| E diele, 10.10.2021, 06:34 PM |
JA SI E SHOH UNË SHPËTIMIN DHE SHËRIMIN E INDIVIDIT, KOMBIT, POPULLIT DHE SHTETIT NGA POLITIKA, FEJA DHE KULTURA E KEQE
(Këshillim
gratis për politikanët dhe popullin)
Nga
Lirim Gashi
Nëse
varësinë e pushtetit prej votës së tij, elektorati nuk e kthen dhe përkthen në
obligim dhe detyrim jo vetëm njerëzor, moral dhe atdhetar të aspirantëve për
pushtet, por edhe në obligim dhe detyrim llogaridhënies ligjor, kurrë nuk do të
ketë politike me duar të pastra, e aq më pak të dobishme, efektive dhe
përparimtare për shumicën e njerëzve që jetojnë në dy shtetet shqiptare në
Ballkan.
Madje
kjo varësi duhet të kthehet dhe përkthehet edhe në një kontratë obligative me
shkrim dhe vulë, ndërmjet aspirantëve për pushtet dhe njerëzve prej të cilëve e
kërkojnë votën.
Në
një obligim dhe detyrim, që e parasheh llogaridhënien ligjore në rast
mashtrimi, sepse fjalët dhe premtimet e kota i bartë era.
Sepse
vetëm në këto rrethana, çdo aspirant për poste politike dhe shtetërore do ta
mendojë dhe rimendojë mirë vendimin e tij.
Respektivisht
do ta pyes ndërgjegjen e tij, se a ia vlenë barra qiranë, që të futet në një
aventurë kaq llogaridhëniese, nëse nuk ka synime të sinqerta, fisnike, humane
dhe atdhetare?
Në
shoqëritë kulturalisht dhe politikisht të pa vetedijësuara dhe pa sqaruara sa
duhet si kjo e jona, kontrata ndërmjet aspirantëve për pushtet dhe popullit
duhet t'i nënshtrohet jo vetëm një kodeksi te pashkruar moral, por edhe një
obligimi që e parasheh llogaridhënien ligjore në rast se aspirantët për pushtet
nuk i realizojnë premtimet e tyre.
Sepse
vetëm një obligim dhe detyrim i këtij lloji, është një garanci solide për
elektoratin dhe popullin.
Sepse
pikërisht aspirantët për pushtet janë dëshmuar dy dekada rresht si njerëzit më
të pamoralshëm, me hajdutë, më gllabërues, më gënjeshtarë, më egoistë, më
dashakeq dhe më tradhtarë në këtë shoqëri dhe shtet.
Prandaj
të gjithë ata individë naivë që besojnë se pafajësinë dhe sinqeritetin e Nënës Terezë, dhe shkopin magjik të magjistarit David Copperfield do ta gjejnë
tek politikanët që premtojnë shumë, janë si arinjt polar natë e ditë në gjumë.
Sepse
nuk ndryshon asnjë politikan asgjë për të mirën e këtij populli dhe shteti,
nëse nuk ka trysni nga elektorati, respektivisht frikë nga ndëshkimi me vota,
si dhe nga llogaridhënia obligative ligjore.
Kur
bëhet politika shqiptare, e veçmas ajo kosovare, e dobishme për shumicën e
njerëzve që jetojnë në dy shtetet
shqiptare në Ballkan ?
1.
Kur pastrohet nga fashizmi klerikal fetar dhe ekstremizmi politik.
2.
Kur pastrohet nga llumi kriminal, lakmitar, egoist, grykës, gllabërues,
dashakeq, keqbërës dhe tradhtar.
dhe
3.
Kur pastrohet nga mbetjet udbashe dhe shikiste.
Dhe
për të qenë pastrimi sa më i mirë dhe efektiv duhet të fillojë në partitë
politike, sepse ato janë këneta (moçale) që e absorbojnë dhe akumulojnë llumin
toksik, të cilin pastaj e fusin dhe shpërndajne nëper institucionet
vendimmarrëse shtetërore.
Respektivisht
nëpër institucionet politike, diplomatike, publike, juridike, ekonomike,
financiare, tregtare, arsimore, shkencore, shëndetësore, fetare, sportive dhe
të sigurisë nëpërmjet kuadrove të tyre të shantazhuara, kriminalizuara dhe
tradhtare .
Pastrimi
tjetër i tepër i domosdoshëm nga llumi duhet të ndodh tek mediat shtërore.
Sepse
nëse politikanët e këqij janë Kalorësit e Apokalipses, mediat që ia kanë shitur
atyre shpirtin dhe nderin, janë "Rojet e Mjegullës, Pluhurit dhe
Llumit".
Sepse,
mos harroni sot mediat kanë aq shumë fuqi sugjestive saqë i edukojnë fëmijët,
të rriturit dhe pleqtë e këtij populli si për të mirë si për të keq më shumë se
gjithçka tjetër.
Pastrimi
tjetër tepër i domosdoshëm është ai i BIK-ut në Kosovë dhe i Kishes Autoqefale
Ortodokse në Shqipëri.
Sepse
të dyja këto institucione fetare janë thellësisht dhe tmerrësisht të
kriminalizuara, anti kombëtare dhe anti shtetërore.
Sepse
BIK-u është jo vetëm peng i ekstremizmit fetar islamik beduin dhe turko-arnaut,
por sidomos i Kishes Klerofashiste Serbe, e cila e ka krijuar dhe tërë kohën
kontrolluar dhe dirigjuar.
Sepse
mos të harrojmë, Kisha Klerofashiste Serbe është Filiala më besnike, më e
rrezikshme, më e sofistikuar dhe më djallëzore e Shërbimive Sekrete Serbe dhe
Ruse, gjë që na e dëshmuan edhe njëherë më tepër ngjarjet në Mal të Zi.
Ndërsa
Kisha Autoqefale Ortodokse Shqiptare është gjithçka tjetër, përpos Autoqefale.
Sepse
ajo kontrollohet, dirigjohet dhe udhëhiqet nga Kisha Klerofashiste Greke, e
cila po ashtu është Filiala më besnike, më e rrezikshme, më e sofistikuar dhe
më efikase e Shërbimeve Sekrete Greke dhe Ruse.
Dhe
kur e kemi parasysh faktin që të dyja këto shtete fqinje kanë dëshmuar dhe
praktikuar tradicionalisht dhe historikisht politikë armiqësore ndaj
shqiptarëve të të gjitha trevave etnike dhe dy shteteve të tyre në Ballkan,
atëherë habitem dhe mbetem pa tekst që ky pastrim nuk ka ndodhur deri më tani.
Dhe
për mua nuk ka asnjë dilemë : Nuk ka ndodhur sepse tradhtarët shqiptarofoles që
punojnë për këto dyja institucione e kanë sabotuar politikën e brendshme dhe të
jashtme shtetërore përmes ndikimit të tyre korruptiv në vendimmarrje.
Institucioni
tjetër që duhet të pastrohet domosdoshmërish nga llumi snobist, parazit,
kriminal, injorant, anti kombëtar, anti shtetëror dhe gllabërues buxhetor është
Akademia e Arteve dhe Shkencave.
Sepse
ky Institucion ka qenë dhe mbetur aktiv po aq sa Tumat apo varrezat ilire në
Topliçan të Suharekës, ndërsa ka shpenzuar buxhet për mos-punë dhe
mos-transparencë njëqind fish më shumë se Firma Fiktive "Pastimi" e
Radiotelevizionit të Kosovës.
Dhe
për dallim nga varrezat ilire të cilat askush nuk po i mirëmbanë edhe pse janë
thesari ynë me i çmueshëm historik dhe identitar, shteti e ka financuar
Akademinë e Arteve dhe Shkencave me miliona euro, në mënyrë që t'ia mundësojë
akademikëve tanë snobist, fodullë, gjysmë analfabet, servilë dhe injorant lojen
e papenguar të shahut kundër njëri tjetrit në kushte fantastike.
Pastrimit
nga elementët klerikale-fashiste, ekstreme-politike, udbashe, shikiste,
eksploatore, kriminale, kuislinge, diletante dhe injorante duhet t'i
nënshtrohet, gjithashtu Shoqëria Civile, arsimi, shkenca, arti, kultura,
shëndetësia, sporti dhe sidomos Shërbimi ynë Sekret, i cili kohë të gjatë ka
luajtur rol destruktiv dhe sabotues për shkak të inkriminit të kuadrove të
sojit të lartpërshkruar në vendimmarrjen e tij.
Nëse
ky pastrim ndodh, atëherë dhe vetëm atëherë mund të flasim për herë të parë në
histori për një themel të shëndoshë, mbi të cilin mund të ndërtohet një
ardhmëri e sigurt e këtij populli dhe dy shteteve të tij në Ballkan.
Çdo
gjë tjetër është pastrim i fekaeve me urinë, gjegjësisht mashtrim dhe
vetmashtrim.