E hene, 24.01.2022, 08:18 PM (GMT)

Mendime » Radovani

Fritz Radovani: ‘Jalta polli turpin për fizionominë e Botës së pasluftës’

E enjte, 21.10.2021, 06:05 PM


Nga Fritz RADOVANI: (Pjesa XLV.)

“Me të vërtetë, as anmiku ma i tërbuem i Pushtetit s’ka muejtë me u ba një propagandë ma anmiqësore në 22 vjet, sa i keni ba vedit.”

At Pjeter Meshkalla S.J. (1967)

“Jalta polli turpin për fizionominë e Botës së pasluftës.”

●Vazhdojmë me dokumenta të botueme:

Lexoni tek libri “I dashur Stalin...” Letërkëmbimi i plotë i Fraklin D. Ruzveltit dhe Josif V. Stalinit. Radaktuar dhe pajisur me shpjegime nga Susan Butler,

Parathënia nga Arthur Schlesinger, Jr.

Përkthye nga Olgerta Visi, Shtypur nga “KRISTALINA-KH”, Tiranë 2006.

●Faqe 240:

“Ruzvelti  – 134 –

12 Tetor 1943

Mesazh personal për mareshal Stalinin

Badolio do t’i shpallë luftë Gjermanisë me 13 tetor.

Bazuar në marrëveshjet e traktatit të mëparshëm, Aleatët do të sigurojnë ndihmë ajrore dhe detare në Azore.                      Ruzvelt

●“Stalini – 135 – 14 tetor 1943

Stalini, drejtuar Ruzveltit

Mora mesazhin tuaj të datës 13 tetor. Ju falënderoj për informacionin e vënë nën dispozicionin tim. U uroj forcave të armatosura të Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë së Madhe suksese të mëtejshme.”

●Faqe 360:

Çërçill shkon në Moskë tek Stalini. Me të mërritur në Moskë në mbremje të po asaj ditë (10 tetor 1944), i propozoi Stalinit të ndanin Ballkanin si më poshtë: “Lè të zgjidhim përfundimisht problemet tona në Ballkan. Armatat tuaja ndodhën në Bullgari... Lè të lidhim marrëveshje midis nesh – Britanisë dhe BS-së.

Si do të gjykonit, do të ishit të kënaqur sikur të kishit nën kontroll 90 për qind të Rumanisë, ndërsa né 90 për qind të Greqisë dhe, Jugosllavia të ndahej përgjysëm?”...

Më pas sipas pohimeve të Çërçillit,

●“Stalini mori shkumsin me ngjyrë blu dhe bëri një shenjë V miratimi mbi planin e paraqitur. Gjithçka ishte zgjidhur sa hap e mbyll sytë, më shpejt se të ulesh e të ngrihësh.”

●Faqe 399: “ Jalta. 6 shkurt 1945.

I dashur mareshali Stalin,

...Jam i vendosur të ndërmarr çdo masë të mundshme që marrëdheniet mes Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Sovjetik të mos cenohen aspak. Sigurisht që pikëpamje të ndryshme do të ketë, por do të gjejmë gjithmonë gjuhën e përbashkët dhe një mënyrë për të sheshuar mospajtimet...

●Sinqerisht i juaji Franklin D. Ruzvelt”.

Shenim F.Radovani: Në vitin 1956 sovjetikët e dënuen Stalinin,

ndersa, ne vazhdojmë me i konsiderue “heronjë” pasuesit e tij terrorist’ e vrastarë tek na, edhe sot në Shqipni.

E, deri kur ky turp tue u hanger me bukë?!!

Melbourne, 19 Tetor 2021.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora