| E diele, 10.10.2021, 04:09 PM |
SHKRETËTIRA E SAHARASË
Vilson
Blloshmit
Tregim
nga QAZIM D. SHEHU
Ditët
e para të tetorit, punët në fermë u rralluan ca. Vlash Bardhi kërkoi dy ditë
leje për të parë një kushërirën e tij në Tiranë, e cila mund të ndodhej e
shtruar në spital. Kështu i tha ai brigadierit, një njeriu rondokop, por tip në
dukje i sinqertë e besues. Kushërirën e takoi në shtëpi. Ajo punonte në një
bibliotekë lagjeje dhe s'dihej sesi ia siguronte librat e ndaluar, duke e
porositur që t'i ruante me kujdes. Vlashi i dorëzoi Sartrin dhe i mori
Apolinerin. Ai ishte libër dhe çfarë libri… Të mbante gjallë egon e afirmimit
intelektual, të krijonte një botë iluzore që lëvizte brenda mendimeve të tua e
të ftonte t'i afroheshe me një kërshëri të përndritur.
Librin
e Apolinerit, si gjithnjë, e fshehu në një xhep të xhupit të trashë dhe u nis
drejt stacionit të trenit.
Kur
u kthye në brigadën e punës, brigadieri e shikoi me vëmendje dhe i tha:
-
Ore, si shumë leje kërkon ti! Ç'do në Tiranë?
-
Pse është e ndaluar të shkosh në Tiranë?
-
Jo, jo, thashë.
Brigadieri
i tha se atë ditë do të pastronin një kanal vaditës, i cili kishte dëmtime. Se
për çfarë duhej pastruar kanali, kjo ishte e çuditshme, kur në tetor nuk
vaditet. U mat njëherë t'ia thoshte këtë gjë, por u zmbraps, sepse nuk ia
vlente të hyje në debat me këtë rondokop, i cili i caktonte frontet e punës si
t'ia thoshte mendja.
E
la për ditën tjetër të bisedonte me të, të gjente një çast të përshtatshëm, por
ditën tjetër, në brigadën e punës erdhi një mësues që e quanin Safet.
Shkuan
të dy të punonin në kanal, sepse kanali ishte i gjatë. Safeti ishte trupimët,
me sy të lëvizshëm, mjekërmprehtë dhe me vështrim intelegjent. Në drekë, kur u
ulën , Safeti i tha se e kishin sjellë në fermë, të dënuar me punë
korrektonjëse. Edhe pse pamjen e kishte inteligjente, ai fliste pak dhe thoshte
fjalë të zakonshme.
Vlashit
i vinte rëndë ta pyeste përse e kishin dënuar,a shtu siç nuk dëshironte edhe
vetë të pyetej nga dikush. Nuk i pëlqenin rrëmimet, sado shok të ishte tjetri.
Po një ditë, Safeti e ripërsëriti çështjen e dënimit .duke thënë se ishte tmerr
të dënoheshe gjashtë muaj për një korrigjim note që ai kishte bërë në
regjistër,thjesht si gabim njerëzor.. E kishin dënuar si liberal, si njeri me
lakra në kokë, që mbante favorite. E sidomos, rëndë e kishin akuzuar dy mësuese
të reja, sepse ai nuk kishte pranuar të fejohej me asnjërën nga to..Në
mbledhjen e kolektivit ato i kishin përmendur disa fjalë nga fjalori i
borgjezisë,që ai kurrë s`i kishte përdorur.. Kaq ishte dashur dhe ishte marrë
vendimi. Ai shprehte pendim për atë korrigjim note, e përmendte shpesh si pendim-nxitim,
ndërsa Vlashi i thoshte të mos mërzitej, duke ndier njëfarë keqardhje për të.
Përvuajtja
e tij me dozë të pamatur sinqeriteti i krijoi mendimin Vlashit se nuk vuante
vetëm ai, por vuanin edhe të tjerë, në mënyra të ndryshme. Rasti rastit nuk i
ngjan, por rastet e dhimbshme krijojnë një numërues, poshtë një vize brutale,
mendonte Vlashi në darkë, ndërsa lexonte Apolinerin dhe gurgullima e freskët e
fjalëve të tij në frëngjisht ia shpërndante pak dhimbjen që vinte nga mendimet
e rënduara.
Dalëngadalë,
Safeti filloi të hapej me një natyrshmëri, të cilën ai e shprehte pa
stërmundimin më të vogël të asaj që uhet artific.. Ai ishte shëndetlig dhe
Vlashi e ndihmonte në realizimin e normës së punës;me njohuri të gjera nga
letërsia ruse, historia, gjeografia,nformacionet e tij ishin të pafundme, të
sistemuara, interesante,të thëna lirshëm dhe shpesh të ndërprera nga komente
interesante e që i besoheshin shokut,pa i kërkuar besim e pa pasur frikë..
Kishte mbaruar për rusisht dhe dinte gati përmendësh poemën “Ciganët” të
Pushkinit. Kjo poemë jo vetëm himnizonte lirinë, duke përbuzur tradhtinë,
veçse, ajo, vrasësin nuk e dënonte me plumb,por me vetmi.Dënimi me vetmi është
më i rëndi,edhe pse në kushte normale është luksoz,shprehej Safeti dhe nuk
pushonin të dhënat nga letërsia ruse ,që i shprehte ekzaktësisht e herë rusisht
,me të folurën e tij të nxituar,por elokuente.
Safeti
ishte I çuditshëm ,nganjëherë e zbriste nivelin e besides,duke rrëfyer me fjalë
të rëndomta se çfarë bëhej në shkollë,çfarë derri qe sekretari i
organizatës,dhe çfarë loloje ishte drejtori që varte qafën duke mos mbajtur dot
këmborën më të vogël.Më tmerr për të ishin këta brigaderucët e arave,që ishin
kthyer në ca sulltanë të vegjël haremesh,e që raportonin atje lart shifra
fiktive.
.Ai
nganjëherë e zbriste nivelin e bisedës, sidomos kur përshkruante rëndomtësinë e
brigadierit. Kjo nuk i pëlqente Vlashit ta dëgjonte nga goja e Safetit, ndonëse
kur lodhej gjithë ditën dhe djersa i dilte çurkë, e justifikonte. Safeti kishte
të drejtë. Ai, brigadieri, duhej përgojuar të paktën për të shfryrë mllefin.
-
Brigadieri po e kthen fermën në një shkretëtirë,- përfundoi ai..
-
Shkretëtirë, e rëndë kjo fjalë!,-tha Vlashi dhe u bë heshtje.Safetit nuk iu
durua.Ai e mori kundërshtimin për mosbesim.
-Unë
e di që ti je njeri i mirë,lexon shumë,- tha.-Edhe unë lexoj,por ti nuk
shprehesh ,sepse ke të drejtë.Këta të bëjnë gjëmën,nuk duan t`ia dinë,ja
mua,nip dëshmori ,më dënuan për një korrigjim note,lërë pastaj ty.Bën mirë që
nuk flet,por nga unë mos u tremb.
Fjalët
e tij buronin çiltërsisht,dhe Vlashi këtë e ndjente;atë e ngacmoi fjala
shkretëtirë.Në të vërtetë,shoku e tha ashtu në veprimin e rrjedhës së
bisedës,por ajo fjalë aq e thjeshtë kishte tharmin e një metafore të hatashme.
Vlashi
i tha se diku kishte lexuar se një njeri ecte në shkretëtirë,për ditë të tëra.
Më në fund, gjeti një shpellë të freskët dhe hyri në të. U shtri i lodhur. E
zuri gjumi. Papritur, një pikë ujë i ra mbi fytyrë. U zgjua. Një pikë ujë binte
nga tavani i shpellës me një interval të gjatë kohe. Ah, sikur kjo pikë të
ishte një curril,mendoi,por ajo binte aq ngadalë, sa ia shtonte dyfish
etjen.Për të mos e torturuar veten ,ai ,mori një plis të rëndë dhe e mbylli
vrimën e tavanit të shpellës.Më mirë pa të, tha.
Këtë
e kam dëgjuar edhe unë, - tha Safeti, - por nuk i duhet thënë kujt. Ma the mua
,zëre sikur nuk e ke thënë….
Vlashi
e ndjeu se kjo i shpëtoi,por fjalët e fundit të shokut i dhanë një lehtësim.Ai
e gjykonte veten shpesh për ngutje,por atëherë e kishin kaluar dhitë kodrën.
Në
mbrëmje, u ul dhe shkroi një poezi për shkretëtirën e Saharasë. E shkroi me një
frymë. “S'e di, - mendoi me vete, - pse sonte jam mbushur me shkretëtirë”,
grimca rëre dukej sikur e kishin kokrrizuar . letrën dhe gërmat e poezisë sikur
rrëshqisnin pjerrësive të këtyre kokrrave. Kjo ndjesi me një lojë imagjinimi
absurde i dha shkas për ta lexuar poezinë e parë, ndoshta i trembur se mos
gërmat i kishin humbur. “Kjo poezi do të jetojë”, tha me vete, pasi u bind se
gërmat vinin pranë njëra-tjetrës pa frikë. Po ajo s'mund të botohej. Ajo do të
strukej aty në sirtar. Një buzëmbrëmje Safeti kaloi rastësisht nga shtëpia e
tij. Vlashi e ftoi brenda dhe i nxori para raki mani, nga ajo më e mira, të
cilën e ruante për miq të zgjedhur. Pasi pinë dy-tri gota, Vlashi mori nga sergjeni
i librave në mur,letrën e fshehur pas tyre dhe poezinë dhe ia lexoi.
-
Kryevepër, - tha Safeti. - Antologjike.
-
Vërtet?
-
Po.
Sa
i dobët është një poet.Ai harron gjithçka.
Pastaj
floën për rakinë, verën, Omar Khajamin, të cilin Safeti e dinte përmendësh, po
edhe Vlashi nuk mbetej mbrapa. “Dehu me dashuri, virtyt dhe verë”, thoshte diku
Bodleri. Vlashi e recitoi një poezi të tij në frëngjisht. Safeti mprehu veshët.
-
E thakeni frëngjishten?
-
Përpiqem.
-Ta
kam zili!
Ishte
një natë e kthjellët nëntori.Nga qielli vështronte hëna e verdhë, e cila fuste
si me dhunë dy-tre rreze të trishtuara në dhomë. Perdja e dritares dukej sikur
do të çahej nga verdhësia e saj. Të dy ,të lodhur ,ndienin sesi u peshonin
qepallat,por ,Vlashin e zuri gjumi të parin..
Kishte
kaluar një muaj e ca. Ishte dhjetor. Vlashi mendonte për Safetin si për një
vëlla. Ai i kishte prishur monotoninë, i kishte dhënë impulse. Por, po vinte
fundi i vitit, kur një ditë Safeti i tha:
-
Më vjen keq, se do të lë!
-
Si? Ti do ikësh?
-
Po.
-
Punën korrektonjëse ma zbritën. Edhe një javë do rri, po për një javë, i kam
marrë leje brigadierit.
Vlashi
u gëzua vërtet që Safeti do të ikte, megjithëse ndjeu një trishtim për veten e
vet.
-
Më hape një humnerë, - i tha. - Po jam i gëzuar që ti do të ikësh.
Vlashi
kishte disa kursime në xhep. Ai e ftoi pasdite në lokal. Çuditërisht ishin të
dy si të ngufosur. Nuk folën për letërsinë, vetëm pinë raki, ndërsa tymonte
hapësira mbytëse e ambientit.
-
Ti ndenje me një të deklasuar, - i tha Vlashi, - më bëre shoqëri të mirë. Mua,
njerëzit më largohen sikur të jem lebroz. Zoti ta shpërbleftë!..
Atë
mbasdite, Vlashi ndjeu se po dehej, por e mblodhi veten. Më mirë të dehej në
darkë me Apolinerin. Por në darkë nuk lexoi gjë. U shtri në krevat, me sytë në
tavan. “Jetë e poshtër, - murmuriti, - jetë e mbërthyer në mengenë.”
Kaloi
janari, shkurti, muajt me radhë. Punët në fermë po shtoheshin, për shkak të
stinës së pranverës. I kredhur në lexime, ai e vriste rëndomtësinë e punëve
fizike me libra. Priti të vinte ndonjë ditë Safeti, po ai nuk erdhi. “Kushedi
se si do t'i ketë punët”, mendoi me vete. U mat t'i shkonte një ditë në
shkollë, por u zmbraps. Dot'i bënte dëm. Kishte nevojë të fliste me një njeri
me dy pare mend, po më mirë të fliste me Bodlerin.
Por
ndërsa mendonte kështu, një ditë e njoftuan për një mbledhje të brigadës. U
avit indiferent. Pa fytyrat e punëtorëve. Ishin të tromaksura. U tha se në lumë
ishte derdhur plehu kimik. Folën mjaft njerëz, armiku kishte sabotuar.
Punëtorët ishin të irrituar, ndërsa brigadieri, gati ulërinte. Më fort bërtiste
një grua trashaluqe, e cila i hante falët me vështirësi, sikur të hante pleh.
Vlashi u rrëqeth. Ai kuptoi. Në ato anë kishte kohë që s'kishte ndodhur asgjë.
Të mësuar me varfërinë, të trullosur nën efektin e tyre çarmatosës, njerëzit
kishin humbur vigjilencën. Dhe pushteti, kur humb vigjilencën, ndihet. Dhe që
të ndihet,sajon mungesën e vigjilencës. “Kjo është metodë”, tha me vete dhe u
drodh. Erdhi gazi i Degës dhe mori tre punëtorë, si të dyshuar. Atij nuk i foli
njeri. Të nesërmen tre punëtorët ishin liruar. Kaloi një kohë e mire, për t'u
kujtuar si e harruar ajo ngjarje. Por s`ndodhi ashtu.
Një
natë të errët trokiti dera e shtëpisë. Ai po mundohej mbi një varg të Bodlerit
të cilit nuk po ta jepte dot tingëllimën në shqip. Hapi derën. Përballë tj u
shfaqën tre policë dhe një civil.
-
Do vish me ne! - i tha prerë civili.
I
hutuar , nuk iu nëpërmend që të pyeste: Pse?! Civili mori librat mbi tavolinë,
i futi në çantë, hapi sirtarin dhe mori disa letra, aty ku nuk ndodhej asgjë me
rëndësi.Ai vërshëlleu lehtë, dhe hodhi sytë në sergjenin që varej në mur.I
lëvizi librat, i tërhoqi lehtësisht,futi dorën dhe nxori një letër ,në të cilën
ishte shkruar vjersha për shkretëtirën. Pastaj i shty librat që u rregulluan në
pozicionin e mëparshëm.Letrën e futi në xhepin e brendshëm.Atij nuk i shkoi
ndërmend sesi e dinte ai pikërisht se ku ndodhej letra,vjersha.Kjo mund të
ishte edhe rastësi.Pse nuk e kishte djegur atë vjershë?!...
Hetuesi
e akuzoi për sabotim ekonomik.
-
Nuk e pranoj, - tha Vlashi.
-
Ashtutl - ulëriu nëpunësi- hetues.
-
Po këtë vjershë?
-
Po, për shkretëtirën dhe shpellën e mban mend ç'ke thënë?
Një
çmeritje e tmershme e kaploi.
Menjëherë
iu fanit në mendje fytyra e Safetit. Ndjeu sikur rropullitë iu derdhën në
shesh, sikur u bënë litarë, që hidheshin në ajër për të zënë për fyti atë
fytyrë .të qelbur. Po kjo ishte një iluzion. Gjithçka tjetër qe e vërtetë...