E premte, 29.03.2024, 10:14 AM (GMT)

Editorial » Shkreli

Frank Shkreli në A Show me Adi Krastën

E enjte, 07.10.2021, 05:14 PM


FRANK SHKRELI NË LIDHJE DIREKTE NGA NEW YORK

PËR A SHOW ME ADI KRASTA NË SYRI TV

Shkreli: 'Non grata' e Berishës s'është detyruese me ligj! Shqipëria drejt autoritarizmit, po vritet opozita

21:45, 05/10/2021

Ish-drejtori i VOA, Frank Shkreli në lidhje direkte nga New York për A Show me Adi Krastën në Syri Tv, komentoi edhe shpalljen non grata të ish-kryeministrit Sali Berisha nga Sekretari i Shtetit, Antony Blinken.

Shkreli tha se vendimi i DASH-it pa baza dhe fakte, nuk është detyruese me ligj, por vetëm të mohon mundësinë e marrjes së vizës për në SHBA.

Sipas tij, non grata për ish-kryeministrin tregon situatën aktuale brenda PD, e cila sipas tij është pranë pozitës si asnjëherë më parë, por kjo shton Shkreli, do të vrasë opozitarizmin në Shqipëri.

"Kur nuk ke fakte, për çështjen Berisha, shpallja non grata, të gjithë e dimë që z.Berisha ka bërë shumë gjëra të mira për Shqipërinë, por ka bërë edhe gabime, por mungesa e fakteve, arsyet pse, është e vështirë që njeriu të japë një gjykim se çfarë fshihet pas kësaj. Z.Berisha jam i sigurtë që është i zoti të mbrojë veten e tij, jo vetëm brenda vendit me takimet e tij, por edhe në Francë. Nuk jam në dijeni që Blinken t'i ketë ofruar ndonjë informacion Kongresit. Nuk besoj se ka një detyrim në ligj, kjo non grata është aq imponuese, gati dikatoriale, ky është ligj amerikan që nuk të obligon përveç nqs lëviz drejt SHBA. Kjo nuk të jep vizën për në Amerikë, punë e madhe fort. Por kjo duket se ka bishtin mbrapa, ka diçka jetër mbrapa. Problemi është në PD, mënyra si u bë përjashtimi nga partia. Në Shqipëri është zhdukur vija mes pozitës dhe opozitës, ajo që i ndante. Kjo e vret opozitën akoma edhe më shumë në Shqipëri. Kemi një situatë të krijuar e cila po krijon një sistem autoritet që nuk e di ku ta çojë vendin, kemi situatën politike, ekonomike, mungesë të drejtash të njeriut, BE duket sot edhe më larg seç ishte, sot Sllovenia propozonte në Vjenë 2030-ën për anëtarësim, të tjerët i thanë mos vendos datë aty, por harroje këtë punë. Kemi një kryeministër që shkon në kryeqytetet e Europës duke hequr profilin e tij si udhëheqës botëror, ndërsa gjendja në Shqipëri po del dore, gjendja më kritike sot pa marrë parasysh politikën, ekonominë, është zbrazja e trojeve shqiptare, jo vetëm e Shqipërisë, por edhe e Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë", tha ai.

Duke kritikuar ndërhyrjen e ambasadorëve në politikën e brendshme shqiptare, Frank Shkreli kishte një mesazh për Yuri Kim.

Pse Yuri Kim nuk bën thirrje që Shqipëria të distancohet nga krimet e komunizmit?”, i drejtohet ambasadores së SHBA në vendin tonë ish-drejtori i VOA, Frank Shkreli.

© SYRI.net

Ish-drejtori i VOA, Frank Shkreli: As sot Shqipëria s'është e lirë, dashuria për SHBA s'duhet të jetë pa kushte

21:30, 05/10/2021

Frank Shkreli, ish-drejtor i seksionit në shqip të Zërit të Amerikës tha në A Show me Adi Krastën në Syri Tv tha se Shqipëria edhe sot e kësaj dite, 31 vjet pas rrëzimit të regjimit diktatorial, nuk është një vend i lirë.

Sa kohë nuk ka demokraci brenda partive, shton Shkreli, edhe i gjithë vendi do të vuajë mungesën e saj. "Shqipëria sot është më mirë se gjatë regjimit të Enverit, por larg asaj që duam ne", thotë Frank Shkreli.

Frank Shkreli ka një këshillë për shqiptarët, të mos e dashurojnë pa kushte Amerikën, pasi sipas tij as SHBA-të nuk janë të përsosura në aspektin e zhvillimit të vlerave demokratike.

"As dashuria për Amerikën, unë jam amerikan prej 50 vitesh, nuk duhet të jetë e pa kushte e tillë që të bëjë ç'të dojë, të trajtojë si të dojë njerëzit e posaçëm në parti të ndryshme, se as Amerika nuk është e përsosur, por është në zhvillim të vlerave demokratike. Ju e dini që kanë ndodhur gjëra edhe këtu, por ama pas një krize çohen në këmbë, dalin njerëz të rinj, mendime të reja. Çelësi për Shqipërinë, duke ndjekur politikën shqiptare, nqs nuk ke demokraci brenda në parti, nuk do të ketë demokraci as në vend. Janë bërë 30 vjet tani, shpresa jonë për 30 vjet më parë.Ne ishim në Shqipëri një grup në mars 91, nuk kishte demokraci, por ne prisnim demokracinë. Këtu në Amerikë emigracioni i vjetër vazhdimisht thoshte, kur mblidheshin për 28 nëntorin: "Mirëupafshim në Shqipërinë e lirë". As sot nuk e kemi Shqipërinë e lirë. Është më mirë seç ishte në regjimin e Enver Hoxhës, por jo Shqipërinë si vërtetë e duam shumica jonë", tha Shkreli.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora