E enjte, 25.04.2024, 11:30 PM (GMT+1)

Faleminderit

Robert Elsie, Një anglishtfolës i dashuruar me shqipen

E shtune, 06.12.2008, 03:39 PM


Robert Elsie
Shkruar nga Qamil Xhani    

Ishte vetëm 20 vjeç kur interesi për gjuhët e solli në Prishtinë dhe Tiranë. Nga ajo kohë Robert Elsie do t’ia kushtonte jetën përkthimit të veprave nga shqipja në anglisht. Një nga njerëzit që i ka dhënë botës në anglisht kryeveprat e gjuhës shqipe dhe letërsinë më të mirë të kohës. Por më shumë se kaq, një ambasador i Shqipërisë në botën anglishtfolëse. Por kush është Robert Elsie. Njeriu që vetëm dje publikoi veprën e radhës në anglisht, “Antologjinë e poezisë shqipe”, me 48 poetë dhe 277 poezi. Historia e jetës së tij, njohja me kulturën shqiptare dhe puna në Gjykatës e Hagës si përkthyes për shqiptarët në gjyqin e diktatorit serb, Sllobodan Milosheviç.

A ANTOLOGJIA E POEZISË SHQIPE. Është vëllimi më i ri në gjuhë angleze që përmbledh 48 poetë shqiptarë. Kjo pasaportë e poezisë shqipe në anglisht është përgatitur nga Robert Elsie.

B BELGJIKA DHE GJERMANIA. Janë dy vendet ku Elsie ka jetuar më tepër. Aktualisht ai banon në një fshat malor në kufirin Belgjikës.

C CILËSITË. Në veprat e tij Elsie ka përshkruar cilësitë dhe virtytet më të mira të popullit shqiptar, libra mbi besën, mbi zakonet shqiptare dhe mikpritjen.

Ç ÇMIME. Për kontributin që ka dhënë në gjuhën shqipe dhe në përkthimin e veprave kryesore në anglisht, Elsie është nderuar me disa çmime në Tiranë dhe në Kosovë.

D DYZETË E TRE. Është numri i librave me përkthime, studime dhe ese mbi kulturën shqiptare dhe autorë të veçantë të letërsisë shqipe. Më ketë shifër padyshim ai renditet në albanologët më prodhimtarë.

DH DHURATA. Elsie i ka dhuruar botës pjesën më të mirë të librave të shkruar shqip, ndërsa nga shteti shqiptar nuk ka marrë asnjë vlerësim zyrtar.

E ELSIE. Mbiemri i albanologut dhe përkthyesit kanadez që ka bërë të mundur transmetimin e kulturës shqiptare në botën anglosaksone.

Ë ËSHTË një nga të paktët përkthyes që i ka kushtuar gjithë jetën veprimtarinë së letërsisë dhe traditës së Shqipërisë.
 
F FOLKLORI. Përveç letërsisë, Elsie ka bërë studime dhe mbi folklorin shqiptar dhe traditën zakonore siç është Kanuni.

G GATHERING CLOUDS (Re të mbledhura...), është një nga librat e Elsie që bën fjalë për spastrimin etnik të shqiptarëve në Kosovë dhe në Maqedoni.

GJ GJERGJ FISHTA. Një nga autorët shqiptarë më të preferuar për Elsie, veprën e të cilit e ka përkthyer në anglisht.

H HAGË. Veç përkthimit të shqipes për letërsinë dhe studime, Elsie ka qenë dhe përkthyesi zyrtar i Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës, për krimet e kryera nga gjenocidi serb ndaj popullsisë kosovare.

I ISMAIL KADARE. Për Elsie, librin “Krushqit janë të ngrirë” të Kadaresë duhet ta ketë çdo njeri në bibliotekën e tij.

J JETA. Nuk jeton në Shqipëri, megjithatë mund të quhet si i huaji që e njeh më mirë jetën letrare të Shqipërisë.

K KOLEKSIONI. Eslie ka deklaruar në një intervistë se ka bibliotekën më të madhe në gjuhën shqipe jashtë Ballkanit.

L LAHUTA E MALCISË. Kryevepra e Gjergj Fishtës është përkthyer në anglisht nga albanologu Elsie. Një punë që vlerësohet nga të gjithë studiuesit e albanologjisë dhe të interesuarit për Shqipërinë.

LL LLOJET. Elsie ka përkthyer pothuaj të gjitha llojet e letërsisë: poezi, dramë, romane dhe epikë.

M MINISTRIA. Jo vetëm njeri i letërsisë, por edhe paska i politikës. Elsie ka qenë për disa vite përkthyes në Ministrinë e Jashtme gjermane.

N NGJARJET. Për Elsie Shqipëria dhe shqiptarët kanë shumë për t’i treguar botës perëndimore edhe pse janë popull i vogël.

NJ NJOHËS. Elsie është një nga njohësit më të mirë të gjuhës shqipe, madje dhe një folës shumë i mirë i saj.

O ORGANIZIMI. Prej vitesh Elsie punon si përkthyes i pavarur. Ndërsa organizimin e punës së tij e bën sipas preferencave.

P PËRKTHYES. Në karrierën e tij veç letërsisë një vend të rëndësishëm zë përkthimi. Për gati 20 vjet është një nga interpretët më të njohur të konferencave ndërkombëtare.

Q QËLLIM. Jo pak herë Elsie ka deklaruar se qëllimi i tij është që të bëjë të njohur letërsinë shqiptare në botën anglishtfolëse.

R RASTI. Nëse nuk do të kish ndodhur udhëtimi i tij në Shqipëri, letërsia shqiptare nuk do kishte këtë përkthyes.

RR RRUGA. Përkthimi është një nga rrugët më të mundimshme të letërsisë dhe sidomos përkthimi i shqipes, gjë që e pranon vetë Elsie.

S STUDIMET. Elsie ka studiuar për Filologji në Universitetin e Kolumbisë Britanike dhe më pas në një sërë universitetesh evropiane.

SH SHQIPËRIA. Është anëtar i një sërë akademish evropiane, por vepra e tij mbështetet më shumë në gjuhën shqipe, studimin e letërsisë së saj.

T TRIDHJETË vite Robert Elsie ia ka kushtuar letërsisë dhe përkthimit në shqip, duke e renditur atë në një nga albanologët më në zë.

TH THJESHTËSI. Në të gjitha intervistat e dhëna, Elsie paraqitet me shumë thjeshtësi dhe me një vlerësim të lartë për vlerat artistike të kulturës shqiptare.

U UDHËTIMI. Udhëtimi i tij i parë në vitet ’70 në Shqipëri dhe në Kosovë bënë që djaloshi 20-vjeçar të dashurohej me gjuhën shqipe.

V VANKUVER. Albanologu Robert Elsie ka lindur në Vankuver (Vancouver) të Kanadasë, më 29 qershor 1950.

X XUGIT. Jo pak herë Elsie është xugitur mbi preferencat e tij në përkthime. Megjithatë ai ka përkthyer të paktën 68 autorë shqiptarë të të gjitha rrymave.

XH XHEVAHIRE. Muzika shqiptare është një nga xhevahiret e kulturës. Elsie thotë se si shumë albanologë interesin për Shqipërinë ia ka shtuar dhe muzika.

Y YLLI PANGO. Ministri i Kulturës vlerësoi antologjinë me krijimet e 48 poetëve shqiptarë të përkthyer nga Elsie.

Z ZGJEDHJA. Zgjedhja e gjuhës shqipe nga Elsie ka të bëjë me mungesën e informacionit që kishte bota anglishtfolëse për këtë gjuhë.

ZH ZHARGON. Elsie nuk është vetëm një përkthyer brilant, por edhe një njohës i mirë i dialekteve dhe zhargoneve të gjuhës shqipe. 



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora