Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Bukuroshja E Durresit, Qe Sfidoi Onufrin

| E marte, 06.06.2006, 10:24 PM |


Nje matrice e artit rilindas te shekullit 14 nga Durresi, duhet te ndryshoje konceptin tone per nje histori arti me autentike ne trojet shqiptare.

Vajza e qeramikes, e kulles D, eshte shembulli i nje arti rilindas, qe lidhet me stilin madheshtor te artit venedikas, por edhe te Firences, qe te kujton figurat sensuale dhe te mrekllueshme te Xhotos.

Madje as Xhotoja, i te njejtit shekull me Danten, nuk ka mundur te beje nje figure te tille femre. Artisti qe ka ravijezuar ne qeramike me ngjyra kete portret femre, eshte nje artist tejet i guximshem, i sakte, lakonik, me vizion te qarte per bukurine e shendetshme te njeriut, qe e do dhe nuk e perbuz jeten.

Nese vajza e qeramikes se Durresit, eshte nje kryeveper, a nuk duhet nga ky fragment te rindertojme te teren? Nese dy shekuj para Onufrit, koncepti i bukurise femerore eshte me nje ndricim dhe sensualitet kaq te madh, atehere perse te mos ta permendim, duke bere nje lidhje me traditat figurative te plleshme, te kerthnesta, te artit paleolog bizantin?

Deri tek arti aristokratik dhe perandorak onufrian? Ka shume probleme qe duhen zgjidhur. Ajo qe eshte me kryesorja, duhet qe te dihen keto probleme dhe te kuptohen pa komplekse.

Qe prej shekullit lV para Krishtit, nentoka e Durresit ka mbajtur brenda saj, si nje surprize, Bukuroshen e mozaikut, ate qe te gjithe sot e njohin si "Bukuroshja e Durresit".

***
Mozaiku, i bere me gure zalli me ngjyra, eshte nga me te vjetrit dhe nder me te paktet ne Ballkan dhe Evrope.

***
Ne fakt, Bukuroshja e Durresit paraqet nje hyjneshe tipike, te quajtur Eilythea, hyjneshe qe sipas historise se lashte, ndihmonte ne lindjen e shendetshme te grave si dhe ne vijimesise se jetes ne pambarim. Bukuroshja e Durresit eshte quajtur, ne nje kuptim tjeter metaforik, edhe Bukuroshja e Fjetur e te gjithe shekujve, te koncentruar dhe te ndryshem, te arkeologjise shqiptare.

***
Por ne kullen D te keshtjelles bizantine te Durresit, te ndertuar ne periudhen e perandorit ilir te Bizantit, Justinianit te Madh, eshte zbuluar, befas, gjate nje germimi, nje cope qeramike, me sakte fundi i nje ene te glazuruar dhe te pikturuar.

Kjo ene, qe ka qene ne vetvete nje kryeveper arti, i takon shekullit XlV pas Krishtit. Fundi i enes, gati si ne formen e nje medalioni, ka te ravijezuar dhe te pikturuar portretin ne profil te nje femre, te nje vajze apo te nje gruaje te re.

Para fytyres se kesaj femre bie ne sy forma e stilizuar e nje rozete. Femra ka nje balle te madh e pak te kercyer, syte gjithashtu te medhenj, ku theksimi i qepalles, ne menyre te vecante i vetulles, i jep nje pamje apo nje sharm teper krenar.

Hunda eshte e hijshme, buzet pak te shtrenguara, nofulla gjithashtu e bukur dhe spikat vija e gushes, per te treguar keshtu nje portret krenar te nje vajze te shendetshme, me nje fuqi te madhe jo vetem fizike, por dhe nje krenari te vetedijshme.

Floket e vajzes jane te krehur ne vije te drejte dhe pjesa fundore e tyre eshte e mbuluar dhe e mbeshtjelle me nje shall. Fustani mbi trupin e vajzes eshte dekorativ, siperfaqja rreth e qark fytyres eshte me ngjyre te purpurt, kurse vete fytyra eshte oker, shalli i flokeve eshte i gjelber, kurse fustani eshte gjithashtu i gjelber, por ka nje fashe te verdhe zbukuruese.

***
Cfare te ben pershtypje te ky portret vajze? Ai eshte nje portret laik i nje zonje te nje aristokracie qytetare.

***
Ky portret s'ka te beje fare me artin fetar, madje eshte nje mrekulli e vertete e nje femre te shendetshme, madje nje femer sensuale.

***
Modeli i ketij portreti s'ka te beje fare me modelet asketike te virgjereshave bizantine, ku hyjnorja paraqitet si nje largim dhe kapercim i tokesores.

***
Kurse vajza e qeramikes se Durresit, e shekullit XlV, 0eshte ne substance, tokesore, e gjalle, e eperme, e fuqishme dhe gati e paperballueshme. Kjo deshmi artistike e shekullit te XlVeshte kaq e rendesishme dhe kaq unikale, saqe me te vertete mund te mbetesh pa mend.

***
Vajza e qeramikes, e kulles D, eshte shembulli i nje arti rilindas, qe lidhet me stilin madheshtor te artit venedikas, por edhe te Firences, qe te kujton figurat sensuale dhe te mrekllueshme te Xhotos. Madje as Xhotoja, i te njejtit shekull me Danten, nuk ka mundur te beje nje figure te tille femre.

Artisti qe ka ravijezuar ne qeramike me ngjyra kete portret femre, eshte nje artist tejet i guximshem, i sakte, lakonik, me vizion te qarte per bukurine e shendetshme te njeriut, qe e do dhe nuk e perbuz jeten.

Kjo prirje e paraqitjes se bukurise femerore, e pashkeputur nga shendeti trupor, ka krijuar galerine e magjishme te vajzave nudo te shendetshme, pergjithesisht ne pozicione te shtrira, te cilat, sipas shprehjes se nje studiuesi te historise se artit, po te ngrihen ne kembe, do te dukeshin me te shendosha nga c'jane ne pamjen e pozicionit shtrire, cka do krijonte nje paradoks apo nje nonsens antaomik dhe estetik.

Kjo prirje, qe sot mund te duket e tepruar per ne, ne shekullin e XlV ka patur nje kuptim te madh dhe sfidues. Ne kete shekull humanizmi i artit figurativ shprehej dhe me shendetin dhe forcen fizike te trupave njerezore.Kjo shpjegon pse Mikelanxheloja, kur ben afreskat e nudove ne Kapelen Sikstrine, i ben te shendetshme dhe te fuqishme.

***
Vajza e keramikes se Durresit eshte ne kufirin me te skajshem te sensualitetit. Kjo keramike tregon pra nje bashkekohesi te artit qytetar me Durres, me artin e Rilindjes Italiane.

***
Dihet se nje shekull me vone, saga skenderbejane e luftes kunder pushtuesve osmane, perflaku horizontet. Arti nuk na jep ndonje deshmi te madhe ne shek. XV ne Shqiperi. Ne shekullin e XVl lartesohet emri misterioz dhe i perndritur i Onufrit. Onufri ka mbetur i famshem ne pikturimin e portreteve te shen Marise si dhe te 10 virgjereshave ne tempull.

***
Portretet e ketyre femrave jane te persosura, melankolike dhe me nje bukuri transcedentale. Onufri eshte me afer qiellit se sa tokes. Nderkaq, vajza e keramikes se Durresit 2 shekuj para Onufrit te magjishem eshte sfida e nje arti me te madh dhe me te plotfuqishem.


Misteri i autoresise
Kush ka qene artisti qe e ka bere ne qeramike kete portret te jashtezakonshem vajze? Per te nuk ka asnje informacion. Dihet vetem qe arti i vajzes se qeramikes ne shek. XlV eshte nje nga pikat kulmore dhe me te pazevendesueshme ne historine e arteve figurative ne Shqiperi.

***
Nese Bukuroshja e mozaikut te Durresit, dikur eshte quajtur Xhokonde te antikitetit, pa frike mund te thuhet se vajza e qeramikes, po ne Durres, ne shekullin XlV, eshte nje Xhokonde tjeter e fundit te Mesjetes, nje stil qe te kujton stilin e Brygelit te madh.

Dicka midis Xhotos dhe Leonard Da Vincit, nje Xhokonde e nje lloji tjeter, krejt e ndryshme ne konceptin dhe ne fuqine artistike nga Xhakonda e pavdekshme e Leonard Da Vincit, ne Luver.

***
Nuk ekziston nje histori e arteve figurative te Shqiperise. Dime dicka te pjesshme, ose te rutinizuar. Kemi shume pika dhe fragmente te keputura, qe nuk dime t'i lidhim. Na mungon kriminalistika e estetikes se artit, per te bere lidhjet dhe kuptimshmerine e duhur.

Kjo mund te thuhet jo vetem per artin prehistorik, kaq te cuditshem dhe origjinal ne Shqiperi, por edhe aty ku duket se jemi me te sigurte, ne rrafshin e artit arkaik dhe klasik, ende jemi ne nje paradhome ende qe nuk i kemi hapur portat e enigmave.

Dicka me e sigurte, qendron ne substancen e artit te mozaikeve fantastike, paleokristiane te Antikitetit te Vone. Persa i perket Mesjetes se hershme, duket sikur jemi krejtesisht te verber. Dhe se ne shekullin 10, kemi disa deshmi te zbehta te ikonografise, ato fuqizohen sidomos ne shekullin 14. Shqiperia i takon zones se ikonografise bizantine Lindore.

Ne qartesisht mund te shikojme, se ne shekullin 14, lind nje art i ri, humanizues i ikongrafise bizantine. Deshmohet sidomos ne afresket e Trapezerise, te kishes se Shen Marise se Pojanit, ne Apoloni, ai qe quhet "Rilindja Paleologe".

Kemi nje ndryshim cilesor te artit. Ka historiane te medhenj arti, si pershembull bizantologu i madh Andrea Grabar, qe thote se shekulli 14, i quajtur si Rilindja Paleologe, gati gati eshte nje zhvillim i barabarte ne ndryshimet e medha cilesore, qe po ndodhnin ne Itali, dhe pergjithesisht ne Evropen Perendimore.

Nese ne shekullin 13, i quajtur si shekulli i Dantes, Xhotoja revucionalorizoi gjithcka, krijoi nje konceptim te ri te artit, nje gje e tille eshte e manget ne Ballkan. Ballkani eshte ende nje levozhge mijera vjecare te bizantizmit kulturor dhe artistik.

Po keshtu, edhe ne Shqiperi. Por nuk duhet bere tabu nje dogme. Qyteti i Durresit, i cili ka qene edhe nje qytet venedikas, ne shekullin 14, befas na sfidon qe te gjitheve. Sfidon historianet e artit, kaq te paditur dhe naive.

Nentoka arkeologjike, na dhuron nje cudi artistike. Nese rafigurimi artistik i fytyres se nje femre, tejkalon konceptin edhe te kulturave te Xhotos, atehere nuk mund te qendrojme indiferente. Nese do te ishim indiferente, do t'u ngjanim te verberve, qe jane te tille vetem sepse nuk pranojne te hapin syte.

Nese ne nje ene te perdorimit te perditshem, ne nje qeramike te glazeruar, kemi zbukurime kaq rilindase antropomorfe, dihet qe mjediset civile te qytetit te Durresit, duhet te kene patur te njejten klime artistike.

Nese fragmenti i kedaj ene per te cilen po flasim, qe i ka takuar fjala vjen, mjedisit te konteve shqiptare te Durresit, sic eshte pershembull Karl Topia, atehere mund te themi qe shqiptaret kane qene te familjarizuar, e kane pranuar si te natyrshme thelbin e artit te ri, te Rilindjes Evropiane.

Nese e kemi nje nivel kaq te larte ne shekullin 14, atehere perse nuk duhet qe ta shenojme si nje pike konceptuale? Nese vajza e qeramikes se Durresit, eshte nje kryeveper, a nuk duhet nga ky fragment te rindertojme te teren?

Nese dy shekuj para Onufrit, koncepti i bukurise femerore eshte me nje ndricim dhe sensualitet kaq te madh, atehere perse te mos ta permendim, duke bere nje lidhje me traditat figurative te plleshme, te kerthnesta, te artit paleolog bizantin?

Deri tek arti aristokratik dhe perandorak onufrian? Ka shume probleme qe duhen zgjidhur. Ajo qe eshte me kryesorja, duhet qe te dihen keto probleme dhe te kuptohen pa komplekse. Teza e importimit, te artit venedikas, nje qytet si Durresi, lidhet me teorine e njohur te akulturimit. Kjo dukuri eshte reale dhe nuk duhet mohuar.

Mundet qe ne nje katalog te portreteve me te bukura te shekullit 14 ne Evrope, portreti i vajzes se qeramikes se Durresit, te qendroje me dinjitet te plote. Ne nuk mund ta shmangim.

***
Historiani i madh i artit si E.H.Gombrich, kur flet per shekullin 14 ne Evrope, tregon te ashtuquajturin zhvillim te eopkes mbas Xhokes. Dihet se arti i shekullit 14, eshte ende nje projektim per kryeveprat e mevonshme.

Edhe ne Itali, mundet qe te jemi me te permbajtur vecse nese flasim per piktore te tille, ende nen ndikimin bizantin, si i mrekullueshmi Simon Martini apo pasuesi i tij, Lippo Memmi.

Ne shekullin 14, fillon gjeneza e vertete e Rilidnjes se larte. Simon Martini, ishte mik i Petrarkes, ka pukturuar nje portret te Laures, qe Petrarka e cmonte shume. Per fat te keq, ky portret ka humbur, nuk dime sesi ka qene.

Por nuk dime si ka qene portreti i vajzes se Durresit. Dhe kjo nuk eshte pak. Gombrich thote qe ne shekullin 14, lindi i ashtuquajturi "Stil nderkombetar". Keshtu, ky stil perhapet nga Italia ne vendet e uleta, dhe deri tek viset gjermanike. Artistet e stilit ndekombetar, zoteronin fuqi vrojtimi, ndienin kenaqesine e sendeve te bukura e te brishta e pasyqronin boten rreth tyre.

Ne Mesjete, ishte zakon qe kalendaret te ilustroheshin me piktura te puneve te stines, sipas muajve, si mbjellje, gjuetia, korrjet. Nje kalendar itille, shtojce per nje liber lutjesh, nje Duke i pasur nga Burgundia, e kishte porositur ne ateliene e vellezerve artiste, Linborg.

Megjithate, pavaresisht nga kerkimet e mi krahasimtare, e kam patur te veshtire qe te gjeja nje reference te dyte me vajzen e qeramikes se Durresit, e cila eshte teresisht natyrore, laike dhe me nje fuqi sensuale te paperballueshme. Nuk dua te bej permbysjen e koncepteve, as te cudise.

Dua vetem te paraqes nje fakt kokeforte dhe te ndritshem dhe te bej te dukshme lidhjet qe duken si te padukshme. Nje histori arti e se ardhmes, ka vend me shume per guxim, meditim, histori dhe shkence te vertete. Amen!

Dr. Moikom Zeqo