E shtune, 20.04.2024, 01:45 AM (GMT+1)

Kulturë

Edmond Llaçi: Premtim i pa shprehur

E premte, 22.10.2021, 07:47 PM


PREMTIM I PA SHPREHUR

Kushtuar Antikës, motrës së Bilal Xhaferit

Nga Edmond Llaçi

Heshtja që i kishte kapur në ato çaste ishte më se e nevojshme. Të dy duhej t’i mbanin mënd ato momente. Ndodheshin në përjetimin e një dhimbje tepër të madhe ku po aty po fillonte pjesa tjetër e mbijetesës. Ajo, përveç ndarjes me të vëllanë, më vonë, mbi shpatullat e saj do të ndjente peshën e dhunës të ushtruar nga pushteti komunist. ?ë sytë e tij të zinj zhibrues, gjatë kohës kur ai i shpjegonte për se duhej të ikte dhe kur, diçka tjetër po ndjente se po i kërkonte, por që ajo nuk po arinte ta kuptonte se çfarë ishte. Dhe për mos ta munduar shumë shpirtin e tij të vrarë i jepte kuraj për vendimin e mar.

Një ditë më parë pasi të niste atë rrugë të gjatë e pa kthim ai e çoi të motrën tek rrënojat e shtëpisë atërore. Të shkulur dhunshëm prej andej, drejt internimeve të pafund, ai nuk do ta pranonte ekzistencën e tij  në ato vende të huaja ku do të shkonte, pa i parë dhe pa i prekur dherat e vendlindjes. Duke e njohur karakterin e vëllait, ajo përsëri i pranoi në heshtje të gjitha ato që ai i kishte në mendje e që desh ti kryente

E kish rritur dhe qe kujdesur për të. E ndjente edhe si prind edhe si vëlla.Të atin nuk mundi ta njihte pasi pushteti komunist ja kishte pushkatuar. Të ëmën fare pak.  Duke u ndeshur me shikimin e shndritshëm të atyre syve, dëgjoi zërin e tij ti thoshte: “Ja këtu duhet të ketë qenë porta. Do të gërmoj të gjej pragun kur dikur fëmijë, ti përpiqeshe për të kaluar me këmbë e duar duke parë nga unë. ?she më e vogla nga ne e mira motra ime dhe unë nuk të ndihmoja pasi kërkoja të ngriheshe vetë në këmbë. Ja oda. Këtu duhet të ketë qenë vatra e zjarrit.?!“ Dhe pa pritur përgjigje, si njeri i letrave që dinte t'i ndërtonte e t'i radhiste mirë fjalët dhe ajo e dëgjonte me ëndje, ai vazhdoi: ”Thonë se, deri sa të ekzistojë hi në vatër, ajo shtëpi nuk mund të shuhet.” Dhe, pa u përpjekur për të mos u bërë pis, nisi të rrëmonte. Ngazëllimi i tij qe tepër i madh kur u shfaqën konturet e saj. Përsëri, në ata sytë e tij ajo ndjeu  atë shkëlqimin zhibrues që i jepte gëzimin e pakët të shfaqur në kohë tepër të shkurtra. “Ja e shikon. Të thashë që do ta gjenim. Ja këtu të ushqeja. E shkreta nanë, nuk kishte me se t'i mbushte barqet tona të uritura. Ishim shumë gojë për tu ushqyer.”  Nuk mundi më të fliste. Gjithë atë ngërç që e mbërtheu në ato çaste e ktheu në forcë duke vazhduar të rrëmihte përqark vatrës. Nuk e ndjenë orën që u kaloi, por nga e gjithë ajo pasuri e mbetur, si kulakë të shpallur nga pushteti popullor, dy lugë dhe doreza e portës kishin mundur të shpëtonin nga ai shkatërrim. “Meri “- i  tha së motrës,  “dhe ruaji si sytë e ballit”

E bindur më së fundi se i vëllai duhej të ikte e ndoqi në heshtje. Ishin të mësuar të dy të ecnin në këmbë dhe vazhdimisht pasi mundësinë me mjete transporti e kishin të pa mundur. Nuk e kuptuan atë rrugë të gjatë në mes të errësirës. Fshati i tyre ndodhej pothuajse pranë kufirit. Në ato momente për ta ishte dalja me sukses e asaj ikje. Arratisjes.

Duke shpërthyer përbrenda krahërorëve të tyre, në atë përqafim që nuk donin të mbaronte kurrë, i jepnin kurajo njeri tjetrit për atë që mund tu ndodhte më vonë. Në ato ndjesi të ndërsjellta tek po kalonin përbrenda njeri-tjetrit, me instiktin e motrës ndjeu dhimbjen që po përjetonte i vëllai. Me lot në sy, prej saj nën zë, fraza e shprehje të shumta do t'i zinin vend njëra tjetrës -“Do të kthehesh.?! Kur do të kthehesh vëlla.?! Do të të kthej, do të të kthej motra vëlla”. Ishin shprehje të pa vend për t'u thënë por, dhembja e motrës ishte më e madhe se sa ajo e ikjes, e shpëtimit të tij drejt jetës së lirë që ai kërkonte. Mes monologëve të shumtë të shfaqur në fytyrën e saj të shpërfytyruar nga dhimbja e asaj ndarje, as nuk e kuptoi shkëputjen prej tij. Përmes largësisë që po shtohej së bashku me mjegullën që mbiu pa pritur tek e shihte të humbte, ajo mendoi se po e ndjente atë diçka tjetrën në shpirtin e saj. Atë që ai kishte krijuar si dëshirë përbrenda tij por që nuk mundi ose që nuk guxonte ta shprehte.

Gjatë gjithë jetës të mëvonshme, me gjithë vuajtjet shpirtërore e fizike për të mbi jetuar, me familjen e krijuar, momentin e ikjes të vëllait, shikimin e tij, atë që ai mund ta kishte si çastin e rrëfimit të dëshirës së fundit, e përjetoi dhimbshëm. Si jehonat që përplasen në humnerat e pafund, nga thellësitë e përtej oqeanit, nga ai kontinent i largët, shpesh, dëgjonte thirrjet e tij për mbijetesë. Malli për vendin, njerëzit dhe  bashkëkombasit, e bënte të fuqishëm dhe i jepte shpresë. Nëpërmjet forcës së fjalës u jepte atyre kurajo për shpresë, për mbijetesë. Por nuk e lanë. Deri aty kishin shkuar. Ja shkulën zemrën nga krahërori. I morën jetën.

Si në të gjitha legjendat e dikurshme, në mbajtjen e fjalës së dhënë, pa e shprehur në zë, pa e artikuluar si fjalë, por me instiktin e motrës, të asaj që ndjeu në ato çaste më kritike të jetës së tyre ajo e mbajti. E solli të vëllanë. E solli atëherë kur ai sistem kishte dhënë shpirt. E qetë, mes njerëzve të shumtë dhe miqve të tij të dikurshëm, aty tek po e përcillnin në banesën e fundit në tokën e tij, tek shtëpia e ri ngritur, e kthyer në muze, përsëri nën zë: “Të solla vëlla. U prefsh në paqe” Në ato momente, në sytë e saj, një dritë e bukur po i  shfaqej, ajo e premtimit të dhënë.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora