E premte, 19.04.2024, 05:48 PM (GMT+1)

Mendime

Kastriot Myftaraj: Varrezat gjeopolitike greke në Shqipëri dhe sulmi diplomatik ndaj Skënderbeut

E diele, 07.12.2008, 12:33 PM


Varrezat gjeopolitike greke në Shqipëri dhe sulmi diplomatik ndaj Skënderbeut

Nga Kastriot MYFTARAJ

Me marrëveshjen e fundit për ndërtimin e varrezave ushtarake greke në Shqipëri, Greqia shkallëzoi zbatimin e planit të saj për të bërë në perspektivë në pjesën e Shqipërisë të rivendikuar prej saj, të politikës që bën sot Serbia në Kosovë. Varrezat ushtarake greke në Shqipëri do të instrumentalizohen nga Athina siç bën Serbia me të ashtuquajturën trashëgimi historike serbe në Kosovë. Varrezat ushtarake greke në Shqipëri do të jenë ekuivalenti i përmendores serbe
të Fushë-Kosovës që përkujton betejën e vitit 1389. Përmendorja serbe në Fushë-Kosovë nuk është e hershme. Ajo është ngritur në kohën e regjimit komunist në Jugosllavi, nën influencën e serbit më të fuqishëm në udhëheqjen komuniste të kohës, Aleksandër Rankoviç. E megjithatë serbët sot e konsiderojnë atë trashëgimi historike serbe dhe ajo u shtohet të ashtuquajturave monumente historike dhe kulturore serbe në Kosovë, mbi të cilat Serbia më së shumti e pretendon Kosovën, duke e quajtur tokë të shenjtë serbe.
Të njëjtën gjë do të bëjë dhe Greqia nesër, duke i përdorur varrezat ushtarake greke në Shqipëri për të potencuar rivendikimin e saj për Shqipërinë e Jugut, duke e quajtur tokë të shenjtë grekë, ku janë varret e martirëve grekë. Varrezat ushtarake greke që do të ndërtohen në Shqipëri do të jenë së bashku me kishat greke (jo me arkitekturë tradicionale ortodokse shqiptare, por greke) që po ndërton Janullatos në Shqipëri një krijim artificial i tokës së shenjtë greke në Shqipëri. Greqia, e cila pretendon që Shqipëria të nderojë të rënët grekë në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore, asnjëherë nuk i ka kërkuar ndjesë Shqipërisë për marrëveshjet e fshehta zyrtare që ka
bërë Greqia me vendet fqinje për të ndarë Shqipërinë. Tashmë këto marrëveshje janë botuar prej kohësh dhe as vetë Athina nuk i ka mohuar kurrë. Greqia e ka fajësuar Shqipërinë se i shpalli luftë në 1940, në suazën e Kurorës italiane, por para se të ndodhte kjo gjë, ka qenë Greqia ajo që kishte bërë marrëveshje të fshehta për ndarjen e Shqipërisë me Serbinë. Greqia ka tentuar edhe pas Luftës së Dytë Botërore të bëjë marrëveshje të tilla me Jugosllavinë e Titos. Shumë
kohë më vonë kur të hapen arkivat do të shihet se Greqia këtë gjë e ka bërë edhe në vitet e fundit, çka kuptohet nga politika tradicionale qën ndjek Greqia ndaj Shqipërisë.
Greqia, qartësisht kërkon të ndërtojë në Shqipëri varreza gjeopolitike, të cilat synon t' i përdorë për të siguruar në Shqipërinë e Jugut së paku aq të drejta sa po siguron Serbia në Kosovë, dhe në rast të një ndryshimi të kufijve edhe më tepër. Qeveria shqiptare, duke nënshkruar marrëveshjen për varrezat me Greqinë, nuk ka cënuar thjesht në terma të përgjithshëm integritetin e vendit, por ka shkelur edhe në terma precize ligjin shqiptar, pikërisht parimin
kushtetues të ndarjes së fesë nga shteti. Sipas marrëveshjes shqiptaro-greke për varrezat ushtarake, Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë do të kujdeset për varrezat ushtarake greke në Shqipëri.
Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë shkel Kushtetutën e Shqipërisë nëse e bën këtë gjë, pasi varrezat ushtarake greke në Shqipëri i përkasin ushtrisë së një shteti ku feja nuk është e ndarë nga shteti.
Ushtria greke është një ushtri ortodokse greke dhe ushtarët grekë mbajnë në uniformë kryqin ortodoks grek dhe betohen me formula fetare greko- ortodokse. Kisha Ortodokse e Shqipërisë, e cila për më tepër ka në krye një grek të imponuar, duke marrë kujdesin për varrezat
ushtarake greke në Shqipëri, implikohet edhe më tepër në procesin e helenizimit në të cilin ajo po tërhiqet nga Janullatos. Pasojat e këtij procesi mund të imagjinohen lehtë po të konsiderohet se
implikimi i kishës ortodokse në Shqipëri në politikën greke është në origjinë të zhvillimeve të vitit 1914 në Shqipëri. Kjo shkaktoi, apo në doni justifikoi rebelimin islamik të atij viti në Shqipëri, i cili
erdhi dy muaj pasi në Shqipërinë e Jugut u shpall autonomia e Vorio-Epirit.
Të fajësosh qeverinë aktuale shqiptare për marrëveshjen për varrezat, do të thotë të bësh një ritual retorik që tashmë tingëllon pa vlerë.
Qeveritë shqiptare, të djathta apo të majta qofshin, nuk e kanë as fuqinë dhe në shumë raste as vullnetin, për t' iu kundërvënë me sukses Greqisë në çështje të tilla. Raporti i forcave është qartësisht në favor të Greqisë. Si në të gjitha rastet e ballafaqimit greko-shqiptar, edhe në çështjen e varrezave, e vetmja shpresë për ta frenuar Greqinë është tek ndërhyrja amerikane. Amerikanët duhet ta kuptojnë se shteti shqiptar do të shpërbëhet në rast se tolerohet që
në organizmin e tij të zhvillohet "virusi" i futur nga Greqia.
Gjithçka do të jetë një deja vu e vitit 1914. Shteti shqiptar rilindi pas kolapsit të vitit 1914 dhe u ndërtua me sukses në vitet 20-30 të shekullit të kaluar, pikërisht se fuqitë e mëdha nën patronatin e të cilave ishte Shqipëria, Britania e Madhe dhe Italia, frenuan ndërhyrjet serbo-greke në Shqipëri. Problemi sot është se edhe në Ëashington ka një "virus" që cënon raportin organik strategjik amerikano- shqiptar, që është lobi greko-amerikan. Dhe këtu gjërat komplikohen shumë duke hyrë në një rreth vicioz që përbën sot sfidën më të madhe të mendim it politik shqiptar.
Nuk mund të mos bësh një lidhje mes faktit që në kohën kur Greqia e kushtëzon ratifikimin e marrëveshjes së stabilizim-asocimit me çështjen e varrezave, të cilat i quan simbole nacionale, Zvicra poshtëron një simbol nacional shqiptar, Skënderbeun. Aspekti vërtet skandaloz i librit për Skënderbeun të të ashtuquajturit historian zviceran Oliver Jens Schmitt, ku Skënderbeu paraqitet si një hajdut dhish, që nuk është as shqiptar, por serb, nuk qëndron këtu.
Tekefundit Oliver Jens Schmitt është një individ dhe mund të shkruajë çfarë të dojë. Problemi është se libri i Oliver Jens Schmitt është botuar në Shqipëri me sponsorizimin e qeverisë zvicerane, sigurisht me ndërmjetësinë e ambasadës së Zvicrës në Shqipëri. Libri i Oliver Jens
Schmitt mban shënimin: "Përkthimi dhe botimi i këtij libri u bënë të mundur falë ndihmës së Fondit të Bashkëpunimit Zviceran- Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim". Kjo është një agjenci qeveritare zvicerane. Këtu qëndron skandali. Përse duhet që qeveria zvicerane dhe ambasada zvicerane në Shqipëri të sponsorizojnë poshtërimin e Heroit Nacional shqiptar? Ambasada e Zvicrës me këtë veprim ka dhunuar ligjet ndërkombëtare që rregullojnë veprimtarinë e përfaqësive diplomatike. Simbolet nacionale në Shqipëri mbrohen me ligj, duke përfshirë dhe kodin Penal, dhe Skënderbeu është edhe ligjërisht një simbol nacional se përkrenarja e tij gjendet në stemën zyrtare të Republikës së Shqipërisë, e cila është në hyrje të çdo institucioni shqiptar. Me këtë veprim ambasadori zviceran në Shqipëri, jo vetëm ka shkelur statusin e vet diplomatik, por ka kryer dhe një vepër penale të parashikuar nga Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë.
Nuk mund të mos bësh pyetjen: Përse në kohën që bashkësia ndërkombëtare, duke përfshirë dhe Zvicrën, ka treguar një preokupim të madh për mbrojtjen e të ashtuquajturave simbole nacionale serbe në Kosovë, shteti zviceran investon për poshtërimin e kryesimbolit nacional shqiptar, Skënderbeut? Këtu nuk mund të mos bësh një teori konspiracioni antishqiptare. Sigurisht që në këtë rast agjencia qeveritare zvicerane që sponsorizoi librin është duke punuar për llogari të qarqeve ndërkombëtare antishqiptare. Duhet demitizuar Skënderbeu, se ai është një mit, na thotë autori i librit, si dhe përkthyesi, sorosiani Ardian Klosi. Por në këtë pikë nuk mund të mos bëhet pyetja: A nuk kemi të drejtë që të themi se "demitizimi" i Skënderbeut është pjesë e një konspiracioni ndërkombëtar antishqiptar, kur në kohën që ambasada zvicerane në Tiranë investon për "demitizimin", në fakt poshtërimin e Skënderbeut, Zvicra flet me
tjetër gjuhë për simbolet nacionale serbe në Kosovë?
Nuk mund të mos bësh pyetjen: Përse në kohën që bashkësia ndërkombëtare, duke përfshirë dhe Zvicrën, ka treguar një preokupim të madh për mbrojtjen e të ashtuquajturave simbole nacionale serbe në Kosovë, shteti zviceran investon për poshtërimin e kryesimbolit nacional shqiptar, Skënderbeut? Këtu nuk mund të mos bësh një teori konspiracioni antishqiptare. Sigurisht që në këtë rast agjencia qeveritare zvicerane që sponsorizoi librin është duke punuar për llogari të qarqeve ndërkombëtare antishqiptare. Duhet demitizuar Skënderbeu, se ai është një mit, na thotë autori i librit, si dhe përkthyesi, sorosiani Ardian Klosi. Por në këtë pikë nuk mund të mos bëhet pyetja: A nuk kemi të drejtë që të themi se "demitizimi" i Skënderbeut është pjesë e një konspiracioni ndërkombëtar antishqiptar, kur në kohën që ambasada zvicerane në Tiranë investon për "demitizimin", në fakt poshtërimin e Skënderbeut, ambasada gjermane
investon për mitizimin dhe shndrrimin në simbol të lakejve të ambasadave, të cilët me financim gjerman na shpallen edhe rilindas të rinj shqiptar në një film të financuar nga qeveria gjermane? Nga një anë na thuhet se duhen demitizuar figurat historike, në anën tjetër kërkohet të mitizohen lakej të ambasadave, të cilët nesër do t' uparaqiten shqiptarëve si figura historike.
Në Shqipëri prej disa kohësh po vihen re ambasadorë që sillen si ambasad-horra. Ambasadori holandez dhe ai zviceran në Shqipëri kanë hyrë në një garë se kush ta meritojë titullin e ambasad-horrit. Deri tash dukej se këtë titull do ta meritonte pa diskutim ambasadori holandez, por tash i ka dalë si një rival i fortë ambasadori zviceran.
Në cilindo vend të botës, duke përfshirë dhe pjesën më të madhe të vendeve afrikane, një ambasador i huaj që do të bënte atë që ka bërë ambasadori zviceran në Shqipëri, do të shpallej person non grata dhe do të përcillej për në vendin e vet. Në Shqipëri nuk ndodh kështu se
pushtetmbajtësit shqiptarë, si ata të politikës, ashtu dhe të drejtësisë janë lakej të ambasadorëve. Por ambasad-horrat duhet ta dinë se ajo që po bëjnë ata nuk do të mbetet pafundësisht pa u ndëshkuar. Se kur zyrtarët shqiptarë nuk kryejnë obligimet e tyre
ligjore për të mbrojtur simbolet nacionale nga dhunimi që iu bëjnë ambasad-horrat, atëherë legjitimohen shqiptarët e përgjegjshëm që t' i ndëshkojnë ambasad-horrat si terroristë. Kjo ditë duket se nuk është larg, madje mund të jetë shumë më e afërt se ç' pandehin ambasad-horrat. Ambasad-horrat shkojnë me mendje se shqiptarët e përgjegjshëm nuk do të guxojnë që t' i ndëshkojnë ata, se kanë frikë nga Bahri Shaqiri apo Ina Rama, apo nga policia që do të bëjë qenin roje të ambasad-horrave. Ambasad-horrat duhet ta dinë se shqiptarët e përgjegjshëm nuk do të impresionohen nga çfarëdo lloj etiketimi, derisa ata (shqiptarët e përgjegjshëm) do të jenë në një pozitë krejtësisht legjitime, për t' i ndëshkuar ambasad-horrat. Çfarë do të thotë Zvicra në rast se një shqiptar i përgjegjshëm ndëshkon ambasad-horrin zviceran në Tiranë? Unë do të isha i nderuar që t' ia shtrëngoja dorën këtij shqiptari të përgjegjshëm.
Ambasad-horri zviceran që investon për "demitizimin" e Skënderbeut, duke u cilësuar Heroi Nacional Shqiptar si hajdut dhish, bën mirë të na shpjegojë faktin se si është e mundur që trafikantët shqiptarë të drogës dhe qenieve njerëzore që kapen në Zvicër janë të gjithë me
dokumente të rregullta. Kuptohet se ata janë pajisur me viza dhe leje qëndrimi duke korruptuar zyrtarët zviceranë, mes të cilëve dhe ambasadorin zviceran në Tiranë. Do të vijnë ditë të vështira për ambasad-horrat.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora