E marte, 19.03.2024, 08:14 AM (GMT)

Editorial » Ukaj

Ndue Ukaj: Ushtrim i neveritshëm ideologjik

E hene, 18.10.2021, 06:38 PM


Ndue Ukaj:

Të tentosh ta justifikosh humbjen e këtyre zgjedhjeve, duke i krahasuar me zgjedhjet e 2017 është një ushtrim i neveritshëm ideologjik. Dhe një mashtrim i pastër politik.

VV- ja ka pësuar humbje në këto zgjedhje dhe kjo s' mund të fshihet, ashtu siç s' mund të fshihet dielli me shoshë.

Populli i Kosovës tregoi se s' ka besim te institucionet e reja dhe s' beson se ato kanë bërë ndonjë punë me vlerë, të dallueshme, që t' i shpërblej edhe me pushtet lokal.

Por i ndëshkoi dhe ky tanimë është fakt politik.

Përballë kësaj kthese të paparashikueshme politike, kompasi ideologjike i VV- së natyrisht se do të bëjë gjithfarë lloj manovrash për ta justifikuar dështimin e madh.

Elektorati i Kosovës duket qartë se është dëshpëruar herët me të përzgjedhurit e 14 shkurtit. Sepse, ndryshe s' mund të lexohet e as të interpretohet verdikti i djeshëm popullor.

Parullat shterpe, taktizimet ideologjike, veprimet amatoreske politike, spektaklet e gërditshme e dokrrat patriotike, s' janë gjë tjetër pos mashtrime politike, prandaj edhe ndëshkohen.

Po, votuesi i Kosovës dje e shkërmoqi lëvizjen e parullave e të demagogjisë dhe iu dha shuplakë  udhëheqësve kryeneçë e të lazdruar që besonin deri dje se ata ishin shumë më të vlefshëm politikisht sesa në të vërtetë janë sot.

Në politikë, siç kanë thanë të mençurit, askush s' ka vlerë apriori, nëse përsoni i veshur me pushtet nuk ndërgjegjësohet dhe me veprime të urta e solidare s' i jep domethënie pushtetit.

Me një fjalë, në peshorën politike të elektoratit, puna e institucioneve të dala prej zgjedhjeve të 14 shkurtit vlerësohet shumë më pak, me një notë mezi kaluese,  ndryshe ngaqë e vlerësojnë veten drejtuesit institucionalë dhe epigonët e zhurmshëm të opinionit publik.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora