Beogradi e nokautoi Shqipërinë!

E marte, 26.10.2021, 07:00 PM


Beogradi e nokautoi Shqipërinë!

Shkruan Fahri Xharra

Apo humbi trimëria,

apo s'doni mëmëdhenë?

A u shua Shqipëria,

që ka pjellë Skënderbenë?

(Çajupi)

Shqipëria nga frika se po denohet për mos pjesëmarrje për dhjet vjet, e theu vëllazërinë me Kosovën dhe shkoi në Beograd. Por ç` ndodhi atje : “Nelson Hysa.  deklaroi se gjatë hapjes zyrtare të Kampionatit, momenti i parakalimit të sportistëve nga Shqipëria me flamurin shtetëror, është përcjellë me fishkëllima dhe gjuajtje me gjësende të ndryshme. “

Ku mbeti “Ballkani i hapur”? A nuk është ky  NOKAUT për Shqipërinë?

Zoti Rama, nuk ka miqësi me Serbinë, atyre nuk iu ha fort se  çka flasin me ty e ti me ne.

Bëhu burrë e qëndro pranë dhe me  Kosovën ! Mos e luaj lojën e para-ardhësve të tu.

“Kampionati Botëror i Boksit u hap zyrtarisht të dielën, më 24 tetor, në Beograd.”

Kosova përfundimisht nuk merr pjesë në këtë organizim, për shkak moslejimit të autoriteteve serbe që sportistët të hyjnë në teritorin e Serbisë me simbole shtetërore.

Të shkon ndonjë herë mendja moj Shqipëri, se pa Kosovë edhe ti je e humbur?

Pse Serbia po e ka këtë forcë që të pengojë Kosovën për pjesëmarrje edhe në gara sportive ?

Po, ti ku je ? Vet vetiu të lindë pyetja :A ju  humbi trimëria,  apo s'doni mëmëdhenë?

Me dëshprim që jam shqiptar

Fahri Xharra, 25.10 21

Gjakovë



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora