E premte, 29.03.2024, 12:58 PM (GMT)

Mendime » Radovani

Fritz Radovani: 1943, 503 qytetarë të vramë në Tiranë

E shtune, 16.10.2021, 05:14 PM


Nga Fritz RADOVANI: (Pjesa e XXX...) I...

503 QYTETARË

TË VRAMË NË TIRANË...

?Populli Shqiptar asnjëherë nuk ka kenë agresor, as pushtues i një pëllambë toke të shteteve fqinjë. Ai nuk asht angazhue në asnjë blok  gjatë Luftës së Dytë Botnore, madje asht kenë edhe shteti i parë që u pushtue nga Italia fashiste më 7 prill 1939.

?Nuk duhet harrue se ngjarja e 13 Tetorit 1943, asht masakra ma e përgjakshme e bame mbi Popullin e pambrojtun Shqiptar gjatë gjithë Luftës së Dytë Botnore.

Atëherë, pse na bombarduen dhe mbasi na gjakosën.., dhe na hapne 503 vorre per pak minuta.., por edhe heshtën?

Nexhmije Hoxha i ka deklarue Rudina Xhungës në 1998: “Atë e bënë Aleatët. Ne nuk kishim sesi të ngrinim zërin përderisa né ishim të lidhur me Aleatët, ata e bënë!..”

?Aleatët ishin të lidhun me komunistët shqiptarë, vepronin si të donin, bombardojnë e vrasin vetëm per me ushtrue terror mbi popullsinë e pafajshme dhe, për me e nënshtrue até!

Një tmer i vertetë!

Mjerë Ata që e kanë provue! Binin bombet shperthyese si t’ ishin karramele nga qielli... Veç kur mbas pak sekondash aty ku ishim na, shtrihej pertokë një njeri i shtëpisë që s’çohej ma!

As nuk di kush me e mendue sa shpejtë mbulohej toka n’gjak, që kushedi sa vite kalojnë e ai gjak nuk shlyhet nga truni ynë që, patme rrezik me e pa nder shtëpijat tona... I kapun fort per fustanin e Nanës, pritshe kur Baba do të çohet prap... Virrmat e Nanës prej atij çasti vazhduen e nuk i pushuen gjithë jeten...

Nuk dijshe me kuptue shka ngjau, ishe vetem tre vjeç...

Trokiti dera e shtëpisë...Erdhi një Burrë me këmishë të bardhë që ecte pa frikë nën zhurmen e avioneve, që hidhnin bombe.

Mbas shumë e shumë vitesh Nana më pat shpjegue: “Gati po më lonte mendja kur Kola ishte shtrij i vramë pertokë, e unë me ty tre vjeç, vetem pritshe kur t’ bijnë bombet tjera me na vra... Pa asnjë shpresë ma në kte jetë! Kur trokiti dera as nuk më shkonte mendja se kush mundet me kenë... E hapa deren, kur pashë të veshun me këmishë të bardhë Pader Mëshkallen, i cili nuk dij ku e kishte marrë vesht fatkeqsinë që na kishte gjetë dhe, ashtu nen zhurmen e bombeve, kishte vrapue me u gjetë pranë nesh... U ulë në njenin gju pranë Kolës, e pau se Ai e kishte mbyllë perfundimisht këte jetë, dhe filloi Uratët e Asaj Jetë prej kah nuk kthehej kurrma! Ishin Shartet e fundit!..

Vazhdoi Lutjet e Tij dhe nuk iku derisa mërrijti Axha i em, At Mati Prennushi, që kishte marrë vesht lajmin e zi per Kolen.

E, mos harroni, se kjo ngjarje fillonte prej fushes aviacionit dhe vazhdonte gjatë gjithë rrugës së Kavajës e, deri tek qendra e Tiranës, tek shtëpia e oficerave, ku nuk besoj se kishte shtëpi pa të vramë. Per pak minuta në Tiranë janë vra 503 vetë...”

***

?U bombardue pra, edhe Tirana...

Tirana u bombardue me 13 tetor 1943 dhe, u la varrezë e një Populli Martirë, që për 50 vjet të tjera vazhdoi me tmere tue u bombardue, me u rrënue, me u torturue, me u masakrue, me u shpartallue, me u burgosë, me u pushkatue, me u interrnue, me u vorfnue, me u dhunue, po edhe me u shkombtarizue...

E prap sot, ajo po vazhdon me u plaçkitë nga komunistët e “rilindur” kapitalistë, bijtë e tiranve terroristë Everit, Ramizit dhe stërnipat e Titos e të Stalinit të “math”!..

Të gjithë vrastarë e katila të pashpirt...

Vazhdon Pjesa II.

Melbourne, 9 Tetor 2021.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora