Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Zenel Çeliku: Rexhep Demetja, “Njeriu i Gjeneratave” i shumë vlerave

| E diele, 17.10.2021, 11:23 AM |


Rexhep Demetja, “Njeriu i Gjeneratave” i shumë vlerave

Nga Zenel Çeliku

Z. Rexhep Demetja është shumë i njohur në shoqërinë shqiptare, si njeriu i dashur dhe i respektuar në shoqëri, si një figurë që i përket brezave, ndaj edhe unë me mjaft dëshirë dua të respektoj e të evidentoj përvojën dhe kontributin e tij të ç’muar për breazat që shkuan, që janë dhe ato që do të vijnë. Z.Demetja është figurë e mirnjohur në disa fusha të jetës, në botën artistike, në krijimtarinë letrare, sportive dhe akademike. Ai ka kryer dy fakultete; Gjuhë Letërsi dhe Histori Gjeografi. Për moshën, kontributin dhe përvojën e tij të shkëqyer, realisht Ai ështës quajtur nga një pjesë e mirë e shoqërisë, “Njeriu i Gjeneratave”, sepse vërtetë i ka shërbyer disa gjeneratave. Për ata që nuk e njohin të madhin Rexhep Demetja, un pasi e mora në intervistë ju tregoj se kush është Ai?

Z.Rexhep Demetja spikati për talentin e tij që në moshën 8 vjeçare në pallatin e Pionierve–Tiranë, në rrethin e valltarëve dhe në rrethin e letërsisë. Në Nëntor të viti 1952, Demetja pranohet si valltar profesionist në grupin e valleve të Filarmonisë Shqiptare (sot Ansalmbi i Këngëve dhe Valleve Popullore) nga ku filloi jeta e tij artistike e cila do të pasurohej dita-ditëse e vite pas viteve. Gjatë një çerek shekulli si pjesë e trupës së baletit të operas, Ai deputoi në shumë vepra nacionale si Halili dhe Hajria të kompozitorit Tish Daia me libret të Kol Jakovës, Demetja ka përformuar në Cuca e Maleve me libret të Joni Papa me muzikë të kompozitorit Nikolla Zoraqi. Gjithashtu Ai deputoi të tjera vepra si Familja e Peshkatarit, Lumi i Vdekur dhe Partizani, ku solisti i talentuar Demetja, ka interpretuar në rrole kryesore duke u vlerësuar mjaft mirë. Kariera e Tij, vazhdon më tej me interpretime në vepra të njohura si tek baleti partizani në rrolin Hamza Beu duke dubluar artistin e popullit Agron Aliaj, si edhe shumë balete të reportorit kalsik botëror si Romeo Zhulieta, Lola, Fadeta, Paganini e tjera e të tjera balete të performuara nga artisi Rezhep Demetja.

Më 1978, mbas 26 viteve si valltar profesionist, Demetja lë vallzimin dhe emërohet koreograf pranë Bashkimeve Profesionale-Tiranë. Pas asaj përvoje të ç’muar si egzekutues në fushën e baletit, balerini i talentuar Demetja, si një koreograf shumë profesional, formoi grupe artistike me valle të njohura në Kombitatin Autotraktoreve, në fermën Gjergj Dimitrov e të tjera institucione të rëndësishme në Tiranë, në Elbasan, në Berat, në Burrel e në rrethe të tjerera duke vënë në skenë mbi 100 valle tradicionale shqiptare të cilat janë vlerësuar mjaft mirë.

Por brënda tij, Demetja kishte hobi edhe futollin të cilit iu kushtoi për 25 vite. Gjatë kësaj periudhe Z.Demetja është aktivizuar arbitër kryesor në mbi 250 ndeshje kombëtare dhe ndërkombëtare brënda dhe jashtë vëndit ku veçohen Shkendia e Tiranës me Universitatea e Rumanisë, Flamurtari me Budushnost e Pejës, ekipi Kombëtar Shpresa e Shqipërisë me ekipin homoloh i Algjerisë, Ekip i Futboll Pogradec me Sloga e Maqedonisë, Tirana me Zhuguldak e Turqisë, në Budapes midis Hungarisë dhe Zvicrës e të tjera ndeshje ndërkombëtare të albitruara me shumë profesionalizëm nga Z. Demetaj, tashme albitër të albitruar me kooptencë shumë korektësi.

Demetja “Njeriu i Gjenaratave” është lançuar në opinion edhe si shkrimtar i dashur ku ka botuar gjashte libra me poezi dhe tregime mjat të mira, ka kompozuar me tekste dhe muzikë shtatë këngë shumë të ndjekura të cilat janë futur në rrjetij social You tube.

i dashuruar pas historisë dhe gjeografisë, i talentuari në disa fusha të jetës, Z.Rexhep Demetja ka ushtruar për disa vite edhe profesionin e mesuesit në shkollw të mesme për gjuhë letërsi, ku mbahet mënd për profesionalizëm mjaft serioz nga nxënësit e tij, duke lënë gjurmë si mësues sa kërkues aq edhe miqësor.

i kudondudhur Rexhep Demetja “Njeriu i Gjenaratave”, i cili kontribuoi shumë në botën artistike, në krijimtarinë letrare, sportive dhe akademike, sot nderohet e respektohet nga shumë qytetarë të brezave-gjeneratave si një ikonë e shumbull fryëzues për të gjitha gjeneratat që shukan, që janë e që do të vijnë.

Duke dashur që të uroj jetë të gjatë e plot shëndet, respekte pa fund i dashur Profesor Demetaj.

Zenel Çeliku

TiR-FAX News Agency 6 Tetor 2021