E shtune, 20.04.2024, 09:05 AM (GMT+1)

Kulturë

Nikoleta Kovaçi: Dje, sot dhe neser... që mos të harrojmë

E premte, 22.10.2021, 08:34 PM


Dje, sot dhe neser... që mos të harrojmë

Nga Nikoleta Kovaçi

Atè, sa gjana do bahen neser ne emnin tan, sa shume gjana do thuhen, sa shume do lihen pa thane! Sa shume njerez do shtiren, e sa pak njerez do të jena Aty per Ty...

Po Ti s’e ki problem! Asnjehere s’u ankove; as kur t’i hodhen eshtnat n’Dri, as kur t’lane pa vorr, as kur ta zhduken vepren tane-kryeveper tonen, as kur dishepuj te Tutë shkonin ne gijotine, ma e mira ne burg, internim e ma e randa, ajo qe ska ndodh kerkund tjeter brenda nje populli- me u ekzekutu n’Zall t’Kirit!

Até, neser do thuhen gjana te mira per Ty! Do rreken pak njerez te tregojne se s’ja kane dhane krejt shpirtin shejtanit, ndersa te tjere, duhet, Até, do t’jene te paguem si eterit e tyne prej 70 vjtesh kunder Teje! Po ti je vigan: s’pyet per cikrrima! S’ki pyet kurre! Prape  “I Dbuemi” i terbon! I shkaterron! E dine se asnje i madh s’mundet me e shkrue ma! Ndoshta neser diku, neper Shqipni, dikush ka me e knue ktë kangë, e ka me iu gzue si dikur kur msheftas percillej nder besimtarë si Psalmet!

Nga Qielli Ti kundron i qete e i pezmatuem njeheresh se kerkush mbi kete Toke, per ma shume se 1 shekull, nuk e lartsoi Shqipnine si e sa Ti!

Na mungon vertet, ndonese falë

Zotit je kudo me ata qe te dun si e sa

Lahutën...



(Vota: 2 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora