E enjte, 25.04.2024, 07:53 PM (GMT+1)

Shtesë » Historia

Tahir Zaimi: Lidhja e dytë e Prizrenit dhe lufta heroike e popullit për mbrojtjen e Kosovës (VI)

E diele, 07.12.2008, 05:45 PM


Pleqnar i urtë dhe njohës i hollë i kanunit të Lek Dakagjimit SADIK RAMA GJURGJEVIKU i cili ka marrë pjesë ndër kryengritjet kundër pushtuesave të huej dhe në vjetin 1919 ka drejtue vet Kryengrltjen kunder pushtuesit jugosllav.
TAHIR ZAIMI

Lidhja e II° e Prizrenit dhe lufta heroike e popullit për mbrojtjen e Kosovës

 

Bruxelles - 1964

 

Lufta nacjonal shlirimtare dhe rrjedhjet e sajë tragjike

 

Lufta nacjonal-shlirimtare për popullin e Kosovës jo vetëm fatale, por për arsyena psikologjike dhe rrjedhjet e saja të damëshme ka qenë njiherit edhe katastrofale për fatin e luftës së mbrojtjes, tue qenë se suell nji shkatrrim shpirtnuer dhe nji desorjentim të madh në mendjen e luftarve, të cilët kurrsesi nuk e kuptojshin se ku mund të përfundonte lufta e dyanëshme : me Sërbët e Malezezët dhe me Bullgarët e Maqedonasit dihej mirë perse po luftohej ballë për ballë, por me Brigadat shqiptare mbrapa shpindët, t'ardhuna nga Shqipnija, tek e cila varrëshin shpresat e ardhmenis dhe fati i Kosovës, kjo ishte nji çashtje e errët dhe misterjoze për Kosovarin e thjeshtë, icili me anmikun sllav që kërkonte m'e robnue ishte i vendosun me luftue e m'u shkrië deri në zhdukje totale, por m'u kundreshtue e m'u vra vlla-me-vlla, kët myster tragjik të fatit qi koha ia shtroj përpara..., kët fatkeqsi të kobëshme, kurrsesi nuk mbërrijte m'e kuptue dhe prandaj ndjente në vedi njifar ligjështije (= faiblesse) dhe njifar mosvendosmenije (= indeçizjon) për m'e vazhdue luften. Si efekt i kësaj gjendjeje shpirtnore të tranditun asht qendrimi qi muerr në ditët e fundit Mulla Idriz Gjilani, i cili mbas ndëshjes që pat dhe bisedimit të tij me komandantin e Brigadës shqiptare Shevqet Peçin, i cili i tha : « perse luftoni e derdhni gjak kot, mbasi, porsa të stabilizohet gjendja, Kosova dhe gjith viset shqiptare të jugosllavis pa tjetër do të bashkohen me Shqipni gja për të cilen mund të jini fare të sigurët ? etj. » dhe kështu prej katundit Livoç ku u-ba kjo pjekje, uterhoq gjysem i demoralizuen dhe mbasi u mbajti nji fjalim e u hallallshit me shokët e luftës vazhdoj jeten e tij n'arrati e i izoluem fare deri në çastin tragjik që në vjetin 1948, tue qenë i sëmundë dhe i plagosun, e zunë gjallë në nji kolibë dh'e burgosen, ku mbas shum torturave e lyen me gaz e e dogjen flakë për së gjallët. E them me keq ardhje se un përsonalisht nuk kam pasë kurr sympathië për hoxhallarët, për arsye se shum prej tyne kanë qenë indiferent ase negativ ndaj çashtjeve kombtare, por Mulla Idriz Gjilani bante përjashim dhe dallohej nga kolegët e tij. Aj ishte nji typ burrit shqiptar, i nji natyre krejt tjetër, qi midis fesë e atdheut nuk bante asnji dallim ; perse pa nji atdhë të lirë — thoshte Mulla Idrizi — as feja nuk mbahet dhe nuk mund t'ushtrohet. I nisun nga ky parim aj ka luftue personalisht si ma i miri luftarë kundër anmikut, dhe u ka prijë luftarve kosovarë, si nji komandant trim tue i çue shpesh herë në ngadhnjime në fushë të luftës. Vetëm nji fenomen tragjik i fatit e trathtoj në lamë të betejës..., jo friga e dekës dhe plumbet e anmikut, por nji ndjejë feblesët qi quhet dhimbsuni dhe dashuni vllaznore. Që fjalimi i luftarit të pafat, drejtue shokve të tij të luftës që shkaktoj emocjon të madh dhe lot dishprimit, sikur po bajshin gjamen e përmortëshme para kufomës s'atdheut: O burra të besës dhe Ju djelmosha trima ! Juve Ju bekoft i Lumi Zot dhe u qoft miradija e tanë popullit shqiptar për trimnin e madhe e shpirtin e sakrificës qi treguet në ballë t'anmikut për t'i dalun zot kësaj toke të shëjtë qi na kurrkuejt nuk ia kemi grabitë, por na kanë lanë babat t'anë, q'edhe ata vet e trashiguen prej gjyshave e t'parve të tyne të mbëdhaj, qi sa qenë gjallë nuk guxoj kurr i hueji me vue sye e me prekë m'to, sikur tash qi — çue peshë e tërbue si llaya e ujqve në dimen — na kanë msye prej të tana anve e po duen me na përbi dhe m'u ba zot-shtëpije ndër votra t'ona. Deri më sod u kam prië ndër luftat e ashpra q'i kemi fitue me ndihmen e Zotit dhe të gjakut të deshmorve që dërdhen pa kurcim kundër sulmuesavet serbo-maleszez qi kërkojshin me na i grabitë me anen e forcës e të dhunës dhe Ju, burra të pushkës e djelmosha trima, e paçit faqen e bardhë qi deri më sod më keni ndjekë e më keni shoqnue në kët luftë të shëjtë qi na e bamë për t'a mbrojtë vendin t'onë të dashtun. Ju kujtohet se para se me hye në luftë, si i pari i fesë dhe besimtari i Zotit qi jam, Ju kam kërkue kurdoherë Besen e Zotit dhe fjalen e burrit Shqiptar qi kahdo e kudo të na hjedhe lufta, nuk keni me plaçkitë gjanë e tjervet, as me prekë m'erz të huej, qoft edhe t'anmiqvet, e Ju — e paçit faqen e bardhë ! — besen e mbajtët si fetar e luftarë të mirë dhe lufta na ka ecë gjithmonë mbarë e me fitim. Por tash qi — mo' zot ma keq për në — edhe vllaznit t'anë Shqiptar të Shqipnis s'lirë, kanë ardhë me i ndihmue Titos dhe shqeve të jugosllavisë, të cilët po duen me i marrë rishtas vendët dhe me na ba në ndër shtëpijat t'ona, skllav e rrogtarë të tyne, ase me na shdukë e me na qitë fare, ah... i mjeri unë dhe bashkë me mue edhe Ju trima të mjerë, lufta e jonë ka mbarue e veç Zoti na pagoft, perse me derdhë gjak e me luftue me bijt e nji nane dhe me vllaznit e nji gjaku e nji gjuhe, kuku medet për në !, se na pushkë për me luftue me Sërbet e Malezezët dhe Maqedonasit e tjerë bij të shkinavet kemi pasë dhe kemi, por pushkë për me u vra Shqiptari me Shqiptar nuk kemi. M'a bani hallall bre luftarë trima dhe Zotynë e shpetoftë Shqipnin e Kosoven e mjerë !...

 

Mendime të ndryeshme dhe e verteta

 

Ka disa defetist dhe skeptikë që shtrojnë pyetjen : çfarë dobijet i suell popullit të Kosovës LIDHJA E II-të E PRIZRENIT, lufta e mbrojtjes, e organizueme prej sajë, dhe bashkimi provizuer me Shqipnin e lirë ? Pse me derdhë të tanë atë gjak dhe me humbë jeten e kaqë mija e mija Shqiptarvet ? e tjera fjalë pa vend dhe kritika të pakuptueshme. Nuk kemi ndëgjue kurr dhe nuk kerni pa n'asnji historië të botës qi nji popull me historië dhe me tradita lirije e individualizmi kombtar t'a pranoje zgjedhen e huej pa kundreshtime. Përkundrazi kemi ndëgjue dhe kemi msue prej historisë se kurdoherë popujt e sulmuem prej të huejvet kanë përbuzë e kundreshtue dominaten e tyne tue qendrue me çdo mjet e sakrificë, shpesh herë tue u shkri totalisht me motton : « ma mirë nën dhë m'u vajtue, se për të gjallë me jetue nen të huejin ! » E kështu edhe populli Shqiptar i Kosovës dhe organizata e tij popullore LIDHJA E II-të E PRIZRENIT, tue çmue randësin e lirisë dhe koshjente e detyrës patriotike, ashtu e frymzueme edhe nga parimi i thjeshtë qi me jetue i lirë në troje të veta, kërkoj dhe u-perpoq me sa i që e mundun, jo me sulmue e me u-ra më qafë të tjervet për me grabitë tokë e gjana të të huejvet, por vetëm e vetëm për me ruejtë e me mbrojtë trashigimet mija vjeçare të gjyshavet e stërgjyshave të vetë, kundër lakmisë grabitqare sllave që, me anen e forcës dhe me përkrahjen e miqve të tyne politik Europjan, ia mbërrijten qellimit me robnue pronarin legjitim në trollin e vet. A mundet me qenë nji e drejtë ma e shëjtë se e drejta me mbrojtë vet-vehten ? Kjo e drejtë ka qenë dhe asht gjithmonë legjitime. Prandaj me gjithse kanë humbë kaqë mija e dhetë mija deshmorësh dhe pasunina të mbëdha materjale, me kët veper të vetmbrojtjes kemi dishmue perpara vehtës t'onë dhe perpara të gjithë botës, se toka e shëjtë për të cilën u-derdhë të tanë ky gjak deshmorësh, asht e jona dhe heret a vonë patjetër do të jetë prap e jona, e se gjaku i derdhun për nji të drejtë shëjte nuk ka me shkue kot. Asnji atdhë, askurr lirija e nji populli nuk asht fitue dhe nuk fitohet pa sakrifica gjakut. E si rrjedhje e këtyne sakrificavet populli Shqiptar i Kosovës gëzon disa të drejta, si për shëmbull shkollat Shqipe-të hapuna në saje të bashkimit të përkohshëm të Kosovës me Shqipnin'e 1913-tës (1941-1944). Këto shkolla tash njizetë vjetë nxjerrin me mija të rië e të rëja, të msuem në gjuhen amtare. Evolucjoni i shpejtë, realizue gjatë kësaj kohe relativisht të shkurtë, asht shum i madh. Deri me 1941 Kosova e mase nji miljon Shqiptarvet nuk numronte as 10 djelmosha të dipllomuem nga Universitetët. Sod lumnisht të dipllomuemit e kësaj kathegorije nga fakultetët e ndryeshëm të ditunisë, kapen afër numrit 2000 vetësh, përveç mija e mija maturantësh që nxjerrin vjet për vjet shkollat e Mesme : Normale, Bujqësore, Tregtare e Industriale.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora