E enjte, 25.04.2024, 08:56 PM (GMT+1)

Kulturë

Atdhe Geci: Epiri arbëror

E merkure, 13.10.2021, 06:18 PM


E P I R I  A R B Ë R O R

Çamëri, gjak i Zeusit, Apollonit, Kadmit dhe Ilirit

ushtarët andartë me thika  ty  ta  shqelmuan gjirin

dhe  masakrat  e  tyre bën që gjenocidi grekë ndaj

çamëve e arvanitë të tronditë. Koha  flet  edhe kur

është e ndaluar! Gjenocidi  ndaj çamëve etnik dhe

arvanitëve  nuk  do  duhej të ndodhte, por, Greqia

me dhunë  i  shkëmbeu  çamët  për  turq  në Turqi

Çamëri, gjak i Zeusit, Apollonit, Kadmit dhe Ilirit

s´di  si  t´ua shpjegojmë të ardhmen të palindurve,

Pavarësisë së Çamërisë, kurrë  nuk i skadon afati!

Por, kur të jemi gati, Greqisë  do ia marrim pjesët

arbërore,  tokën  e     katër  perëndive  shqiptare.

Çamëri, mblidhi  heshtjet  e  fshehura,  rrëfimet  e

shkruara dhe të  pashkruara, mblidhi  fjalët  nëpër

gurë e rrënoja, mblidhi shkrimet  nëpër  ishuj dhe,

nxirre nga toka, deti e ajri, gjeografinë  e  atdheut.

Çamëri, je e bekuar  e  përjetëshme e perëndive, e

bekuar e nënave dhe baballarve  çamë  e  arvanitë

Prevezë, tregoju lugën plot gjak Zeusit, Kadmit  e

birit të Kadmit, Ilirit. Tregoju  të gjithë zotave t´u

se Greqia, bukën e përditshme na  e ktheu në gjak

dhe varre. Pellazgji, nuse   e  plagosur  me shumë

emra, në  Dodonë  i  shoh  gishtat tu nëpër faqe të

gurve dhe mure të rrënojave, shoh gjirin tënd për

Zeusin, Pirron, Aleksandrin  dhe  Agamemnonin

Çamëri, të  gjitha  vargjet  i  kam  nga pika jote e

gjakut, nga  këngët  me  valle  dhe me fustanellë,

zemër, mos e le zemërimin në kraharor të shuhet,

Pavarësisë së Çamërisë  kurrë nuk i skadon afati

Greqia në të tëra pjesët e saj është  tokë arbërore.

Atdhe Geci – Dortmund, Germani, 2021



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora