E premte, 19.04.2024, 01:50 AM (GMT+1)

Mendime » Çeliku

Kalosh Çeliku: Xhadisë para vdekjes sot i doli gjumi

E shtune, 23.10.2021, 07:34 PM


XHADISË* PARA VDEKJES

SOT I DOLI GJUMI

NGA KALOSH ÇELIKU

Epabesueshme, se: Në kohën e Sotshme (2021) do të kemi një portal anonim partiak, që deri Dje i fërkonte herdhet e politikanëve. Dhe, i shëtiti të gjitha partitë politike shqiptare duke u turrur me të katra pas posteve politike. Sot, do derdhë lotë krokodili për kulturën shqiptare. Përmëkeq, kur këto kulturofagë me emërimin e partive politike si ministra, sekretarë, këshilltarë dhe anëtarë komisioni në Ministrinë e Kulturës me vite, dhe gërshërë: E kanë sakatuar kulturën shqiptare. Sot, u tremben, librave dhe shkrimtarëve. I vajtojnë kritikët e tyre latrar teknefesë të vdekur vetëm për një përdorim, që i shpërblenin me ?mime shtetërore, manifestime kulturore - politike. Dhe, e qajnë Ditën e Djeshme, se: Sot, nuk paskemi kritikë lertrare?! Ringjallin, me  intervista trusakate, “krijuesit” e tyre të vdekur partiak, dhe të arratisur partive politike, moti nga lexuesit shqiptar. Mirë, them Unë: Ani le ta dalldisin veten me ato arnimet e tyre të vjedhura librave në bibliotekë. Po, pse nuk dalin me emëra dhe mbiemra në fushën e mejdanit para lexuesit shqiptar, por fshihen me pseudonime pas një portali elektronik, që Sot: Edhe atij, iu tek t’i dali gjumi dimëror. Ku i shin deri Dje, këto kalorës të arratisur kulturor, që nateditë flenin nëpër instuconet e partive politike dhe Shtetit të “përbashkët” para syve të Botës?!

Jo, o trusakatë! Edhe, Sot kemi kritikë letrare, po nuk kemi kritikë partiake. Institucionale të Shtetit “përbashkët”. Problemi: Sot, juve si kulturofagë nuk u duan më as partitë politike shqiptare. Shkaku, se: Nuk jeni krijuesë të popullit, po të partive politike. Trusakatë, pa talent dhe me diploma e tituj shkencorë të blerë në “Qafë Thanë”, Bullgari dhe Jegunovce (kufi me Kosovën). Pavetëdije, kërkoni kritikë letrar që t’ë vlersojë “librat” e juaj të arnuar arnë përmbi arnë me arshin politik dhe të Policisë Letrare. Hëngër fiq, dhe vdiq ajo kohë. Tashti, është koha ta mbyllni gojën, dhe të vdisni me “famën” e atij sistemi komunist “artistik”. Jetën ta vazhdoni me kritikët e juaj rrufjanë, që Sot u mungojnë në këtë Arenë kulture-artistike. E Nesërmja, pas vdekjes: nuk do të merret fare me ju si “krijuesë”, po me shkrimtarë dhe vlera të arrira artistike.

Uollt Uitman, në jetën e tij e botoi vetëm një liber “FIJE BARI”. Edhe atë, pa ndihmën e partive polkitike dhe Shtetit, me paratë e veta si sharraxhi. Kritikët amerikanë e shanë asaj kohe dhe e quajtën për së gjalli të çmendur. Njëqind vite pas vdekjes, Uollt Uitmani me librin e tij “FIJE BARI” e pushtoi Botën.

Historikisht, kritiku dhe shkrimtari, kanë qenë dhe janë në Dy anë të kundërta. Balzaku, kritik letrar e pati shërbetoren e tij, jo si ju kritikët kakademikë.

Prandaj, Sot: Është koha ta vajtoni veten, e jo kritikën letrare:

VAJE PËR POSTIN

(Partizanëve partiak)

Gjith’ humbasin Kurvën, postin dhe sahanë

Po, ata që mbetën, si ju nuk qanë.

Të Vdekurën lotët s’e bien në jetë,

Po, lutuni dhe faluni t’i rrisni bythët vetë.

Doje dritë, oj Kurvë, moj pjellën trime,

Na e mbushe jetën plot me hidhërime!...

Tani rroj pa shpresë, s’dua të rroj

Se dhe Kurvë Partinë tani s’e besoj!...


1. Grua e përdalë, lavire.Grua shumë grindavece, llafazane dhe ngatrresatre; shtrigë.



(Vota: 21 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora