Kulturë
Albert Zholi: Flet këngëtarja e mirënjohur Raimonda Kamberi
E hene, 18.10.2021, 07:00 PM
Flet këngëtarja e mirënjohur Raimonda Kamberi; Ramiz Kovaçi më ndriçoi rrugën e këngës
-Agim
Krajka më dha forcën e skenës si një rpofesionsit brilant
-
Si punova me Fitnete Rexhën, Naile Hoxhën, Zeliha Sinën, Irini Qirjakon, Hysni
Zelën
-
Kam bashkëpunuar me kompozitotin Shaqir Kodra, Hajk Zaharjan,Ylli Ramzoti,
Maksim Shehu, Gjergj Leka, Agim Krajka
-
Poetja ime e preferuar ka qenë Xhuljana Jorganxhi
Nga
Albert Z. ZHOLI
Ka
lindur dhe është rritur në Durrës. Në moshën 6 vjeçare në Shtëpinë e Pionerit
ndiqte kurset për balet, kitarë dhe kënë. Profesore Nazmije Mici e veçon si
soliste dhe në festivalin e pionierëve
fiton çmim të parë në Durrës. Në Shkodër në Festivalin Kombëtar merr çmimin e
dytë. Në moshën 12 vjeçe këndon në
Pallatin Rinia këngën e të madhes Vaçe Zela ‘Valsi i lumturisë’. Deri në moshën 16 vjeçe ka kënduar në anketat
e festivalit në pallatin Rinia dhe
Pallati i Kulturës “Aleksandër Moisiu”. Më vonë e dërguan në Festivalin
e Interpretuesve të Rinj në Tiranë ku provat i bënte me Gjergj Lekën dhe u
prezantua me këngën ‘Djaloshi me këmishën flak të kuqe’. Me vonë shkon dhe jep
konkurs për kanto popullore ku mernin pjesë dhe këngëtarë durrsakë që ishin
nëpër festivalet e Radios. Ndiqte
mësimet me Zeliha Sina, Ibrahim Tukiçi, Luiza Papà etj. Qysh në ditët e para u
zgjodh të këndojë me Ansamblin Shtetëror
të Këngëve dhe Valleve. Për 1 vit me
Agim Krajka si drejtues mëson shumë nga këngëtarët e mrekullueshëm Naile Hoxha,
Fitnete Rexha, Zeliha Sina, Hysni Zela etj. Ka marrë pjesë në estradën e
Durrësit dhe në çdo vend kulture të qytetit të Durrësit. Në vitin 1990 largohet
nga Shqipëria për në Greqi ku vazhdon të jetoj aty.
E rritur në Durrës, po
origjina e Raimondës nga është?
-Babai
im është me origjinë nga Velça e Vlorës. Gjyshi nga babai ka qenë 26-vjet në
Amerikë dhe ka qenë ëpr një knoë nënkryetar I Shoqatës Vatra. Në Amerikë ai ka
enë një ndër patriotët më në zë të kohës. Me kthimin nga Amerika gjyshi ndërtoj
një urë që lidhte fshatin em fshtrat e tjerë. Ky ishte një investim I madh për
kohën. Edhe sot nga banorët e asaj zone ajo quhet Ura e Dashos pasi gjyshi
Dasho Rustem Kamberaj. Mbas kësaj ure ndërtoi dhe xhaminë e fshatit Velçë. Përveç
gjyshit edhe xhaxhallarët e mi dhe tezet e mia kanë lufuar gjatë Luftës N-Ç.
Njëri xhaxha ishte dhe komisar i dy brigadave të luftës.
-Pra ridhni nga një
familje patriotike. Ju ku u rritët dhe çfarë
ju ngjizi familja për artin?
.Unë
për shumë vjet me radhë dhashë kontributin tim në artin durresak. Qysh në moshë
të vogël u dallova për këngëtare nga profesori im i mrekullueshëm që nuk është
në jetë Nazmi Mici. Qysh në moshën 7 vjeçe këndoja soliste dhe merja pjesë në
festivalet e Durrësit dhe të Shkodrës. Nuk rrija dot pa këngën. Edhe në shtëpi
edhe rrugës për në shkollë këndoja. Kënga më ishte bërë pjesë e jetës.
-Në atë kohë kishte
shumë fetivale për këngët për fëmijë. Kishte festival locale por edhe Festivali
Kombëtar në Shkodër. A keni marrë pjesë në ëkto festival dhe çfare kujtimesh
ruani?
Sigurisht
që atë kohë kishte shumë festival. Jeta artsitike ishte e larmishme. Unë kam
marrë pjesë në disa festival. Në një festival për fëmijë në Durrës në vitin
1970 mora çmim me këngën “Makina e babit”,
muzika Myzafer Bekteshi dhe tekst Matish Gjelucit kënduar nga unë dhe
nga Genc Afezolli. Ky ishte trofeu im i parë. Një trofe që më dha shumë forcë
dhe ma shtoi dashurinë për këngën. Pra më motivoi së tepërmi. Me këtë këngë
shkuam në festivalin e Shkodrës dhe fitova çmimin e dytë. Ishte një fitore edhe
më e madhe. Kjo më ka mbetur në memorje sepse kishte shumë sukses dhe u
kendonte nga të gjithë fëmijët nëpër shkolla. Edhe në shkollën tonë këndohej.
Festivalet e Shkodrës ishin për çdo vit deri sa në ne vitin 1977 më thërasin në
“Pallatin Rinia” të këndoja për herë të parë në koncertet e organizuara më këtë
institucion të ri.
-Pra tashmë hodhe një
hap të madh. “Pallatin Rinia” kishte kërkesa të reja, këngë të reja, nivel
tjetër artistic. Cila ishte kënga e parë që këndove në këtë pallat?
Aty
këndova një këngë të të madhes Vaçe Zela. Gjithmonë e ksha ëndërr të këndoja
një këngë të saj pasi ajo kishte një vocal të rrallë dhe këngët e saj jo të
gjithë mund ti intepretonin. Punova shumë kohë për këtë këngë dhe ja dita
erdhi. Kur mbarova i gjithë publiku u ngrit në këmbë dhe nuk më lenin të dilja
pasi nuk e besonin që unë aq e vogël këndoja aq fuqishem këngën e të madhes dhe
të paarritshmes Vaçe. Pra rruga e suksesit u hap. Në këtë stad të ri gjithmnë
kisha kërkesa. Tashmë vazhdoja të këndoja vite me radhë në Pallatin Rinia dhe
të kulturës. Suksesi ishte i vazhdueshëm me çmime dhe festivale në Durrës dhe
në interpretime të festivaleve të këngës në Tiranë. Merja pjesë dhe me estradën
e Durrësit ku dhe aty suksesi ishte i vazhdueshëm.
-Estrada e Durrësit
ishte me nivel të lartë. Si ndiheshe mes artistëve dhe si vazhdoi rrugëtimi
juaj?
Mjaft
mirë. Më përkrahnin. Ky sukses dhe
kjo ëndërr e bukur vazhdoi deri sa
babain tim e dënuan. Një dënim fantazmë. Më shumë ën hetuesi pasi nuk gjenin
asnjë nen që ta dënonin. Këto ishin aventurat e kohës. Babai im qëndroi plot 17
muaj në hetuesi dhe në atë kohë opinion
ishte i keq. Nëse mereshe në hetuesi të shikonin me bisht të syrit. Për ta dënuar
meqënëse e mabjtën gjatë në hetuesi ndryshuan një nen dhe e dënuan aq sa ishte
në hetuesi. Dënimi i tij ishte dënim dhe ëpr mua. Ditën e dënimit të babait
erdhi për mua shkresa që nuk duhej të merrja pjesë në ansjë aktivitet sin ë
Estradë apo dhe në festivalet e ndrushme në Shqiëpri. Nuk e besoja. Ishte një
dënim absurd. Ishte një dënim që sot as nuk mund të mendohet. Në familje ra
bomba. Nëna ime u bë burër dhe grua e shtëpisë. Ne jetonim vetëm me një rrogë.
Jetonim në kushtet e varfërisë. Isha akoma në gjimnaz dhe vëllai në
universitet . Ishte një stres i madh. Krahët mu prenë dhe ëkshtu për mua filloi
një luftë psikologjike. Në shkollë më shikonin ndryshe. Nuk mirrja pjesë në
festival apo aktivitete të tjera. Unë isha një nxënëse shumë e mirë dhe fill
pas kësaj situate në gjimnaz filluan të më ulnin dhe notat. Qaja fshehurazi. Sa
e padrejtë jeta me mua. Unë pretendoja
për shkollë të lartë por shikoja se tashmë rrugët ishin prerë. Jeta ime tashmë
ishte në terr.
-Kur fillove sërish
jetën artisike?
Pas
3 vjetësh kur babai doli nga burgu. Me lirinë e tij erdhi dhe liria ime. Dielli
ngrohu familjen por mbi të gjitha zemrën time. Menjëherë më erdhën ofertat për
aktivitete. Po e mirrja vete pas atyre viteve skëterrë. Ato 3 vjet ishin burg
për gjithë familjen. Moshën më të bukur e kalova meës lotësh. Por ja zoti na
pa. Tashmë rruga për këngën ishte e hapur.
-Sigurisht që ëndrra e
çdo kënëgtari të asaj kohe ishte
Konservatori. Si rrodhi jeta juaj?
Po
ëndrra ime ishte konservatori dhe unë fillova të mësoj me të madhin Ramiz
KovaçiIshte ai që më bëri impostimin e zërit .Unë përgatitesha për Konservator
që të jipja konkursin duke pyetur për çdo paqartësi profesorin. Ai nuk u lodh
kurrë me mua, me pyetjet e mia, me ëkrkesat e mia. Punonte ditë e natë ëpr të
mëmësuar detaje profesionaleDhe ja…Dita e konkurimit për kanto erdhi. Pra
konkurova për kanto popullore në vitin 1982 ku aty u dallova e para dhe fitova
konursin. Ishte hera e parë që nuk më ndaluan për të vazhduar shkollën.
Kush ishin pedagogët e
tu të kantos dhe si i vlerëson sot?
Aty
qysh në javën e parë njoha pedagogët e Zeliha Sina, Hysen Koçia, Luiza Papà.
Pedagogë të mrekullueshëm. Intelektualë me virtyte dhe me sjellje perfekte. Nga
ato në çcdo moment mësoje diçka. Ato më dalluan për zërin tipik kur këndova
këngën “Bishtalecat palë, palë” dhe më thane të vetmes mua që të shkoja tek i
madhi Agim Krajka.
-Si e kujton Agim
Krajkën?
Një
muzikant i rrallë. Një profesionist i shkëlqyer. Një pedagog me vlera. Sa
shkova dhe ju paraqita më priti shumë mirë. Pritja ka të bëjë shumë pasi një
pritje e ftohtë nuk të jep energji positive. Ai më ëmsoi shumë gjëra nga arti i
të kënduarit. Më mësoi sit ë zotëroja skenën, sit ë sillesha para spektatorit.
Ishte një ëmsues perfekt. Kështu nën ndihmën e tij u ngjita në skenën e
Asamblit Popullor në Tiranë. Këtu sigurisht befasia ishte dhe më e madhe. Në
Anasmabël këndonin këngëtaret më të mira shqiptare. Aty ishin ajka e të gjithë
kënhëtareve.
-Kë gjete aty nga
këngëtaret e mirënjohura?
Kë
gjeta? Ato që i kisha idhuj që i dëgjoja dhe nuk ngopesha. Nga ato që imitoja
gjithmonë kur isha vetëm në shtëpi. Aty gjeta Fitnete Rexhën, Naile Hoxhën,
Zeliha Sinën, Irini Qirjakon, Hysni Zelën
e shumë të tjerë. Suksesi ishte i madh me këngën “Spaske pas një pikë
mëshire” që dhe sot është ai
incizim i atyre viteve. Maestro Agim
Krajka më adhuronte për zërin dhe më jepte të këndoja edhe këngë të vështira të
Shqipërisë së Mesme. Suksesi vazhdonte me Ansamblin e Shtetit dhe shkolla
vazhdonte.
-Si rrodhi jeta juaj
skenike veç Asamblit?
Më
vonë në vitin 1984 mora pjesë në Festivalin e Interpreuesve të Rinj ku bëhej
interpretimi i këngëve në dy variante. Unë këndova këngën “Djaloshi me këmishën
flakë të kuqe” me muzikë të Hajk Zaharjan dhe teksti Met Dervishi ku mora
çmimin e dytë. Këtë këngë ma besoi Spartak Tili por që prova bëja me të madhin
Gjergj Leka. Unë kam marrë pjesë në shume koncerte ku me thënë të drejtn nuk
mund të them shifër të saktë.
-Si kanë qenë
marrëdhëniet e tua me profesorët dhe kolegët?
Marrëdheniet
e mia kanë qenë të mrekullueshme me të gjithë artistët, profesorët dhe
muzikantët. Më shumë kam bashkëpunuar me kompozitotin Shaqir Kodra, Hajk Zaharjan,Ylli
Ramzoti, Maksim Shehu, Gjergj Leka, Agim Krajka. Poetja ime e preferuar ka qenë
Xhuljana Jorganxhi .
-Këngët e cilës trevë ke
më të preferuara?
Këndoj
këngë të Shqiperisë së Mesme por dhe të trevave te tjera. Pra nuk bëj dallim.
Vokali im I pranon të gjitha këngët. Gjithmonë kam dashur të jem preznte me
këngë të ndryshme pasi e dua të gjithë folklorin e vendit. Kohët e fudit mund
të veçoj dy këngë qytetare të kënduara në Festivalin e Këngës Shqiptare të
organizuar nga Gjergj Leka “Zare trendafile” dhe “Kur me vjen burri nga stani”
ku pata sukses dhe vlerësim të madh si nga publiku nga vet maestro Gjergj ku më
vlerësuan me zërin e të madhes Tefta Tasho Koço Vlerësim më bëri dhe djali i
saj Eno Koço .Unë repertorin tim tani po e shumfishoj sepse u shkeputa duke
shkuar në Greqi dhe nuk mundesha të
vazhdoja me këngën. U bëra me dy fëmijë
dhe punoja 15-16 orë në ditë. Tashmë që fëmijët u rritën dhe studiojnë në
Amerikë po përqëndrohem tek kënga dhe
pasuroj arkivin tim. Profesioni im në emigarciom ka qenë parukiere ku u bëra
profesioniste dhe rrita fëmijët. Jam shumë e kënaqur nga ecuria e biznesit .Nuk
do mundesha të jetoja me këtë profesion siç është kënga, por tani erdhi koha ti
kthehem fuqishëm. Shikoj shumë këngëtare të reja të mira por shikoj dhe
këngëtare që nuk kanë asgjë me këngën
Aktiviteti i fundit?
“Festa
e këngës Shqiptare” e organizuar nga Gjergj Leka dhe Erisela Marko. Kjo oshte
qershia mbi tortë. Një event I rralë me profesionsit. Për dy vite ne pamë dhe
kënduam si rrallëherë. Pashë këngëtarë të rinj shumë të mirë, por takova dhe
shoqet e rinisë. Një kryqëzim brëezash. Sa bukur. Evente të tilla kanë shumë
mbresa, i japin kuptim këngës. Jam
larguar me mall dhe dashuri…Si ky event sheh rrallë sot.