E premte, 19.04.2024, 04:50 PM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Çaush Kullafi: Këtë shkollë, do ta bëjmë edhe më të bukur!

E diele, 24.10.2021, 11:35 AM


Këtë shkollë, do ta bëjmë edhe  më të bukur!

Kyetari i Bashkisë Kamzë z. Rakip Suli në shkollën tonë

Nga Çaush KULLAFI - Mësues në shkollën 9-vjeçare”Vëllazërimi”, Tiranë

Dita sot zbardhi e shoqëruar nga reshjet e imta të shiut, pjesë e stinës. Fëmijët, si çdo ditë hynin në portën e shkollës me çantat e tyre mbi shpinë e çadrat, që në ato duart e vogla, gati sa nuk ua merrte era. Nuk mungonin porosit? e prindërve për fëmijët e tyre, veçanërisht të kopshteve.

Drejtoresha e shkollës  Merita Prenga  na njoftoi se do të kishim mysafirë të mirë në shkollën tonë. S`vonoi shumë kur para hyrjes së shkollës, duke pritur në radhë dy fëmijë të vegjël që të futen, afrohet Drejtori i Zyrës Vendore Arsimore Kamëz z. Gentjan Murataj  i shoqëruar nga Administratori i njësisë Bashkiake z. Eduart Bodini.

Dua ta përgëzoj zotin Murataj që ka qenë pranë çdo shqetësimi që kemi patur.

Miqtë e ardhur takohemi dhe përshëndeten me të gjithë mësuesit dhe edukatoret e kopshtit. Drejtor Geri, me zërin e tij karakteristik dhe buzëqeshjen e ëmbël prej njeriu fisnik, vazhdon bashkëbisedimin me mesuesit, ndërkaq, mes nesh vjen edhe Kryetari i Bashkisë z. Rakip Suli. Pse ta fsheh, prisja një kryetar të kollarisur dhe me një kostum firmato që t`i shkëlqente, por para nesh u shfaq një njeri me një veshje të thjeshtë. Afrohet, përshëndetet me mësuesit duke pyetur për shëndetin, familjen dhe problematikat e shkollës.

Njëri nga mësuesit, duke i zgjatur dorën i thotë:

-Hera e parë që në shkollën tonë vjen një kryetar bashkie!

Z. Suli buzëqesh dhe, duke mos e fshehur krenarinë, i përgjigjet:

-Jam në shërbim të arsimit. Doemos që do të vijë vazhdimisht mes jush.

Miqtë e ardhur tashmë kalojnë klasë më klasë, por dhe në grupet e kopshtit. Këmbejnë dialogje, u buzëqeshin fëmijëve si miq të tyre të rrallë dhe të sinqertë. Dëgjojnë me vëmendje, mbajnë shënime, shfaqin mendime...Nuk e di pse por,  këto takime, po më sjellin në kujtesë mikun prej vitesh të shkollës sonë, shkrimtarin e njohur, Viron Kona, i cili sa herë vjen, vendos magjishëm një lidhje dhe komunikim të ngrohtë me nxënësit, teksa ata e rrethojnë dhe s`pushojnë së pyeturi për personazhet e tij e, veçanërisht për Bubulinon e gjithëditur.

Z. Rakip Suli, me thjeshtësinë e tij, u shkri me fëmijët.

U takua ngrohtë dhe me shumë përzemërsi, veçanërisht me një nxënëse me aftësi ndryshe. Pastaj, në vazhdim, thuajse në çdo klasë, ai u shpreh me bindje: "Këtë shkollë, do ta bëjmë edhe  më të bukur! Ju premtoj”!

Vizita ishte si një fllad i ngrohtë. Edhe shfaqëm mendime dhe sygjerime, edhe bashkëbiseduam sesi disa gjëra t`i bëjmë edhe më mirë, por edhe ndjemë se kuadrot e bashkisë sonë, janë dhe do të jenë edhe në të ardhmen pranë shkollës sonë, ata janë pjesë e jona.

U ndjemë mirë me  atë vizitë por dhe me vlerësimet.

Na mbeti në mendje, veçanërisht fjala e kryetarit se, shkolla jonë do të ishte vazhdimisht në vëmendjen e tij, dhe, jo vetëm shkolla jonë, por të gjitha shkollat e bashkisë, sepse siç u shpreh ai, fëmijët janë e ardhmja e Shqipërisë sonë evropiane...

-Per ZemraShqiptare, nga Tirana, Tetor 2021-



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Petrit Aliaj: Në Verona lind qendra e kulturës artistike-sportive 'Nënë Tereza' Idriz Zeqiraj: Degët e LDK-së në Gjermani dhe Zvicër bënë vizita në atdhe “Hidheni në koshin e plehrave”, imami arab në Gjermani kundër flamurit shqiptar Elena Kocaqi takon shqiptarët e Ukrainës Ramiz Lushaj: Agim Mehmeti nderohet me Çmimin e Lartë “Ahmet Krasniqi” Arrestohet poeti ''hoxhist'', reagon Kisha Kastriot Dervishi: Një statistikë tronditëse Nebil Çika: Guvernatori i Floridas nënshkruan ligjin që detyron mësimin në shkolla të krimeve të komunizmit Reagim i shoqatës "Trojet e Arbrit" lidhur me vonesat që po i shkakton Ministria projektit të Muranës së Gjergj Kastriotit në Prizren Arbana Xharra: Nderroi jete nena qe iu vrane pese djem nga serbet Alma Lama: Edhe nje deshtim spektakolar i ministres se puneve te jashtme “Kosova është Serbi dhe Palestina shtet”, palestinezët mbajnë protestë në Beograd Fjalimi i Kryeministrit të Izraelit Benjamin Netanyahu për Kosovën, 1999 Organizata e Gruas Shpresë & Paqe: Mbështesim kandidaturën e Z. Agron Shehaj për Kryetar të PD në Shqipëri Video editorial i “Koha Jonë”: Plani kriminal i Rilindjes, 100 mijë banesa do shemben pas zgjedhjeve Ipeshkvijtë e Shqipërisë: Kush e shet votën, ka shitur dinjitetin e vet Ibrahim Hajdarmataj: Takime me zgjedhësit në Tropojë Mbyllja e Agon Channel/ Rama merr për fushatë gjobën 110 milionë euroshe Unioni i Gazetarëve Shqiptarë: Gjesti dhe prekja fizike e gazetares Edona Haklaj nga Kryeministri, një rast i paprecedent Arbana Xharra: Sherim te shpejte mik, Kosova nuk e meriton guximin dhe perkushtimin tend!

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora