Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Kryevepra Te Artit Arkaik, 28 Shekuj Me Pare

| E enjte, 06.07.2006, 10:27 PM |


Kryeveprat e artit arkaik, jane nje faze e hershme ku mitet sendertohen, gjithmone duke patur parimin e ftillezimit dhe te plleshmerise. Keto kryevepra, jane ne zanafille te artit ne Shqiperi.

Ndersa Apoloni eshte hyjni e simbolizmit diellor, motra e tij, Artemisi eshte hyjneshe e simbolizmit henor. Pra dy reliefet jane nje diptik ne gur i simbolizmit te dyfishte te kohes, dites dhe nates. Apoloni arkaik ka origjine veriore dhe quhet shpesh Apoloni hiperboreal. Hiperborealet jane populli mitik i Veriut i deborave dhe akujve. Apoloni shtegezoi nga Veriu drejt Jugut te Gadishullit dhe krijoi qendren e tij ne Delf, ku u kthye ne nje orakull te famshem.

Dy reliefet me Apolonin dhe Artemisin arkaik te Durresit i takojne shek. Vll para Krishtit. Skulptura arkaike eshte nje gershetim i tradites ikonografike egjiptiane i relievit arkaik kretez dhe artit korintik te doreve. Ky stil i quajtur ne manualet e historise se artit si stil kreto peloponez eshte unik ne trevat e Shqiperise.

Ne qytetin e Apolonise, qe eshte themeluar nga koloniste te ardhur nga qyteti i Durresit me 568 para Krishtit, eshte gjetur nje terrakote e pikturuar qe paraqet Artemisin arkaik te shek. Vl para Krishtit. Ja qe dyshja Apolon+Artemis e Durresit ka ndikuar ne menyre perfundimtare per te mbiquajtur qytetin e ri kolonial me emrin e Apolonise, qytet ku cuditerisht kulti i Artemisit qe shume me larte dhe me i vleresuar.

Historia e mitologjise dhe e riteve te lashta eshte e nderlidhur me historine e rafigurimeve dhe te shembelltyrave te artit.

***
Eshte e vertete qe ekzistojne hyjni te paemertuara, te cilave u jane kushtuar rite, dhe ceremoni mortore si p.sh. ne tumat e ilireve. Vete perimetri rrethor i tumes ka perfaqesuar nje zone sakrale, qe i kushtohej nje hyjnie ose nje koleksioni hyjnish.

***
Nga kulturat tumulare prehistorike jane zbuluar disa shembelltyra te skematizuara apo te gjeometrizuara te antropomorfizmit mitologjik.

***
Kryesisht eshte figura femerore gjeneza e miteve me te hershme. Jane gjetur, madje, edhe vazo keramike ne formen e trupit femeror, cka tregon kultin me te kryehershem te matriarkatit. Nga kjo pikepamje figura gjeometrike e rrethit te perimetrit te tumave ka esencialisht simbolike seksuale femerore.

***
Te gjithe studiuesit me te medhenj dhe me autoritative te mitologjise si fjala vjen, Freizser dhe Eliade, ngulin kembe ne simbolizimin seksual femeror te zanafillave te mitologjise. Keshtu rrethi i tumave eshte njekohesisht edhe simbolike e lindjes se jetes ne vete rafigurimin rrethor dhe gjeometrik te vdekjes.

***
Nje faze me e vjeter e hyjnizimit lidhet me hyjnite pa emra, qe mund te kene shembelltyra, por nuk kane emertime te klasifikuara. Kryesisht emertimet e klasifikuara rrjedhin nga kozmogonia, nga shpirtezimi i dukurive natyrore te nderlidhura me pjeset trupore te njeriut. Keshtu meterologjia e natyres dhe anatomia e trupit njerezor jane bere pika reference te emertimeve te hyjnive mitike. Ka dhe nje faze te zoomorfizmit dhe totemizmit, kur shembelltyrat e hyjnive kane atribute te kafsheve te shenjta, te shpendeve si dhe te totemeve, qe sipas Klod Levi Strosit, kane zanafilluar gjenealogjite e fiseve te lashta njerezore.

***
Gjithe kjo parafjale e siperme eshte e domosdoshme per te na cuar tek analiza e dy shembelltyrave me arkaike dhe me te vjetra te hyjnive, qe lidhen me botekuptimin dhe mendesine mitologjike te te pareve tane. Gjate kohes, kur kam punuar ne Muzeun Arkeologjik te Durresit si dhe ne sektorin e "Artit antik dhe Mesjetar", prane Akademise se Shkencave, jam marre me historikun e skluptures kryehershme ne Shqiperi.

***
Keshtu kam zbuluar ikonografine me te vjeter te disa hyjnive. Gjate nje germimi te rastesishem prane kuotes 98 eshte zbuluar nje shtylle prizmatike prej guri gelqeror me baze trikendeshe. Kjo shtylle, me sa duket do te kete qene kemba ose nje fragment shpinor i nje froni prej guri.

Shtylla eshte e gdhendur ne dy faqet dhe permban dy reliefe te pastudiura deri me sot. Shtylla eshte e fragmentuar dhe ka qene, si te thuash, nje pjese e nje teresie skulpturore. Njera faqe e relievizuar tregon brenda nje kornize katerkendeshe figuren ne reliev te thelle te nje njeriu qe qendron ne profil. Dallohet qarte ravizimi profilor i fytyres, floket e gjata te llojit paruke egjyptiane, floke qe zbresin ne gjysem te shpines. Syri eshte i madh me kokerdhoke te dale, duket paksa gjoksi i dale, element ky i percaktimit te seksit femer te figures si dhe duart me nje pozicion ritual.

Kjo figure femre ka tipare mashkullorizuese, gje qe theksohet sidomos hunda e madhe si dhe mjekra e theksuar ne forme trekendeshi. Duket se kjo figure mban lloj veshje te lashte ne trup, nje lloj kitoni dorik. Mbi kete figure duket qarte fragmenti i kembes se majte te nje figure qe duhet te kete qene me gjigande.

***
Nuk e dime se si ka vazhduar struktura kompozicionale, qe lidhet me kete fragment kembe. Relievi i dyte ne faqen tjeter te shtylles paraqet nje figure njerezore qe ka koken ne profil, kurse torzen e trupit e ka me pozicion perballe. Te dy duart i ka te ngritura ritualisht ne pozicionin e nje X dhe kjo figure ka nje paruke te tipit egjiptian me shkallezime, hunda eshte gjithashtu teper e spikatur, mjekra e zmadhuar dhe trikendeshe, syri me i madh me kokerdhoke te dale. Kemi te bejme me nje figure mashkullore. Te dyja keto figura jane prane njera tjetres ne formen e nje dysheje te percaktuar qarte dhe te pashkeputshme nga njera tjetra. Keto dy reliefe perbejne ne vetvete nje kryeveper te pazakont te artit arkaik ne Durres.

***
Epoka e artit arkaik dokumentohet nga shekulli lX deri ne gjysmen e dyte te shek. Vl para Krishtit. Ka qindra libra dhe studime per klasifikimin dhe tipologjine e ikonografise se figurave arkaike. Dihet se qyteti i Durresit u themelua nga kolonistet dore te Korintit ne vitin 627 para Krishtit.

***
Ata erdhen ne nje territor te mirefillte ilir dhe krijimi i qytetit qe nje sinteze midis tyre. Sipas zakonit, doret e Korintit sollen zjarrin e shenjte qe nga tempujt e tyre dhe e mbajten te ndezur ne qendren urbanistike te qytetit te ri. Kjo shperndarje e zjarrit ritual lidhet me kultin diellor dhe sidomos me kryefiguren e hyut Apollon. Ketu kemi nje hulli te sekretit dhe identifikimit te figures mashkullore ne reliefin e shtylles ne fjale. Eshte e qarte qe figura mashkullore me duart e kryqezuara mbi gjoks eshte ajo e apolonit te epokes arkaike. Vetekuptohet qe figura femerore eshte e motres se Apolonit e Artemisit.

***
Ndersa Apoloni eshte hyjni e simbolizmit diellor, motra e tij, Artemisi eshte hyjneshe e simbolizmit henor. Pra dy reliefet jane nje diptik ne gur i simbolizmit te dyfishte te kohes, dites dhe nates. Apoloni arkaik ka origjine veriore dhe quhet shpesh Apoloni hiperboreal. Hiperborealet jane populli mitik i Veriut i deborave dhe akujve. Apoloni shtegezoi nga Veriu drejt Jugut te Gadishullit dhe krijoi qendren e tij ne Delf, ku u kthye ne nje orakull te famshem.

***
Apoloni i Delfit ka atributet e nje heroi qe vret gjarprin perbindesh Piton, qe u imitua nga krishterimi ikonografik ne formen e Shen Gjergjit, qe vret me shtize dragoin. Apoloni i Delfit u be hyjni kryesore e fiseve dore te Korintit. Pikerisht nga Korinti u mor figura e Apolonit arkaik ne qytetin e Durrresit.

***
Po ne Korint, nderohej edhe kryefigura e Artemisit, e cila ne fillim ka patur atributet e nje hyjneshe me fuqi te plota mbi kafshet e egra, ndaj quhet edhe si "zonja e bishave". Artemisi i periudhes arkaike se bashku me Apolonin ne te njejtin lak kohor kane qene nje dyshe zoteruese dhe fuqindikuese. Ato kane krijuar nje arketip te dyfishte te bazuar ne dy nocione kohore dhe njekohesisht astronomike, te plotfuqishmerise se shpirtezimit te dukurive kozmografike.

***
Keto dy hyjni moter e vella kane mbijetuar edhe me vone ne ikonografine e periudhes helenistike, madje edhe ne ate te krishterimit te hershem.

***
Ne nje pllake bronxi te shek. lll para Krishtit, kushtuar kultit te Sabasit, nje hyjni orjentale me atributet e Dionisit, gjetur ne afersi te Durresit, jane ravizuar edhe Apoloni dhe Artemisi, por kete radhe ne formen e Heliosit (Diellit) dhe Silenes (Henes). Ne te vertete keto dy figura paraqesin dy parimet e erotizmit, parimin mashkullor dhe ate femeror te krejt gjenezes se botes.

Ne nje zbulim qe kam bere me 1979 ne guroren e gjirit te Raguzes ne Karaburun kam gjetur dy rafigurime fytyrash te bera me majen e daltes ne siperfaqen e sheshte vertikale te gurores. Njera eshte mashkullore dhe tjetra femerore. Te dyja keto figura i takojne shek. ll pas Krishtit dhe jane rafigurimi me i hershem i Jezu Krishtit dhe Eklesias (Kishes) konceptuar nga te krishteret e hershem si burri dhe gruaja, si parimi mashkullor dhe ai femeror. Ky rafigurim kaq i hershem i Jezu Krishtit ne fillim eshte me i vjetri ndoshta ne Ballkan dhe Evrope.

***
Dihet qe ikonografia e Krishtit ne fillim eshte ne formen e nje fytyre mashkullore, pastaj eshte paraqitur edhe si Helios, si Orfe, madje edhe me figuren e Mitras, deri sa kaloi ne formen ikonografike perfundimtare te hyut Zeus apo Jupiter. Keshtu perfundojme te fytyra klasike e Krishtit me mjeker.

***
Dy reliefet me Apolonin dhe Artemisin arkaik te Durresit i takojne shek. Vll para Krishtit. Skulptura arkaike eshte nje gershetim i tradites ikonografike egjiptiane i relievit arkaik kretez dhe artit korintik te doreve. Ky stil i quajtur ne manualet e historise se artit si stil kreto peloponez eshte unik ne trevat e Shqiperise. Ne qytetin e Apolonise, qe eshte themeluar nga koloniste te ardhur nga qyteti i Durresit me 568 para Krishtit, eshte gjetur nje terrakote e pikturuar qe paraqet Artemisin arkaik te shek. Vl para Krishtit. Ja qe dyshja Apolon+Artemis e Durresit ka ndikuar ne menyre perfundimtare per te mbiquajtur qytetin e ri kolonial me emrin e Apolonise, qytet ku cuditerisht kulti i Artemisit qe shume me larte dhe me i vleresuar.

***
Pikerisht ne qytetin e Apolonise, eshte zbuluar nje terrakote e cuditshme: Nje figure femre me bust e cila ka nje rafigurim te fytyres sipas nje maske maskiliste. Terrakota eshte e pikturuar. Jane te pikturuar me ngjyre te zeze vetullat e trasha, syte, frizura e flokeve eshte sipas stilit arkaik, por nuk persetitet arketipi i flokeve si paruke e egjiptianeve. Perkundrazi, dy tufa flokesh te gjata, shkojne tatepjete mbi gjoks, i cili eshte rafiguruar ne menure shume primitive.

Kjo terrakote duhet te kete qene e plote, nje lloj skulpture ne kembe. Ajo mban te veshur nje kiton, por pa menge. Veshja eshte e zeze cka tregon karakterin ritual. Ka nje brez dhe pa dyshim afer kembeve, qe kane humbur duhet te kete patur figuren e nje kafshe, ndoshta nje kaprolli. Ka nje ndryshim shume te madh estetik, midis kryeveprave te stilit arkaik nga Durresi, me kete terrakote te Artemisit, qe eshte veora e nje artisti lokal nga Apolonia.

Veprat e gdhendura ne gur nga durresi jane nje shekull me te lashta. Por edhe figurina e Artemisit te Apolonise, ehte ne llojin e vet, nje kryeveper. Ajo dokumentohet nga nje brez kolonistesh qe kane ardhur nga qyteti Matric i Durresit, dhe qe kane nje pervoje jete me vendasit ilire prej gati nje shekulli e ca. Ne kete kronologji kohore, ndryshon dicka substanciale ne vete optiken e artit.

***
Dihet qe Apoloni shpallej si kryehyjnia e qytetit te Apolonise. Atij i ishin kushtuar disa dele te shenjta te quajtura "Delet e Diellit", ne nje shpelle ne afersi te Apolonise. Ky fakt ithene nga autoret antike, te habit, sepse duket sikur kulti i Apolonit, eshte me i fuqishem ne periferi te qytetit me te njejtin emer. Ndersa kulti i Artemisit, eshte me i rendesishem dhe me kryesor brenda qytetit. Simbolet e Artemisit, jane te shumta edhe ne monedhat e Apolonise. Artemisi lidhej gjithashtu edhe me kultin e kafsheve, por kryesosht te kafsheve te egra. Megjithate, ne monedhat e Apolonise, jane shpesh edhe simbolet e Apolonit, sidomos vegla muzikore e quajtur "Lira" e cila eshte me 3, 5 dhe me 7 tela. Nje bote magjike muzikore e ketij qyteti eshte mbyllur perfyundimisht ne levozhgen e koherave.

***
Ne nje histori te artit antik ne Shqiperi, nuk mund te shmangen keto shembelltyra. Perkundrazi. Ajo qe terheq vemendjen, eshte kombinimi i dy parimeve kryesore. Parimit mashkullor, Diellit, Apolonit dhe parimit femeror, i Henes, Artemisit. Ky arketip, gati kozmogonik, mbijeton edhe tek dy figurat qe une kam gjetur ne Karaburun te skalitura, ku parimi femeror, kisha, paraqitet ne figuren e nje femre, kurse parimi mashkullor, Krishti, paraqitet ne figuren e nje burri. Kjo teologji e hershme, shopjegojet me te ahstuquajturen "Martesa mistike". Ruhet keshtu e njejta strukture e paganizmit, e modifikuar, nje sinkretizem i ri.

Dr. Moikom Zeqo