E marte, 19.10.2021, 10:39 PM (GMT+1)

Kulturë » Mërkuri

Timo Mërkuri: Ëngjëjt e Isopolifonisë

E marte, 12.10.2021, 07:24 PM


ËNGJËJT E ISOPOLIFONISË

Ëngjëjt e Gjirokastrës III

…vijim…

Nga Timo Mërkuri

VII-Procesi i krjimit tëvariantit gjirokastrit të këngës isopolifonikeështë një proces që zgjati jo disa dhjetra vite por zgjati disa shekuj. Sigurisht që nuk egziston një datë se kur përfundoi ky proces, por një gjë e kemi të sigurtë, në fillim të shekullit XX kënga gjirokastrite jo vetëm që ishte formatuar si një variant më vete por ajo ishte plotësuar me “stilizimet” melodike dhe kishte fituar qytetarinë. Mundësia që ajo të rikthehej në formën e mëparëshme me ikjen e pushtuesit turk ishte kategorikisht e pamundur. Ajo u rrit bashkë me Gjirokastrën dhe Gjirokastra u rrit bashkë me‘të. Kjo dukette fakti se pas krijimit të shtetit shqiptar në nëntor të vitit 1912 dhe ikjes së pushtuesit turk, varianti gjirokastrit i këngës jo vetëm që nuk synoi rikthimin në stilin e mëparshëm por vazhdoi rrugëtimin drejt përsosmërisë, rrugëtim që vazhdon akoma edhe sot.

Në shek.XX  këngagjirokastrite[1] doli krenarisht në qytet, ashtu siç dalin nga shtëpitë vajzat e mbyllura nga doket kanunore, pakëz të drojtura por me diell pranvere në sy duke bërë paraqitur gjithë hiret e tyre. Tashmë ajo ishte formuar jo vetëm si profil por edhe si organizëm i gjallë rezistent gjer në atë shkallë, sa që dy luftërat botërore jo vetëm që nuk patën asnjë ndikim mbi ‘të, por ato kaluan dhe lanë pranë saj veç disa motive këngësh, siç linin rrugëve ushtarët e mundur gavetat,paguret apo helmetat ushtarake.

Shteti monist duhet të pranojmë se e ndihmoi dhe përkrahu këngën gjirokastrite siç ndihmoi dhe përkrahu gjithë variantet artit gojor shqiptar.Sigurisht synoi ta vinte në shërbim të tij sepse e njohu forcën dhe ndikiminn e saj, ndaj e nxori këngën nuse nga shtëpitë gjirokastrite dhe i shtoi kostumit të saj edhe një shami të kuqe, përfaqsohej nga teksti.Megjithatë me aq zbukurime e ngjyra sa kishte “kostumi i saj” ajo shami dukej si një vogëlsi, që “kostumierja”e kishte vendosur

gabimisht, ndaj  mbulohej me “stilizime” të vijës melodike dhe askush nuk e dallonte. Këtu duhet të theksojmë diçka interesante, varianti gjirokastrit ka shumë pak këngë kushtuar udhëheqjes dhe udhëheqësit të shtetit monist, krahasuar me treva dhe qytete të tjera të zonës isopolifonike të Toskërisë. Kjo mer një domethënie të madhe po të kemi parasysh se udhëheqësi i shtetit monist ishte gjirokastrit dhe është  më se e natyrëshme që qyteti i tij ti kushtonte më shumë këngë. Mirëpo kënga gjirokastrite e shmangu mjeshtërisht politizimin duke u mbajtur fortë pas motiveve të herëshme, motiveve lirike[2]etj, duke treguar kështu një largpamësi artistike.

VIII-Dy luftërat botërore nuk e tronditën dot tempullin gjirokastrit të këngës, por ja që erdhi një moment që edhe tempujt të braktisen dhe Zoti të mbetet vetëm.Vdekja e dhimbëshme e Xhevat Avdallit[3]në Gjirokastër për hir të dashurisë së tij për këngën[4] i tronditi artistët popullorë të isopolifonisë kudo në Shqipëri ashtu siç tronditi të krishterët vdekja me kryqëzim kokëposhtë e Shën Pjetrit në Romën që digjej flakë.Në flakë ishte edhe Gjirokastra, si gjithë Shqipëria dhe këto flakë tranzicioni dogjën skenat e koncerteve dhe festivaleve. Ndryshe nga disa grupe folklorike të fshatrave, kënga gjirokastrite nuk mund të rikthehej në “shtëpitë”gjirokastrite, pasi ajo ishte bërë një “zonjushë” që kërkonte ambiente qyteti dhe jo “oda” shtëpie  për të treguar finesën dhe elegancën e saj. Këtë situatë e mjegulloi ca më shumëfakti    në vitin 1995 u shpërnda “Grupit të të Rinjve” të Gjirokastrës, shpërndarje që tronditi opinionin artdashës  të qytetit me të njëjtën force tronditëse që do krijonte rrëzimi i një faqe muri e kalasëbashkë me Argjironë në bedena.

U rikrijuan grupe të reja, madje jo një por pesë grupe në qytet, u bënë riformatime të tyre, por me kalimin e moshës së këngëtarëve dukej se horizonti ishte i “mbyllur”. Grupet punonin për të mbajtur “këngën” gjirokastrite të mos “ikte”, por në qoftë se nuk ikte kënga, ikin këngëtarët duke u rritur në moshë dhe zvogëluar në “këngë”. Duhej filluar me të rinjtë të mësuarit e këngës si dikur nëpër “oda”, por tani këngën nuk mund ta mësosh nga nëna, babai apo gjyshja, pasi ajo është tepër “nazelie”për zërindhe shijet e tyre. Këngën gjirokastrite mund t’ua mësojnëfëmijëve vetëm mjeshtrit e këngës, këngëtarët më me përvojë, të dashuruar përjetësisht me atë. Këngën fëmijëve gjirokastritë mund tua mësojë psh Roland Çenko, sepse ai kishte qysh nga viti 1990 qëmerej me mësimin e këngës fëmijëve të shkollave dhe tani me projekt, do tjua mësojë jo thjeshtë si melodi dhe tekst, por do t’jua mësojë së pari si si drithërimë shpirti, siç e ka përjetuar vetë sepse kënga së pari është krijim shpirtëror.

IX-Në vitin 2011 “Mjeshti i Madh” i këngës Roland Çenko ideon krijimin e një grupi folklorik me nxënës të shkollave 9 vjeçare dhe të mesme, dhe në bazë të projektit “Bota e ndryshimit”, mbështetur financiarisht nga Fondacionit Vodafone Albania, pas përzgjedhjes së elementëve krijon grupin “Obelisku” me 14 fëmijë dhe brenda vitit realizon të parin album në rang kombëtar  me këngë isopolifonike të fëmijëve, titulluar “Zëra të njomë nga qyteti i gurtë”.Ky ishte fillimi sepse Grupi “Obelisku” u aktivizua në çdo festival tradicional qëbëhej ne Gjirokastër, madje në vitin 2015 morën pjesë  në Festivalin Folklorik Kombëtar në Gjirokastër, ku bënë një paraqitje dinjitoze, duke merituar duartrokitjet dhe ovacionet e publikut, sidomos paraqitja e këngës “Se jemi gjirokastritë” me tekstin“Se jemi gjirokastritë” me vargjet:

……………………..

Se jemi gjirokastritë

Kemi çelës të florinjtë

Hapim kanatet e rëndë

Në sepetet plot me këngë

Këngët skalitim si guri

Se jemi gjirokastritë

Po ti mbledhësh një nga një

Bëjnë një kala të dytë

………………………………

dhe me këngëtarë:marrëse: Ermelinda Bixhaku, kthyes: Alvaro Çenko, hedhës: Juljan Zholi,

iso - Klidi Avdalli, Fejzo Bani, Orjent Memo, Pavli Simo, Aleksander Xhaste duke treguar se po vinte një brez i ri këngëtarësh, qëjo vetëm kishte shumë për të dhënë por edhe do ecte nëpër maja.Unë do ju ftoja të dëgjoni dhe këngët e tjera të këtij grupi, pjesë e albumit të tyre tëpare muzikor dhe konkretisht:

“Gjëmimi gjëmon në bote” për Ismail Kadarenë:

Ç’i gjëmon pena mbi fletë

Një emri nga kadaretë

Gjëmimi gjëmon në botë

Zë i thekur dhe i fortë

Gjirokastër të ndrin syri

Me burra si Ismali

dhe tjetra:

“Bajamet e lagjes”

Në krye të lagjes

Stisur tre bajame

Cilën nga të trija

Do ta marr përfare

Bora nuk ka shkrire

Ato plot petale

Ç’i gënjen të shkretat

Era gënjeshtare

kënduar nga  marrese: Ermelinda Bixhaku, kthyes : Alvaro Çenko, hedhes : Juljan Zholi, iso - Klidi Avdalli, Vjola Beqo, Fejzo Bani, Orjent Memo, Pavli Simo, Aleksander Xhaste, Margelo Zhuli)

Ndërsa këngët e tjera :

Një lejmon që nxori lumi”

Një lejmon që nxori lumi

Moj aman - aman ju bëfsha kurban

Larë me ujë floriri

Moj aman - aman ju bëfsha kurban

Ju që veni ju që vini

Moj aman - aman ju bëfsha kurban

Kur të shkoni mos ma zgjoni

Moj aman - aman ju bëfsha kurban.

“Mjegull e bardha mbi shkemb”

Mjegull e bardha mbi shkemb

Ç’ke që ngele në një vënd

Mos ke shtën ne dashuri

Me hënën ballë flori

S’ri dot hëna pa lodruar

Është me qef e dashuruar

Veç atij ja ka dhën besën

Mjergull gjej një mjergull tjetër

etj kënduar nga: marrëse: Vjola Beqo, kthyes:Alvaro Çenko, hedhës: Juljan Zholi,iso-Klidi Avdalli, Ermelinda Bixhaku, Fejzo Bani, Orjent Memo, Pavli Simo, Aleksander Xhaste, Margelo Zhuli prezantonin më së miri ngrohtësinë e botës shpirtërore gjirokastrite me një melodi si psherëtimë dashurie.

Në qoftë se do analizojmë këngët e këtij grupi janë tre element që të bien në sy:

Së pari: -tekstet e këngëve të grupit të fëmijëve nuk e ndryshuan tematikën e këngës duke, por qëndruan te temat shpirtërore të këngës gjirokastrite. Edhe në ndonjë rast që flet për “gjëmime” kjo është një metaforë në tekst dhe jo gjëmime lufte.

Së dyti:-Vija melodike e këngës është po ajo e këngës gjirokastrite, por çuditërisht edhe më e ëmbël, gjë që ka të bëjë me faktin se janë zëra të moshës fëminore. Kënga e tyre nuk dëgjohet, ajo ndjehet tek vjen drejt teje si njëëndër e ëndëruar, tëgodet  në shpirt e zemër si një shikim dashurie. Një herë ta dëgjosh këngën e tyre dhe nuk e haron për gjithë jetën, siç nuk harohet dashuria e parë.Kënga gjirokastrite ishte dhe vazhdon të jetë dhe me këta këngëtarë të rinj një këngë shpirti. Të dëgjosh kur ja marin këngës Vjola Beqo, Ermelinda Bixhaku ose Alvaro Çenko, apo hedhjen e Juljan Zholi,“mbajtur” në krahët e isos sëKlidi Avdalli, Fejzo Bani, Orjent Memo, Pavli Simo,Aleksander Xhaste, Margelo Zhuli të duket se je në parajsë dhe dëgjon korin e ëngjëjve që të këndojnë mbi krye. Vërtet si ëngjëj duken këta fëmijë, të bukur dhe tëëmbël si ata, me zërin ëngjëllor qëja falin këngës. Lum ti moj Gjirokastër për këta ëngjëj qëke.

.Së treti:-Kënga gjirokastrite e këtyre fëmijëve nuk pranoi orkestër[5] në përbërjen e grupit, mqse edhe të parët nuk kishin patur orkestër në grup, ndonëse në kohët e sotme ndryshimi ivijës melodike dhe futja e një orkestre në grup, mund t’u “riste” vlerën e“aksioneve” në “bursën” financiare të koncerteve. Pra me këtë grup dhe nëpërmjet këtij grupi kënga gjirokastrite jo vetëm u shpëtua nga haresa dhe dëmtimi por edhe u trasmentua në brezin e ri, ashtu fine dhe elegante siç është.

Një nga realizimet më të bukura të grupit “Obelisku”dhe me nxënës të shkollës 9 vjeçare “Naim Frashëri”, gjithsej 80 nxënës ishte realizimi i“Dasma Gjirokastrite”, një çfaqje komplekse me këngë e valle dhe ritesh zakonore në dasmat gjirokastrite, që mund të themi se është e vetmja e realizuar në shkallë vendi nga fëmijë dhe nxënës shkolle, por edhe me një nivel

të lartë artistik.

Në qoftë se do flasim për punën e Roland Çenkos me fëmijët dhe nxënësit e shkollave, do duhej të shtonimedhe punën e tij me nxënësit e shkollës së mesme “Muhamet Gjollesha” të Lazaratit të cilëve u mësoi variantin e tyre tëkëngës isopolifonike, variant tipik i këngës labe që nuk kishte kush tua trasmentonte fëmijëve dhe nxënësve. Vërtet që në skenë u ngritën vetëm gjashtë nxënës dhe kënduan  në Ditën e Trashëgimisë Kulturore, por salla e koncerti, ashtu si dhe ditët e provave ishte mbushur me gjithë nxënësit e shkollave të Lazaratit për të dëgjuar “këngët e tyre”.

Gjithastu do duehj të shtonim edhe punën e tij me nxënëset e shkollës “Naim Frashëri”me të cilat krijoi një grup vallesh(vajzash) dhe pregatiti e dha koncerte me nivel dhe shije artistike, duke sjellur në skenat e sotme finesën tradicionale të valleve të vajzave gjirokastrite.Duhej të flisnimpër ato dhjetra grupe fëmijësh dhe nxënësish të krijuara qysh nga viti 1990 çdo vit në çdo shkollë…, por për Roland Çenkon dhe punën e tij flasin ata dhjetra ëngjëj, të cilëve ai u mësoi isopolifoninë, duke e bërë pjesë të jetës së tyre. Ne flasim pikërisht për ata ëngjëjt e vegjël të këngës gjirokastrite që u rritën bashkë me këngën.

X-Ne do të flasim për Ermelinda Bixhakue cila është “prezantuar” me isopolifoninë qysh në moshën 6 vjeçare në familjen e saj, “shtëpi kënge” dhe ka dalur për herë të parë në skenë në moshën 8 vjeçare me “Grupin e Cfakës”me këngën "Pa doli Argjirua vetë" kënduar në kështjellën e Gjirokastrëssë bashku me babain e saj Shaban Bixhaku dhe grupin e tyre.Me “Grupin Obelisk” ështëaktivizuar qysh në ditën e themelimit dhe kënga e parë qëkëndoi është “Gjëmimi gjëmon në botë” kushtuar shkrimtarit Ismail Kadare me një zë ku dallohenëmbëlsia dhe krenaria së bashku.Aktualisht është studentenë Universitetin“Eqerem Çabej”, por njëkohësisht vazhdon të jetë pjestare aktive e grupit Cfakës dhe ka ambicie e projekte për këngën isopolifonike dhe këngën popullore gjirokastrite, ndërsa rezervon vlerësimet më maksimale për “profesorin” Roland Çenko. Mund të flasim për Vjola Beqo që hyri në grupin “Obelisku” nxënëse e klasës së gjashtë dhe këndoi  në këtë grup, madje u ngjit te grupi “Argjiro” gjer sa shkoi me studime në Tiranë.

Ne do të flasim edhe përAlvaro Çenkoqë fati e pruri të jetë nipi i Roland Çenkos dhe qysh në moshën 10 vjeçare nisi tëkëndojë  këngën isopolifonike gjirokastrite. Edhe ky ishtë një ndër themeluesit e grupit “Obelisku”, madje këndoi  këngën“Të të mar të tërën” me tekst:

E ç’far të paskam bërë

Moj shpirt e moj xhane

E pse më qëndron rëndë

Moj shpirt e moj xhane

Të të marr të tërë

Moj shpirt e moj xhane

E siç e kemi lënë

Moj shpirt e moj xhane

Me krushq e me këngë

Moj shpirt e moj xhane

Marrës - Alvaro Çenko  me kthyes  Roland Çenko, hedhes - Julian Zholi, iso - Klidi Avdalli, Ermelinda Bixhaku, Vjola Beqo, Fejzo Bani, Orjent Memo, Pavli Simo, Aleksander Xhaste, Margelo Zhuli. Qysh në atë kohë ai ishte pjestar i grupit “Argjiro” ku ka kënduar si marrës këngët: “Nuse e panusëruar” kushtuar Musine Kokalarit, këngët“Doli lulja nga bliri”,“Dola një ditë nga mali”,“Dil bajame” dhe shumë këngë të tjera, të cilave, me zërin e tij melodioz u ka theksuar  ngjyrimet gjirokastrite. Mund të vazhdonim me Orjent Memo dhe të tjerë, por unë dua të theksoj tiparin kryesor të nismës dhe aritjeve të Roland Çenkos dhe grupit “Obelisk”:

-Krijimi i grupit “Obelisk” me talente të përzgjedhura nga “familjet e këngës” siguroi vazhdi-mësinë e traditës gjirokastrite të kësaj kënge në kushte të reja. Mësimi i këngës doli nga “tutela” familjare dhe kaloi nën drejtimin e një mjeshtri të këngës si Roland Çenko, duke e nisur mësimin e saj në një nivel të garantuar profesional muzike dhe tradite. Duke mësuar këngën në një nivel të lartë professional garantohet qysh në moshën e fëminisë mësimi i saktë i këngës dhe shmanget ndonjë “luhatje” e trasheguar nga origjina e herëshme e vijës melodike dhe  frazeologjisë së tekstit.

-Zgjerimi i grupit me fëmijë të apasionuar, jo nga familjet me traditë këngën,  zgjeron “gjeografinë” e  këngës në qytet.

-Dëshira dhe pasioni i fëmijëve për artin gojor gjirokastrit gjen mbështetje, nxitje dhe perfeksionim në botën e  këngës isopolifonike. Ata ndjehen të motivuar dhe plot passion dhe e mbushin jetën e tyre me art e kulturë popullore, duke u larguar nga një jetë rruge.

-Ata qysh  në grupin “Obelisk” bëhen pjestarë të grupit të të rriturve “Argjiro” duke u bërë këngëtarë të artit gojor shqiptar dhe si të tillë jo vetëm që e lëvrojnë vetë, por e perfeksionojnë dhe e përcjellin te breza më të rinj, ashtu siç e mësuan vetë.

-Mësimi i këngës qysh në moshë të re hyn në botën e fëmijëve shumë më lehtë se te moshat e rritura dhe fantasia e fëmijëve e pasioni i tyre e dallon veçantinë e varianteve, gabimet e mundëshme dhe mundësitë e përsosmërisë të mëtejëshme, madje dhe duke i përpunuarkrenarisht vargjet  e këngës në variantin : Se jemi gjirokastritë/Kemi këngë të florinjtë.

Sarandë, më shtator-tetor 2021



[1]Vaso Tole: “në jug të vendit ekzistojnë tre modele iso-polifoni: dyzërëshe, trezërëshe dhe katërzërëshe. Iso-polifonia 2 zërëshe, marrje dhe prerje, që këndohet nga burra dhe gra, ka një shtrirje të gjerë gjeografike nga Shqipëria e Mesme deri në Jug. Ajo këndohet kryesisht nga gra të qytetit të Gjirokastrës, burra të fshatit Dukat të Vlorës, por edhe tek Arbëreshët e Kalabrisë (Itali), ku ka një përhapje dhe një përdorim të gjerë edhe sot e kësaj dite”. Iso-polifonia katërzërëshe konstatohet vetëm në folklorin muzikor lab.Kjo formë reflekton të njëjtat tipare si trezërëshi, por me një zë plus, “hedhësi”. “Ky zë është karakteristik për këngët polifonike të Gjirokastrës, të bregdetit dhe Himarës, ato të njohura përmes interpretimeve të grupit polifonik të Xhevat Avdalli…

[2]Po kështu edhe qyteti i Himarës nuk ka asnjë këngë për udhëheqësin dhe udhëheqjen e shtetit monist duke qëndruar jo rastësisht te këngët e Neço Mukos .

[3] Xhevat Avdalli:dt lindje 06.05.1908 dt vdekjes 18.12.1992. Ishte korifeu i këngës gjirokastrite të “Grupit të Pleqve” që përbëhej nga Xhevat Avdalli (1910-1992)-marrës, Nustret Çarcani, Javer Erindi (1915) dhe Tolo Njocko (1914-) –kthyesa, Skënder Tushe (1`917-)-hedhës, si dhe iso e përbërë nga Jonuz Shehu, Demo Çenko, Haseni Kore, Beadin Dobi, Kamber Dudumi, Seit Rondo, Reuf Jaupi (1923) Vehip Çarcani, Resul Hoxha dhe Braho Çoçoli.Nga duart e këtij këngëtari virtuoz u ngrit flamuri i Festivalit të parë FFK në vitin 1968.

[4]Xhevat Avdalli pati një vdekje tragjike për hir të dashurisë për këngën.V.Tole.

[5] Vaso Tole: “Kënga isopolifonike e qytetit të Gjirokastrës zhvillon dhe shfaqet në gjithë Labërinë. Ndryshe nga qytetet e tjera, muzika popullore qytetare gjirokastrite nuk pranon futjen e veglave muzikore, traditë që vazhdon edhe sot”.





(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora