E enjte, 18.04.2024, 05:24 PM (GMT+1)

Mendime

Nikoleta Kovaçi: Kujtesë per znj. Kim!

E enjte, 21.10.2021, 07:55 PM


Kujtesë per znj. Kim!

Nga Nikoleta Kovaçi

Zonje e kudondodhun dhe e kudopyetun ne vendin tem, Shqipnia sod asht ne ditë te zeza e ne kohe te mjegullta! Kjo per shkak te pozites se saj mjerane dhe inferiore, qe nis prej jush e vjen deri te uzurpuesit e paftyrë të krejt mekanizmave frymëmarrës ne k’të vend!

Duke qene se tashma ne k’të vend nuk funksionon asnji institucion, asnji mekanizem, e vetmja gja e dukshme e perditshme asht vetem propaganda! Pjese e saj jeni ba edhe ju bashke me shume prej diplomateve te huaj qe jane ktu per me na ndriçue e me na ndihmue! Me na ndriçue nga terri skrupuloz qe asht lshue mbi k’të popull e fatin e tij dhe me na ndihmue me shpetue nga qeverisja qe asht kthye ne regjim! Nje sistem njeshi i turpshem, kriminal dhe antishqiptar!

Znj Kim, e kudopyetun dhe e kudodgjueme, na shqiptarët, duke qenë te vetdijshem per poziten tonë, gjithmonë kena kthye kryet e syte kah te jashtmit! Kryesisht kah amerikanët! Për Amerikën dhe historinë e saj, na, populli, dimë ma shumë se politikanët me te cilet ndani mendime, tryeza, darka e dreka! Populli e njeh Ameriken dhe amerikanizmin jo si perfitim, as si shpetim barku e kreje po si nje sistem vlerash te njementa e mbizotnuese ne tanë botën! Populli e njeh dhe e beson Ameriken dhe amerikanizmin ma shumë dhe ma kuptimshem se sa pushtuesit-uzurpues te vendit nen masken e qeverisjes!

S’e di, se si do te ndihej nji komb amerikan, nga ai qe njohim na, na qe s’marrin dot viza, s’paguajme dot bileta aq te shtrenjta edhe sikur t’na jepni viza, te pushtohen nga batakçinjtë e vet?! Nga ata qe ua vjedhin voten, ua blejne nderin dhe ua shunojne e poshterojne dinjitetin!

Une e di, sa do doja ta dinit edhe ju!

A s’me thua znj. Kim, ç’a mund të ndodhte ne Ameriken tane nese do te ishte nje lubi e tille ne Shpine e Bardhe?!  Nese aty s’do te kishte Gjykate, Prokurori, Polici, Ushtri, Zjarrfikes etjj? Nese do kishte nje te pare vendi qe tallet, denigron e abuzon me shtresen e varfer te Amerikes, nese i terrorizon me burg ata qe s’munden me pague energjine elektrike se iu duhen paratë per me ble ilaçe; nese bashkon rreth vetes nje grup njerezish të paafte nga gjinia dhe mendja dhe me ta kontrollon si “Big Brother” gjithçka qe ta kete ne duar dhe ne favor te vetes?!

Une e di ça ndodh, uroj ta dini edhe ju...

Znj Kim Shqipnia asht e rrafshueme ne plan institucional! Thuajse nuk ekziston! Ata qe ndeshkohen jane elemente qe e korisin angazhimin tuaj ne kete palo-reforme qe keni ndermarre si farse dhe maske ne kete vend! Edhe nese ndonje element, qe mund te konsiderohet “peshk i madh” serish nuk u jep asnji vlere ne syte e shqiptarëve qe e njohin mire sistemin e drejtesise ne Amerike edhe pse nuk shkojne ndoshta kurre atje...

Une nuk e di se si do te ndihej nji amerikan qe drejtesine t’ja drejtonte nje Ulsi Manja, qe sigurine nje Bled Çuç, Mbrojtjen nje Niko Pelesh, e shtetin nje Edi Rame e nji diplomate karriere si ju tu jepte bekimin per me tall, perbuz, vjedh, mashtrue e abuzue me k’të amerikan....

Une e di si do te ndihej, uroj ta dini edhe ju nji here te vetme!

Znj Kim, Shqipnia nuk asht ajo qe te thone miqte-uzurpues te veshun me pushtetin e Edi Rames, as ajo qe shihet nga rruget e pakta me makina lukzose qe mund te ju shoqerojne neper vendet e bukura qe na ka dhane i madhi Zot; as ajo qe jepet ekranesh te televizioneve tona, si zgjatime te ketij pushteti absolut! Jo, Shqipnia asht ne mes te kater rrugeve! A s’me thua si mund te ndihet nji amerikan kur e sheh vendin e vet ne kte pozite?!

Une e kuptoj, shpresoj qe shpejt ta kuptoni edhe ju....



(Vota: 6 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora