E marte, 19.10.2021, 10:30 PM (GMT+1)

Kryeshkrim » Latifi

Blerim Latifi: Diplomacia ruse në mënyrë konstante ka mbajtur qëndrime antishqiptare

E hene, 11.10.2021, 07:41 PM


Blerim Latifi:

Një fjalë e tha Edi Rama për bashkimin e Kosovës dhe Shqipërisë dhe Moska reagoi ashpër menjëherë. Është për t’u theksuar se si diplomacia ruse, për më shumë se një shekull, në mënyrë konstante ka mbajtur qëndrime antishqiptare. Dhe kjo duke filluar që nga Kriza Lindore e viteve të Lidhjes së Prizrenit. Në vitin 1912 rusët angazhohen për një Shqipëri të pavarur që do të shtrihej vetëm në territorin e sotëm të Shqipërisë së Mesme. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Stalini kërkon që rezistenca antifashiste e partizanëve shqiptarë të bëhet nën kontrollin e Titos dhe pas luftës ai u thotë emisarëve të Titos në Moskë se Jugosllavia duhet ta gllabërojë Shqipërinë (Gjilas, Biseda me Stalinin). Prishja me Titon e shtyn Stalinin ta mbështes Shqipërinë, thjesht dhe vetëm për ta përdorur në armiqësinë e tij me jugosllavët. Dhe kur pasuesi i Stalinit, Hrushovi, rivendosë miqësinë me Titon kërkon që Shqipëria të futet sërish nën tutelën jugosllave. Kjo, mes tjerash, shpie në në prishjen shqiptaro-sovjetike. Pas rënies së komunizmit, Rusia e Putinit rikthehet në politikat e saj pansllaviste dhe rrjedhimisht edhe në qëndrimet e prera kundër interesave kombëtare shqiptare në Ballkan. Mosnjohja e Kosovës është pjesë e këtyre qëndrimeve.

Si të shpjegohet ky negativitet konstant i Rusisë kundër shqiptarëve?

Mbase përgjigjja më e mirë është në arsyen që e jepnin një qind e sa vjet më parë diplomatët austrohungarezë : duhej ngritur një shtet kombëtar i shqiptarëve, për të mos lejuar daljen ruse në Adriatik, përmes shteteve sllave të Ballkanit, të Serbisë në rradhë të parë. Edhe sot shqiptarët mbesin kombi i vetëm në të cilin fuqitë perëndimore mund të llogarisin sigurtë, nëse duan ta mbajnë Ballkanin jashtë ndikimit rus.

__________

Janë dhjetëra shkrimtarë të cilët e kanë marrë Çmimin Nobel dhe sot janë pothuajse të harruar. Dhe janë dhjetëra shkrimtarë të cilët nuk e kanë marrë Çmimin Nobel dhe sot vazhdojnë të jenë shumë të njohur dhe të lexuar gjerësisht. Qe disa prej tyre: Leon Tolstoy, Marcel Proust, Virginia Woolf, James Joyce, George Orwell, J.L.Borges, Amos Oz, Milan Kundera dhe, natyrisht, Ismail Kadare.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora