E premte, 29.03.2024, 10:30 AM (GMT)

Kulturë

Nuhi Veselaj: Tri tregime vjershërime

E enjte, 21.10.2021, 06:33 PM


Tri  tregime vjershërime

(për fëmijë e të moshuar)

Nga Nuhi Veselaj

1) NJË SURPRIZË MAGJIKE

(Vjosës për 10-vjetor)


-Babi më jep ca t’holla sa për një biletë

Dua ta thërras Emnakën për ditëlindje të dhjetë;

Edhe diçka Babi, kur më pagëzove Vjosë

Pa atje shumë pëllumba a veç ndonjë rosë?!

-Mrekulli e gjatë, prej Bindi në Bregdet

S’di ç’të them përpara, veç të paguaj biletë...

... Kaloi muaj sahora, erdhi Dita e Madhe,

Me miq plot salloni: muzikë, këngë e valle.

-Babi pse rri mvrejtur ke besim tek ne,

Tash do të vijë emnakja të na shtojë hare!

-Bijë ka shumë pengojca, prej Jugut në Veri

-Babi magjinë tonë s’e ndal gardhi i zi:

Unë, motra dhe Mami, pothuaj për çdo natë

Me mikën kuvendonim, shtruar gjerë e gjatë.

Tash kur të pushojë muzika dhe të hapet pak porta

Fort mirë do ta shohësh: këto s’janë fjalë të kota.

... S’vonoi hyri Vjosa, kështu shkruante në çarçaf,

Veç tortës me qirinj, kish dhe diç nën plaf

-Babi mos u shtang shpejt hiqe siparen

E sheh: Lumdëshiri, sa mirë e mban fjalën...

Babit i shkuan lotët, po buzëqeshjen ruajti

E përqafoi voglushën dhe në ballë e puthi.

Duartrokitjet s’reshtën, çupa tha këto fjalë:

Përshëndet Lumë-Vjosa, me këtë pamje të rrallë.

Gjithë mbetën gojëhapur: piktura ish me ngjyra

Ëmbël joshte shpirtrat, thuaj, si vet natyra!

(Shkruar më 13.09.1997)

2) Ngjarja në aeroport

(Gjyshi në zavall)

Ka dalë gjyshi në aoeroport

Me i pritë t’dashnit gëzimplot:

Gentin, Vjosën, nip e mbesë

Të dytë binjakë, vjet mbi pesë...

S’ vonoi, erdhi aeroplani

U çue n’kamb Gjysh-babaxhani,

Dhe pas pak mrekulli pa:

Dy vogëlushët, motër e vëlla,

Drejt tij rendnin fluturim

Por...

(Pse s’ iu hodhën në përqafim?!!!

Vallë, çfarë ndodhi, mos me besue

Thuaj, s’ishin mjaf përmallue?!!!

-O pëllumba t’gjyshit, engjëjt e mi

Çfarë do të thotë, kjo befasi?!

Tash një vit që s’ju kam pa

Qenkët rritur për mashalla!

Ju kam pritur me shumë mallë

Ejani pra, t’ju puth në ballë!

-Jo! - i ranë, të dy si me grusht ,

- Përqafimin e bejmë me kusht:

n’se na tregon, një të madhe punë:

Cilin nga ne do më shumë!

Mos ngre dorën me tregue gishta,

Nuk duam: politikë me bishta!

Thuaje troç, shprejt mos ngurro;

Cilin nesh më shumë e do?

-Si, veç për këtë u stepet në vend

Po kjo punë vërtet, s’ do mend...

-Po gjesti Juaj doli pak si fyes?!

Po a më lejoni dhe ynë t’ju pyes:

Po dy sy që e keni në ballë

Cilin doni më shumë, vallë,

Po dy veshë, dy buzë, dy faqe,

Cila u sjell më shumë kënaqe?

Po dy krahë, dy këlmbë që keni

Cilën më shumë e tejpëlqeni?

Unë dhe të tjerë kam nipa mbesa

Me i dallue s’mundem, qebesa

E për e stërmbesa stërnipa

Me i numrue na humbet dita!

Por respekt, dashni gjyshore

Amanet kam për t’gjithë prore!

Çdo shenjë s’ vritet në kambendorë

Vera ka lule e dimni ka borë

Pyetjet-përgjigjet kanë kohëhapësinë

Çdo pemë piqet n’të veten stinë,

Dorëdjalltën Genti, shpejt afroma

Dhe ti Vjosë t’zemrës dhuroma,

Të përqafuar të nisemi për shpi

Atje eshtë vendi me nda pleqni...

Kështu vogëlushët u dorëzuan

Gjyshin së bashku përqafuan...

-Kemi Gjysh-thanë- edhe pyetje të tjera

-Mos janë shumë sa s’na i zë dera?

-Po mund t’i fusim dhe për dritare.

Pa u përgjjigj Gjysh nuk ke çare.

(2010)

3) GJYSHI  E MBESA

NË TEFERIÇ

Gjelbrim fusha, blerojë qielli,

Mbi degë lisash: rrezojë dielli

Gjyshi shtigjet i vështron;

Kësulkaltra fluturon…

-Pse i ngre krahët Kaltroshja mbesë,

Vallë, do të bëhesh stjuardesë?!

Ndal te gjyshi, mos më ik…

Do të fluturosh si çukapik?!

Vallë, te çuba, ç’të ndali, xhan !…

Hë! Do t’ bësh breshkën aeroplan!?

-Gjysh i mirë je: sa s’ka,

Po me mua mos bën shaka!

S’jam e vockël, kam mbi pesë

Nuk do të jem veç stjuardesë

Po pilote e vërtetë:

Me fluturue mbi mal e det

Jo me breshkë e çukapik

Po me mig, supersonic!…

-Bijë, nga të  erdhi ky  mësim-sekret?!

-Nga Gjysh-Loja në internet.

-Vëmendje-kujdes, të keshë prore

Mos të shkaktohet luftë botnore…

-Jo luftë, bota duhet të dëgjojë:

Fëmijët duan paqe, mësim e lojë!

…Stepet Gjyshi, thellë mendon:

Brezi i ardhshëm digjit-rron

(2015)



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora