E enjte, 28.03.2024, 05:26 PM (GMT)

Mendime

Lekë Dodani: Gjithë familja, studentë ekselentë

E merkure, 13.10.2021, 05:28 PM


Fran Kamshi dhe familja e tij integrohen në Lion të Francës

Gjithë familja, studentë ekselentë

Nga Lekë Dodani

Franca e Hygoit dhe korifejve të mendimit më të ndritur iluminist e progresiv, është toka e vlerave universale në shërbim të lirive dhe të drejtave njerëzore nga e gjithë bota, që jeton në këtë vend bekimi.

Para disa viteve, iku nga Shqipëria në Francë për një jetë më të mirë, i detyruar nga shantazhet dhe kërcënimet që përbëjnë jetën e një gazetari në një vend ende të pasigurtë dhe atje gjeti “Tokën e Premtuar”, lirinë e të shprehurit dhe çdo liri tjetër që duhet të gëzojë çdo njeri në këtë botë.

Fran Kamshi u vendos në Lion të Francë ku fitoi të drejtën e azilantit politik dhe menjëherë, ky vend i bekuar i të drejtave njerëzore, mundësoi për të dhe familjen e tij një integrim të shpejtë.

Familja e tij e përbërë nga pesë veta u përfshi në sfidat e një vendi të zhvilluar ku përparësi është jeta jerëzore, strehimi, ushqimi, shkollimi dhe, mbi të gjitha, dinjiteti njerëzor.

Tani Fran Kamshi punon dhe është njëherësh student, bashkëshortja Vera, studente ekselencë), e bija Kaltrina, në Universitet, studente ekselencë, Indriti studente ekselencë, vajza tjetër, Marija, studente ekselencë.

Familja ndihet e çliruar nga barrët e të kaluarës që mbartnin nga një vend, të cilin edhe pse e donin dhe e duan shumë, nuk iu siguronte të drejtën e ushtrimit të profesionit pa pengesa, siç ka ndodhur me Fran Kamshin dhe mundësitë e një jete të sigurtë, ku shkollimi është shumë i rëndësishëm.

Nuk ka veçse fare pak kohë që ndodhet në Lion, i sulmuar politikisht dhe në kërkim të mundësive për një jetë tjetër, dhe këtu, në këtë tokë dashurie për njeriun, ka nisur shkollimin, mësimin e gjuhës frënge dhe gjithçka tjetër që lidhet me një integrim real në tokën pritëse.

Integrimi I shqiptarëve në Lion të Francës ka ndodhur dhe po ndodh me shpejtësi, duke bërë që ata të çlirojnë energjitë e tyre më pozitive dhe të jenë një grupim shoqëror, që ka fituar respektin dhe mbështjetjen e autoriteteve franceze.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora