Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Mevlud Buci: Moj Nanë Dila

| E diele, 10.10.2021, 10:43 AM |


MOJ NËNË DILA!...

Poemë nga MEVLUD BUCI

Kushtuar bashkëshortes së Marka Ndrecës (dëshmor i Atdheut), Dilës, veprimtare dhe drejtuese e gruas në Lurë, nënës që mjekoi plagët e luftëtarëve të lirisë, që rriti tre djem jetimë: Ndrecën, Leninin dhe Dedën, nënë e 22 nipërve dhe mbesave…

1

Nana Dilë

Nusja e Vladit,

Bijë e bjeshkës

Ballëkrenare,

Me djem bilbila

Bijtë e Vladit,

Shqipja e kreshtës

Nënë shqiptare.

2.

Grua burrëreshë

Lëshon dritë

Nëpër vite

Trime sheshi

Luaneshë,

Plot meritë

Rreze drite

Dila Lleshi.

3

Luaneshë

Plot meritë

Rreze drite

Dila Lleshi

Sokoleshë

Bijë Mirdite

Gen arbëreshi

Shqipe në bjeshkë.

4.

Sokoleshë

Bijë Mirdite

Bijë rrebeshi

Rrit në shkrepa

Nëna arbëreshë

Soj tradite

Diell mëngjesi

Si Marka Ndreca.

5.

Nënë arbëreshë

Soj tradite

Mirësi konaku

Me dritë e shpresë

Si burrëreshë

Grua merite

Siç ish Marku

Me plot besë.

6.

Bash Ajkunë

Bijë Jutbine

Za lirie

Dritë në gen

Si furtunë

Ndaj çdo suferine

Bijë trimërie

Me tre djem.

7.

Si furtunë

Ndaj çdo suferine

Grua e rrallë

Për  atdhetari

Në çdo punë

Nënë trime

Porsi stërrall

Me plot burrëri.

*

Në çdo detyrë

Nënë lur iane

Bash si Runja

Bash si Malla

Shembëlltyrë

Rreze hëne

Ballfurtuna

Me veti të rralla.

9.

Shembull djerse

Rrit në male

Nënë e  dritës

Me tre djem

Grua bese

Me bukëvale

Bijë e Mirditës

Kullë me gen.

10.

Grua e besës

Me  dre jtësi

Shpirtbehar

Dritëliri

Nënë e shpresës,

Krenari

Dritëaltar

Shpirtbardhësi

Në pavdekësi.

11.

Nënë e kullës

Në derë, shqiponja

E  flamurit

I Arbërisë

I ndrit Lurës

Nëpër  kohëra

Bedenë guri

E shqiptarisë.

12.

I ndrit Lurës

Nëpër kohëra

Bash si shkrepa

E si valë Drini

Djemtë si Ndreca

Lenini e Deda

Bij të Markut

Si bilbili.

13.

Djemtë si Ndreca

Lenini e Deda

Bij të Markut

Si e vërteta

Bij të konakut

Lisa në shkrepa

Lind prej qarkut

I njeh jeta.

14.

Bij të konakut

Lisa në shkrepa

Lind ptej qarkut

I njeh jeta

Bij të bajrakut

Në ato kreshta

Lule e zambakut

Flet e  drejta.

15.

Bij të bajrakut

Në ato kreshta

Bij luriani

Nipa Mirdite,

Dritë e konakut

Bash si bjeshka

Me shpirt vigani

Si yje drite.

16.

Bash si Malla

Bash si Runja

  Lurën trime

Ku fryn flladi

Me veti të rralla

Si vetë  Ajkuna

Nëna trime

Dila Vladi…

17.

N në e  urtë

Rrit në tufane

Bij e  luanëve

Për  mirësitë

S`njohu tutë

Mjekoi plagët

E  partizanëve

U dha bukë..

18.

S`njohu tutë

Bash te kulla

Me shqiponjë

Dykrenore

Dritë-këngë

Në log me burra

Grua zonjë

Bijë arbnore.

19.

Grua luriane

Sofërshtruar

Me djem petritë

Të diturisë

Priu në tufane

Shpirtbekuar

Lëshoi dritë

Nënë e  mirësisë.

20.

Në oda të konakut

Si i ka hije

Me dritë bese

Motër  me bilbila

Në gjurmë të Markut

Gen trimërie

Dritë shprese

Nëna Dila.

21.

Lurë e vjetër

Lurë bajrak

Plot me kulla

Vend kala

Si asnjë tjetër

300 nuse  me duvak

Me trimat burra

Burrneshat –gra!

22.

Si rrallë të tjerë

300 nuse me duvak

Me  plot bilbila

Si diell me rreze

Dritë në  bajrak

Nëna Dila

Nënë   hyjnore

Si Nanë Tereza.

23.

Dritë praruar

Grua luriane

Nëpër stuhi

E provoi jeta

Mbesë  Dardane

Shpirt- liri

E  paharruar

Sa të jetë jeta.

24.

S`ka të harruar

Gen i dritës

Mbesë  trimërie

E Luf -qëndresës,

Shpirt  praruar

Bijë e Mirditës

Kullë lirie

Grua e  besës.

25.

Bash si Zana

Nënë urtie

Nënë e  bajrakut

Motër  me bilbila

Të ndrit fama

Me dritë lirie

Nusja e  Markut

Moj Nanë Dila!...