E premte, 29.03.2024, 05:41 AM (GMT)

Kulturë

Baki Ymeri: Shefqet Dibrani dhe libri me mbresa

E shtune, 16.10.2021, 04:35 PM


SHEFQET DIBRANI DHE LIBRI ME MBRESA

Nga Baki Ymeri

Poeti dhe kritiku letrar, Shefqet Dibrani, i lindur në Kosovë dhe banues rezident në Zvicër, si asnjë tjetër ka shkëlqyer me këtë vepër briliante venerimesh letrare, (“Libra dhe mbresa” , botoi Albanisches Institut, St. Gallen 2005). Libri me 672 faqe, është strukturuar në këto cikle: Nocionet që e plotësojnë kuptimin letrar, Revista dhe gazeta, Vitrina e librit, Rezyme në gjuhën gjermane, si dhe Treguesi i emrave. Nga biobibliografia kuptojmë se Shefqet Dibrani, u lind në vitin 1960, ndërsa nga viti 1984 jeton në Zvicër. Deri më tani, ky autor ka publikuar mbi tridhjetë vepra ne poezi, publicistikë, monografi, kritikë dhe studime letrare. Librat janë gjithmonë në krye të listës së ideve të dhuratave, pavarësisht nëse janë festa, përvjetorë apo thjesht momente të veçanta, duke na ofruar diçka përfaqësuese.

Bazuar në përvojat e tij “si flamurtar?!”, i kritikës letrare në diasporën shqiptare, Shefqeti ofron një vistër recensionesh që përfaqësojnë vizionin e tij të jashtëzakonshëm, duke shkruar për poetë, heronj, akademikë, profesorë dhe krijuesish të tjerë nga të gjitha fushat. Autori mbështet ekuilibrin midis udhëheqjes dhe karakterit të kompetencës. Me këtë qasje, ai dëshmon se nuk është shkëputur nga atdheu i tij, andaj tregon mirësi të jashtëzakonshme për të gjithë ata për të cilët ka shkruar nga një reçension, që shpërfaqën me përkushtim të veçantë, sa profesional po aq befasues. Në këto kritika - recensione lexojmë për krijues të mirë me një shpirt të florinjtë.

Struktura e librit propozon një qasje të re, ndërsa si përmbajtje një vepër e rëndësishme referimi, e cila mund ta përdoret për ta vlerësuar, zhvilluar dhe udhëhequr me kujdes dhe mirësi një koncept të caktuar. Libër ky mjaftë inteligjent, gjithëpërfshirës dhe jashtëzakonisht praktik. Pothuajse çdo faqe na ofron pikëpamje dhe ide me sugjerime të bazuara në suaza publicistike e shkencore, gjë që na ndihmon ta njohim botën tonë letrare edhe më mirë, që nga Buzuku e deri në ditët tona. Mjafton nganjëherë të marrim nga rafti një libër të mirë, ta shikojmë, ta prekim, dhe ta vëmë në tryezën e punës, për ta lexuar dhe ndjerë mirëqenien e brendshme, gjë që na e freskon shpirtin.

I këtillë është edhe “Libri dhe mbresa”, për “Tkurrjet e atdheut” i Ali Podrimjes, për “Mandelët e Shqipërisë” të Agim Mustës, për “Narkotikët e narkomanët” e Kadri Bicajt, për “Shqiptarët e Egjiptit” të Emin Azemit e Shkëlzen Halimit, për Sali Çekajn (Gurthemel i Pavarësisë) të Nimon Muçajt, etj. Impresionojnë shënimet bibliografike për akademik Fehmi Agani, jetëshkrimi artistik dhe patriotik për Agim Ramadanin, Mazllum Saneja dhe veprat e tij, Din Mehmeti, Martin Camaj, Rrahman Dedaj, Enver Maloku, Valdet N. Berisha, Mustafë Xhemajli, Diamant Abrashi, Burhanedin Xhemaili, Adem Istrefi, Agim Spahiu, Kadri Rexha, Rizah Sheqiri, Arif Molliqi, Luljeta Selimi, Naim Kelmendi, Ganimete Leka, Bujar Salihu, Sadije Gërmizi, Metush Zenuni, Arberta Mamudi, Gëzim Ajgeraj, Isuf Sherifi, Albana Mëlyshi, Gjekë Marinaj, Rifat Kukaj, Kolec Traboini, Iljaz Prokshi, Vehbi Skënderi, Mirela Syla, Adnan Mehmeti, Sabri Hamiti, Ibrahim Berisha, Basri Çapriqi, Visar Zhiti, Agim Vinca e shumë të tjerë. Natyrisht se në qasjet e autorit mungojnë mjaftë emra të njohur, por ne mendojmë se autori në librat tjerë do ta kompletoj edhe më tej këtë mozaik letrar me vështrime të tjera kritike.

Duke bërë fjalë për “mërgatën letrare”, Shefqet Dibrani thekson: Poezia e mërgimit mbetet lajtmotivi dhe tema e përhershme e poezisë së Rizah Sheqirit, elemente të së cilës hasen dendur në librin e tij “Degëz e këputur”, të cilat janë të gërshetuara me poezitë lirike, dhe vështirë dallohet ai kufiri në mes njërës dhe tjetrës. Pastaj libri “Gjuha e stuhisë” i Enver Malokut, sipas autorit, është sajuar nga komponentet që autori i ka botuar në krejt hapsirën shqiptare... “Shkrimet e përmbledhura në këtë vëllim përbëjnë një kronikë të rëndësishme të ngjarjeve dhe ndodhive të asaj kohe të cilat ai i ka artikuluar drejt kauzës kombëtare, për të mbetur shembull real për kohën e “stuhive” të mëdha nëpër të cilat ka kaluar autori dhe populli shqiptar. Enver Maloku, konform mendimeve të autorit, kishte parandjenjën e vdekjes. “Kjo sintagmë i shoqëron zakonisht krijuesit që kanë zhvilluar intuitën e e parandjenjës.”

Këtë qasje, për këtë vepër, po e përmbyllim me një mendim të Prof. Dr. Gjekë Marinajt, njohës i mirë i krijimtarisë së Sh. Dibranit. i cili shkruan se “Shefqet Dibrani ka qenë njëri prej atyre kritikëve bashkëkohorë letrar që më ka frymëzuar që të promovojë një lëvizje të re letrare”, të quajtur “Protonizëm”. Unë mendoj, shkruan ai, se Shefqet Dibrani ka zbatuar më shumë ide të protonizmit se çdo lloj tjetër të kritikës letrare”. (Gj. M. Protonizmi: Nga teoria në praktikë”, Tiranë 2010, faqe 363-374). (Bukuresht, Vjeshtë 2021)

SHËNIME BIOGRAFIKE

Shefqet Dibrani u lind në Kosovë (1960). Shkolli-min fillore e kreu në vendlindje, të mesmen, drejtimi kimiko-teknologjik në Kastriot (ish Obiliq), ndërsa Shkollën e Lartë Pedagogjike, (dega Biologji - Kimi), në Gjakovë. Është anëtarë në: AdS-Zvicër, nga viti 2001, në ICB-Zürich, nga viti 2002, SHKSHZ-Zvicër, që nga themelimi. Shkruan, poezi, kritikë e studime letrare. Po ashtu vite me radhë është marrë me gazetari, publicistikë dhe me hulumtime në fushën e analizave politike. Është autor i tridhjetë librave letrarë e publicistik, është i prezantuar në shumë libra studimorë, leksikone dhe antologji me autorë shqiptarë dhe të huaj. Në disa libra nga fusha e studimeve akademike, i janë marrë në shqyrtim shkrimet e autorit. Poashtu, krijimtaria e tij ka zgjuar edhe vëmendjen e kritikës letrare, ku janë publikuar me dhjetëra analiza kritike, ndërsa poezitë i janë përkthyer dhe është prezantuar nëpër shumë antologji shqipe dhe në gjuhë të huaja. Shefqet Dibrani, jeton dhe krijon në Zvicër.

VEPRAT E BOTUARA:

“Larg pikon hëna”, poezi, Tiranë, 1994.

“Pse e urrej Kadarenë dhe poezi të tjera”, poezi, Prishtinë, 1996/2021.

“Qershia e pikëlluar”, vjersha, Prishtinë, 1997.

“Ditar mërgimi”, poezi, Prishtinë, 1998.

“Strehët e gjakut”, poezi, Prishtinë, 2000.

“Libra dhe mbresa”, kritikë, St. Gallen / Zvicër 2005.

“Zhgënjimi ballkanik 1-2”, publicistikë, Prishtinë, 2005/2006.

“Ëndërr e njëjtë, tokë tjetër”, poezi, Podujevë, 2007.

“Letrat e Agimit”, korrespondencë, Prishtinë 2009.

“Virtyte e visare”, publicistikë, Prishtinë 2010.

“11 Minuta para orës 00”, publicistikë, Prishtinë 2011.

“Roli historik i LDK-së...”, konferencë, Prishtinë 2013.

“Anatomia e brymës”, poezi e zgjedhur, Prishtinë 2013.

“Sfidë për demokracinë 1-2”, monografi, Prishtinë 2014.

“Pinjollët e Rrustem Llukës”, monografi, Prishtinë 2015.

“Leksikon i Autorëve Shqiptarë në Zvicër”, (B.Camaj), Prishtinë 2016

“Gedichte - Poezi”, shqip - gjermanisht, Prishtinë 2016.

“Demokracia e imituar 1-2”, publicistikë, St. Gallen 2018.

“Demokracia diktatoriale 1-2”, publicistikë, St. Gallen 2018.

“Demokracia e kontestuar 1-2”, publicistikë, St. Gallen 2018.

“Letra Ambasadorëve”, publicistikë, Prishtinë 2020.

“Adrenalina e një Titisti”, publicistikë, Prishtinë 2020.

“Ndërmjetësime letrare”, kritikë, Prishtinë 2021.

“MALËSORJA, romani monumental i Kosovës”, studim, Prishtinë 2021.

“KARAKTERI dhe ARKETIPI, në romanin Malësorja”, studim, Prishtinë 2021.

“Shkëlqimi i fjalëve”, (Sh. Dibrani&aM.Grigore), poezi, shqip - rumanisht, Bukuresht 2021.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora