E enjte, 28.03.2024, 03:47 PM (GMT)

Mendime

Idriz Zeqiraj: 'Mercenari' Anton Quni dhe komandantët milionerë

E diele, 17.10.2021, 05:40 PM


"MËRCENARI" ANTON QUNI DHE KOMANDANTËT MILIONERË

NGA IDRIZ ZEQIRAJ

Pas Plenumit të IV-të të PKJ, në ishullin Brione të Kroacisë, më  1965, u shtua numri i kadetëve ushtarakë si dhe të oficerëve shqiptarë në Akademinë Ushtarake. Sherbimi i tyre do të shtrihej në tërë Jugosllavinë e atëhershme. Shkuarjen në shkollat ushtarake, kuadrot atdhetarë, të inkuadruar në institucionet e kohës. Koha dëshmoi se ata, një ditë, do t`i duheshin Atdheut-Kosovë, në luftën për liri, në mbyllje të shekullit 20-të.

Falsifikimi i porositur i historisë më të re të Kosovës

Disa nga krerët politikë, të vetëquajtur "komandantë", përtej dy dekadave, vazhdojnë ta mbajnë peng Kosovën. Ata, duke qenë pranë arkës shtetërore, financave, kanë porositur, stimuluar dhe sponzorizuar shkrimin dhe botimin e qindra librave, kryesisht, me falsifikime groteske të luftës së fundit në Kosovë. Duke qenë se pas shuarjes fizike të Presidentit Rugova, LDK-ja, përkatësisht, drejtuesit e saj, u kapën nga PDK-ja, PAN-i, të shantazhuar nga banda mafioze e SHIK-ut, nuk pati kundërshti të organizuar, të kësaj ploje katastrofale të historisë më të re të Kosovës.

Për falsifikimin e historisë të Kosovës, ishte organizuar një armatë e tërë pseudo-intelektualësh, të instruktuar nga SHIK-u kriminal, nën mbikëqyerjen e drejtëpërdrejtë të Hashim Thaçit dhe të Kadri Veselit me shokë. Sponzorizimi i madh në kohë e financa, që kanë bërë krerët politikë të së majtës ekstreme staliniste, të prirë nga PAN-i, për falsifikimin e historisë prgjatë tri dekadave të fundit, është bërë bllok i koracuar, në mbrojtje të tezës hashimiste se "historia nuk mund të rishkruhet!"

Realisht, falsifikimin e historisë nuk e ka shpikur LPK-ja, me bishtrat e saj Hashimin, Kadriun dhe rrospihanë të tjerë, tashmë, "të dalë boje", për krime dhe hajni. Por, është kopjuar nga banditët komunistë shqiptarë të Enver Hoxhës. Një seminar i përbotshëm, i organizuar në Durrës, me nismën e një historiani të shquar amarikano-kanadez, i mbështetur edhe nga historianë evropianë, ballkanikë e shqiptarë, me temën: "Në Shqipëri a kishte luftë çlirimtare apo qytetare?"

Rishkrimi i historisë të Kosovës, domosdo e kohës

Pas debateve shterruese, rezultoi kjo e dyta, pra, "në Shqipëri ka pasur vetëm luftë civile, qytetare, sepse nuk u dëshmua asnjë betejë, e bërë në mes partizanëve të Enver Hoxhës, me pushtuesit italianë apo gjermanë". Ndërkohë që studjuesi amerikano-kanadez numëroi dhjetra beteja, të zhvilluara ndërmjet partizanëve komunistë dhe nacionalistëve shqiptarë, të organizuar në "Ballin Kombëtar", përkatësisht, të djathtës shqiptare. Lufta e përgjakshme qytetare në Shqipëri, u përmbyll me vrasje dhe ekzekutime, fillimisht, pa gjyq, pas luftës me gjyqe fiktive, të rrejshme të kundërhtarëve politikë.

Pikërisht, atë të parën, pra, ekzekutimet politike i kopjoi banda-LPK-së, për ta marrë me dhunë pushtetin. Dhe, duke e përgjakur Kosovën, me gjakun e luftëtarëve të lirisë, ofikcerëve të FARK-ut të Ibrahim Rugovës dhe të veprimtarëve të LDK-së, gjithnjë, nën instruktimin fillestar të kuadrove sigurimsa të Enver Hoxhës, themelues të organizatës ilegale kriminale SHIK.

Pjellë e keqe e kësaj organizate, ishte edhe Hashim Thaçi, i cili dinakërisht e poshtërsisht, depërtoi në strukturat partiake të LPK-së, për t`u infiltruar në pushtetin qendror të paslftës. Me propagandën e sforcuar partiake, Hashimi me shokë, synonte përvehtësimin e luftës së pabërë. Marrëzia dhe krimi eskaloi deri në atë masë, sa u bë ndarja fiktive e partive të luftës dhe të paqes. Pra, partitë që luftuan dhe ato që "bënë sehir", që nuk luftuan. Dhe, çuditërisht, roli i tyre ishte i kundërt, sepse, pikërisht, krerët kryesorë të PDK-së, nuk kanë asnjë ditë stazh lufte, nuk ishin fare pjesë e luftës!

Kjo e vërtetë absolute, ishte shqetësuese për Hashim Thaçin, tashmë, në cilësinë e presidentit të Republikës. Për ta kamufluar mosqenien pjesë e luftës, ndonëse, të paktën, në një rast, ka pranuar, madje publikisht, se "kam qenë larg frontit të luftës", intensifikoi thirrjen se "historia nuk mund të rishkruhet!"

Megjithatë, sllogani nuk mundi t`i rezistojë kohës, ashtu siç nuk arriti të mbijetojë gënjeshtra e madhe e bandës-komuniste të Enver Hoxhës dhe historia e re dhe ajo e sotmja, u rishkrua, pothuajse, tërësisht, duke lënë në harresë "heroizmin" fiktiv  të Hoxhës me shokë. Urtësia thotë se "e vërteta vonon, por nuk harron". Dhe, kjo u lëndëzua me rishkrimin e historisë shqiptare, duke shpërfaqur vlerat e mirëfillta të ngjarjeve dhe të heronjëve, dikur të anatemuar dhe të përbaltur.

Brrylizmi i dështuar i Hashimit, për ta përvehtësuar luftën

Është ky makro-shqetësimi i Hashim Thaçit, i cili, me pretendimin për të hyrë në histori si "luftëtar", deri edhe "realizues" i pavarësisë të Kosovës, në një debat parlamentar, u marros i tëri, duke bërë akuza shpifëse, qoftë edhe për Albin Kurtin, duke aluduar në lidhjet me sherbimet informative armike; Vjosë Osmanin, për babain e saj se, kinse, ka sherbyer në organet e Sigurimit jugosllav, ndërkohë që ai ishte i burgosur, si pjesë e strukturës së FARK-ut, në vitin 1991! Dhe, duke kulmuar me akuzën e vrazhdët, për komandantin e shquar, heroin e gjallë të Luftës së Kosharës, Anton Quni, se "ti ke qenë ushtar me pagesë, ke qenë mercenar!"

Dihet se Anton Quni ishte në katërshën e parë të komandantëve luftëtarë në Kosharën heoike. Dhe, po të mos ishte Beteja ballore e Loxhës dhe Lufta frontale e Kosharës, emërtesa UÇK-e, nuk do të kishte mbulesë reale. Komandant Quni, qysh në rininë e tij ishte përcaktuar për profesionin e ushtarit. Siç ndodhte rëndom, me kuadrin ushtarak, pas përfundimit të Akademisë, emëroheshin larg Kosovës: Slloveni, Kroaci, Bosnje dhe gjetkë. Edhe martesat e djemëve të Kosovës, në të shumtën e rasteve, imponoheshin me vajza vendore, pra, atje ku sherbenin. Megjithatë, me mendje dhe zemër, ishin pjesë e Kosovës.

Dhe, kjo u dëshmua sapo era e luftës u ndje në Kosovë. Djemtë e Kosovës, së bashku me familjet e tyre, u kthyen në Kosovë, me qëllim të sherbimit për Atdheun. Disa syrësh u burgosën, të tjerët, në grup, u përndoqën dhe, përkohësisht, morën rrugët e botës, në pritje të urdhërit për veprim. Dhe, thirrja e Atdheut i bashkoi në frontet e luftës për çlirim dhe liri. Dhe, krenarisht e vendosmërisht, luftuan. Disa ranë në fushë-beteja me armikun; ca të tjerë u plagosën; por, disa syrësh u ekzekutuan nga shqipfolës, hafije të pushtuesit. Dhe, kjo është më e rënda, që vazhdon të mos ndëshkohet. Përkundrazi, edhe pse janë duar-përgjakur, ata janë të lirë, gëzojnë favore e poste partiake e shtetërore!

Ushtarakët luftëbërës të FARK-ut, fitimtarë moral e faktik të luftës

Ushtarakët kishin strehim të përkohshëm në Evropë dhe gjetiu. U rrjeshtuan në luftë dhe vetëm tre muaj u trajtuan familjet e tyre, me nga 1.200 marka, nga Fondi shtetëror i 3 %-it, që mezi arrinin të paguanin qiratë e shtrenjta të banimit. Ndërkohë që "komandantët" e LPK-së, me shokë, bridhnin Evropës dhe Tiranës, të akomoduar në vilat e Bllokut të zi të Byroistëve, zhvatnin jo mijëshet, por milionat nga Fondi i 3 %-it dhe ai "Vendlindja thërret", gjithnjë në emër të luftës. Por, kurrë nuk u përdorën për luftën!

Tani, shtrohet pyetja: Kush ishin mërcenarë? Ushtarakët e karrierës, në frontet e luftës apo "komandantët"  "larg frontit të luftës", bredharakë e intrigantë, deri te hartuesit e komunikatave shpifarake dhe bërës të listave vrastare, në emër të një SHTAB-i fantomë, përkatësisht, "komandantë" pa ushtarë.

Përgjigja dinjitoze, meritore dhe proverbiale e Komandant Anton Qunit, e dhënë "komandantëve" "jallanë", të rremë, në sallën e Parlamentit, se "do të qendroj në politikë, deri sa t`ju shoh prapa grilave", ishte profetike. Dhe, kjo ndodhi, jo pse dëshironte Komandant Antoni, por pse krimet janë serike dhe faktike.

Qenia e mëparshme e Komandant Anton Qunit, në krye të Ministrisë të Mbrojtjes, ishte sa profesionale, aq edhe simbolike. Është për keqardhje pse ky post duhej dorëzuar me ndërrimin e qeverive, sepse Lufta e Kosharës identifikohet me vet Ushtrinë Çlirimtare  të Kosovës. Megjithatë, fjalët fisnike të Komandant Antonit se "ushtrinë po e dorëzoj në duar të sigurta, mikut tim Armend Mehaj", ishte garantuese e ngushëlluese, jo vetëm për miqtë numerikë të Komandantit, por edhe për të gjithë qytetarët e Kosovës dhe më gjerë në Shqiptari.

Komandanti markant i luftës për çlirim, dy dekada më parë, Anton Quni, dje ministër profesional i Mbrojtjes, sot kandidat i LDK-së, për të parë të komunës së Prizrenit, si gjithëherë, me integritet e dinjitoz, i gatshëm për t`i shërbyer komunitetit prizrenas dhe Kosovës.



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora