Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Lirim Gashi: Shpëtimi dhe shërimi i individit, shtetit dhe kombit nga politika, feja dhe kultura e keqe

| E diele, 10.10.2021, 05:34 PM |


JA SI E SHOH UNË SHPËTIMIN DHE SHËRIMIN E INDIVIDIT, KOMBIT, POPULLIT DHE SHTETIT NGA POLITIKA, FEJA DHE KULTURA E KEQE

(Këshillim gratis për politikanët dhe popullin)

Nga Lirim Gashi

Nëse varësinë e pushtetit prej votës së tij, elektorati nuk e kthen dhe përkthen në obligim dhe detyrim jo vetëm njerëzor, moral dhe atdhetar të aspirantëve për pushtet, por edhe në obligim dhe detyrim llogaridhënies ligjor, kurrë nuk do të ketë politike me duar të pastra, e aq më pak të dobishme, efektive dhe përparimtare për shumicën e njerëzve që jetojnë në dy shtetet shqiptare në Ballkan.

Madje kjo varësi duhet të kthehet dhe përkthehet edhe në një kontratë obligative me shkrim dhe vulë, ndërmjet aspirantëve për pushtet dhe njerëzve prej të cilëve e kërkojnë votën.

Në një obligim dhe detyrim, që e parasheh llogaridhënien ligjore në rast mashtrimi, sepse fjalët dhe premtimet e kota i bartë era.

Sepse vetëm në këto rrethana, çdo aspirant për poste politike dhe shtetërore do ta mendojë dhe rimendojë mirë vendimin e tij.

Respektivisht do ta pyes ndërgjegjen e tij, se a ia vlenë barra qiranë, që të futet në një aventurë kaq llogaridhëniese, nëse nuk ka synime të sinqerta, fisnike, humane dhe atdhetare?

Në shoqëritë kulturalisht dhe politikisht të pa vetedijësuara dhe pa sqaruara sa duhet si kjo e jona, kontrata ndërmjet aspirantëve për pushtet dhe popullit duhet t'i nënshtrohet jo vetëm një kodeksi te pashkruar moral, por edhe një obligimi që e parasheh llogaridhënien ligjore në rast se aspirantët për pushtet nuk i realizojnë premtimet e tyre.

Sepse vetëm një obligim dhe detyrim i këtij lloji, është një garanci solide për elektoratin dhe popullin.

Sepse pikërisht aspirantët për pushtet janë dëshmuar dy dekada rresht si njerëzit më të pamoralshëm, me hajdutë, më gllabërues, më gënjeshtarë, më egoistë, më dashakeq dhe më tradhtarë në këtë shoqëri dhe shtet.

Prandaj të gjithë ata individë naivë që besojnë se pafajësinë dhe sinqeritetin  e Nënës Terezë, dhe shkopin magjik të  magjistarit David Copperfield do ta gjejnë tek politikanët që premtojnë shumë, janë si arinjt polar natë e ditë në gjumë.

Sepse nuk ndryshon asnjë politikan asgjë për të mirën e këtij populli dhe shteti, nëse nuk ka trysni nga elektorati, respektivisht frikë nga ndëshkimi me vota, si dhe nga llogaridhënia obligative ligjore.

Kur bëhet politika shqiptare, e veçmas ajo kosovare, e dobishme për shumicën e njerëzve  që jetojnë në dy shtetet shqiptare në Ballkan ?

1. Kur pastrohet nga fashizmi klerikal fetar dhe ekstremizmi politik.

2. Kur pastrohet nga llumi kriminal, lakmitar, egoist, grykës, gllabërues, dashakeq, keqbërës dhe tradhtar.

dhe

3. Kur pastrohet nga mbetjet udbashe dhe shikiste.

Dhe për të qenë pastrimi sa më i mirë dhe efektiv duhet të fillojë në partitë politike, sepse ato janë këneta (moçale) që e absorbojnë dhe akumulojnë llumin toksik, të cilin pastaj e fusin dhe shpërndajne nëper institucionet vendimmarrëse shtetërore.

Respektivisht nëpër institucionet politike, diplomatike, publike, juridike, ekonomike, financiare, tregtare, arsimore, shkencore, shëndetësore, fetare, sportive dhe të sigurisë nëpërmjet kuadrove të tyre të shantazhuara, kriminalizuara dhe tradhtare .

Pastrimi tjetër i tepër i domosdoshëm nga llumi duhet të ndodh  tek mediat shtërore.

Sepse nëse politikanët e këqij janë Kalorësit e Apokalipses, mediat që ia kanë shitur atyre shpirtin dhe nderin, janë "Rojet e Mjegullës, Pluhurit dhe Llumit".

Sepse, mos harroni sot mediat kanë aq shumë fuqi sugjestive saqë i edukojnë fëmijët, të rriturit dhe pleqtë e këtij populli si për të mirë si për të keq më shumë se gjithçka tjetër.

Pastrimi tjetër tepër i domosdoshëm është ai i BIK-ut në Kosovë dhe i Kishes Autoqefale Ortodokse në Shqipëri.

Sepse të dyja këto institucione fetare janë thellësisht dhe tmerrësisht të kriminalizuara, anti kombëtare dhe anti shtetërore.

Sepse BIK-u është jo vetëm peng i ekstremizmit fetar islamik beduin dhe turko-arnaut, por sidomos i Kishes Klerofashiste Serbe, e cila e ka krijuar dhe tërë kohën kontrolluar dhe dirigjuar.

Sepse mos të harrojmë, Kisha Klerofashiste Serbe është Filiala më besnike, më e rrezikshme, më e sofistikuar dhe më djallëzore e Shërbimive Sekrete Serbe dhe Ruse, gjë që na e dëshmuan edhe njëherë më tepër ngjarjet në Mal të Zi.

Ndërsa Kisha Autoqefale Ortodokse Shqiptare është gjithçka tjetër, përpos Autoqefale.

Sepse ajo kontrollohet, dirigjohet dhe udhëhiqet nga Kisha Klerofashiste Greke, e cila po ashtu është Filiala më besnike, më e rrezikshme, më e sofistikuar dhe më efikase e Shërbimeve Sekrete Greke dhe Ruse.

Dhe kur e kemi parasysh faktin që të dyja këto shtete fqinje kanë dëshmuar dhe praktikuar tradicionalisht dhe historikisht politikë armiqësore ndaj shqiptarëve të të gjitha trevave etnike dhe dy shteteve të tyre në Ballkan, atëherë habitem dhe mbetem pa tekst që ky pastrim nuk ka ndodhur deri më tani.

Dhe për mua nuk ka asnjë dilemë : Nuk ka ndodhur sepse tradhtarët shqiptarofoles që punojnë për këto dyja institucione e kanë sabotuar politikën e brendshme dhe të jashtme shtetërore përmes ndikimit të tyre korruptiv në vendimmarrje.

Institucioni tjetër që duhet të pastrohet domosdoshmërish nga llumi snobist, parazit, kriminal, injorant, anti kombëtar, anti shtetëror dhe gllabërues buxhetor është Akademia e Arteve dhe Shkencave.

Sepse ky Institucion ka qenë dhe mbetur aktiv po aq sa Tumat apo varrezat ilire në Topliçan të Suharekës, ndërsa ka shpenzuar buxhet për mos-punë dhe mos-transparencë njëqind fish më shumë se Firma Fiktive "Pastimi" e Radiotelevizionit të Kosovës.

Dhe për dallim nga varrezat ilire të cilat askush nuk po i mirëmbanë edhe pse janë thesari ynë me i çmueshëm historik dhe identitar, shteti e ka financuar Akademinë e Arteve dhe Shkencave me miliona euro, në mënyrë që t'ia mundësojë akademikëve tanë snobist, fodullë, gjysmë analfabet, servilë dhe injorant lojen e papenguar të shahut kundër njëri tjetrit në kushte fantastike.

Pastrimit nga elementët klerikale-fashiste, ekstreme-politike, udbashe, shikiste, eksploatore, kriminale, kuislinge, diletante dhe injorante duhet t'i nënshtrohet, gjithashtu Shoqëria Civile, arsimi, shkenca, arti, kultura, shëndetësia, sporti dhe sidomos Shërbimi ynë Sekret, i cili kohë të gjatë ka luajtur rol destruktiv dhe sabotues për shkak të inkriminit të kuadrove të sojit të lartpërshkruar në vendimmarrjen e tij.

Nëse ky pastrim ndodh, atëherë dhe vetëm atëherë mund të flasim për herë të parë në histori për një themel të shëndoshë, mbi të cilin mund të ndërtohet një ardhmëri e sigurt e këtij populli dhe dy shteteve të tij në Ballkan.

Çdo gjë tjetër është pastrim i fekaeve me urinë, gjegjësisht mashtrim dhe vetmashtrim.