E premte, 29.03.2024, 11:46 AM (GMT)

Mendime

Tahir Bezhani: Nuk ndihem mirë pas deklaratës së z. Borell

E hene, 18.10.2021, 06:00 PM


-shkrim me shkas-

NUK NDIHEM MIRE PAS DEKLARATES SE Z. BORRELL...

Nga Tahir Bezhani

Nuk merrem me politikë, nuk i beje "hyzmet"  aspektit politik, sepse koha ka dëshmuar se politika është  e ndyte,( një art i keq), thikë me shume tehe....Kur lexova në faqet e  disa gazetave elektronike, për intervenimin e Policisë së Kosovës në disa vende-qytete të Kosovës, e mirëprita me dashamirësi, si qëllim e qëndrim të luftës kundër kontrabandës e krimit të organizuar dhe gjitha veprimtarive antiligjore, kudo në qytetet e Kosovës. Jemi lodhë e stërlodhje nga krimi i të gjitha llojeve, i cili njerëzve përditë po ua humbë shpresat për një jetë normale. Bile, kjo Qeveri e tashme, sipas premtime  të saja, po ep shpresë se po lëvizin gjerat në lufte me krimin. Unë kështu e kuptova intervenimin e Policisë se Kosovës sot, në disa qytete te këtij shteti me shume halle. Pra, ligjvënie në hapësirat tona multietnike, si fat historik. Nuk ishte sulm ndaj askujt në veçanti, ishte luftë me krimin e organizuar në vendin tonë.

Me zhgënjej tejmase deklarata e një politikani të nivelit evropian, i cili po "bënë çmos" që përmes dialogut me Serbinë, të rregullohen çështjet mes dy shteteve me shume mosmarrëveshje. Deklarata e z.Josep Borrell se "incidentet e dhunshme në veri duhet te ndalën menjëherë ,teksa ka konsideruar se veprimet e njëanshme dhe të pakoordinuara janë të papranueshme..." Nuk sqarohet mendimi se "kush po i krijon incidentet e dhunshme”, dhe ku po e shikojka ai veprimin e pakoordinuar"?  Unë këtë deklarim, më mendësinë time, e kuptoj si "prehje" e brinjave të krimit në veriun e Mitrovicës, qytet i Kosovës, dhe ndërsymje e krimineleve te Beogradit që sa me parë ta aneksojnë(serish nëse munden)edhe  një copë toke të Kosovës! Thua sa pak kanë marë deri në Nish?!....Kam pritur dhe kam menduar se duhet përkrahur secilin vend që e lufton krimin e organizuar .

Nuk kam menduar se të mëdhenjtë kundërshtojnë luftën që bëhet ndaj krimit... Krimi sjell vetëm te këqija mbarë vendit, të gjitha vendeve te botës, siç po dihet e shihet. Po vandalizmin si nuk ka "guxim" z. Borrell ta sulmoi?... Bile, për arsyen e cilësisë se një evropiani ....Si e arsyeton sulmin ndaj një policie nga bandat serbe në veri, ku lëndohen disa sish, e z. Borel nuk përcaktohet se cilat janë "incidentet e dhunshme"!... Dikush mund të më flas  duke më “sugjeruar" se nuk janë këto punë për juve, demek si i “pa kompetent”!.... Pajtohem nëse keni atë "ndërgjegje"! Por jam pjesë, jam një frymëmarrje i këtij vendi, kësaj toke dhe nuk mund të heshti as në vetmi, assesi nuk pajtohem, as me vetveten e ngujuar brenda lëkurës së rrjepur nëpër shekuj nga barbarët e Karpateve, ardhacakët kanibal në trojet tona.

Nuk po e zgjas këtë reaksion te brendshëm, por në padrejtësi reagojnë edhe instinktet e secilit njeri. Nuk merrem me politikë, as me partitë politike, jam i depolitizuar, por ama nuk me ndalon askush të mendoj (pakës) për këto ecuritë qe të lënë pa gjumë.

Kush më ndalon të përsias e të them bindshëm se nuk është e drejte deklarata  e z. Borell?.... Deri kurë duhet të përkëdhelet politika gjenocidiale e  udhëheqjes së Serbisë?...Policia e Kosovës atje,( ne Veri e kudo,) qyteteve tona, po lufton krimin. Nuk guxon askush t'i gjuaj me gurë! Policët e Kosovës  nuk janë lepuj që të ikin prej zagarëve të Serbisë. Pse nuk i thotë Borelli  Vuçiçit: "mos u turr si kafshë drejt Rashkës, me ndërsye këlyshët e bushtrës në Kosove!...."

Por, gjithmonë është ditë e thënë se "fajet i ka kau i madh", në këtë rast, edhe  BE që po luan me shumë letra, si po dëshiron, më shumë po nxitë se sa po e qetëson situatën, edhe ashtu te zjarrët....Te gjithë e dinë te drejtën por askush nuk e shprehë, e në  rastin  konkret, e drejta është në anën tonë, o z. Borrell. Pse jeni gjithherë, (deri me tani), kundër të drejtave të kombit shqiptarë?....

Mos e përkëdhelni kaç tepër politikën luftënxitëse (gjithmonë) të Serbisë, sepse mbani përgjegjësi, ju të mëdhenjtë e Evropës!....



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora