E marte, 28.06.2022, 08:01 AM (GMT+1)

Kulturë » Kozeta

Kozeta Zylo: Betimi i mësuesit

E marte, 05.10.2021, 08:12 PM


5 Tetor, Dita Botërore E Mësuesit

October 5, World Teacher's Day

BETIMI I MËSUESIT

Nga Keze Kozeta Zylo

Do ta kryej detyrimin tim me ndërgjegje dhe krenari.

Nxënësit e mi nuk do të jenë vetëm nxënës, por edhe fëmijë dhe kurrë nuk do t’i harroj që për fatin e tyre edhe vetë mbajë një pjesë të përgjegjësisë.

Do ta mbrojë me të gjitha mjetet ekzistuese nderin e profesionit të arsimtarit.

Kolegët e mi çdo herë do të jenë edhe miqtë e mi.

Në bashkëpunim me ta do të përpiqem që vazhdimisht ta përkryej veprimtarinë e shkollës në kuptimin efikas të njohjes së të gjithave të drejtave në edukimin dhe barazinë sociale në arsim.

Këtë betim solemn e jap plotësisht në mënyrë të lirë dhe me nder.

Organizata e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë, UNESCO, në vitin 1994, ka përcaktuar 5 tetorin si Ditën Botërore të Mësuesit.  Betimi solemn i mësuesit quhet ndryshe edhe Betimi i Hipokratit (i pedagogjizuar ) të cilin në vitin 1966 për nevojat e UNESKO-s e përpiloi pedagogu zviceran, Robert Dottrens 1893 - 1984.

Pak reflektim

Brezi im dhe brezat e mëparshëm janë rritur me figurën e shenjtë të mësuesit. Betimin e mësuesit, mësimdhënësit shqiptarë ndonëse e kanë pasur të pashkruar si dokument, ata ishin të betuar në misionin e shenjtë, sepse kishin bazë shembullin e mësuesëve martirë të Kombit, të cilët dhanë jetën në mbrojtje të Gjuhës Shqipe.  Brezi im dhe brezat e mëparshëm figurën e mësuesit e kishin gati si perëndi, ngase vetë mësuesit ishin frymëzim dhe shembull ideal për nxënësit e tyre.

Natyrisht është e pafund të trajtosh këtë temë profesionalisht, por duke qenë nxënëse dhe mësuese midis dy kontinenteve sjellë përvojën e madhe dhe dashurinë për dijen që na ngulitën mësuesit tanë heronj dhe vizionar.  Ka shume gjëra që kanë ndryshuar në botë, në arsim etj, por ajo që uroj të mos ndryshojë kurrë është si: “Mësuesit jane misionarë.  Nxënësit e mi nuk do të jenë vetëm nxënës, por edhe fëmijë dhe kurrë nuk do t’i harroj që për fatin e tyre edhe vetë mbajë një pjesë të përgjegjësisë.”

Kam krenari të ligjshme që këtë status e prek dhe e ndjeje në rrembat e gjakut tek mësuesit e Shkollës Shqipe “Alba Life” në gjithë Nju Jorkun.  Kur ata i jane bashkuar programit të mësimit të Gjuhës Shqipe ndër shkollat “Alba Life” si në Staten Island, Brooklyn, Queens, Manhattan, Bronx, Online, e kanë pranuar me kënaqësinë më të madhe gjatë intervistes se: “T’ju mësosh nxënësve në Diasporë Gjuhën Shqipe nuk është punë për të mbajtur familjet, por eshte një shërbim humanitar, është mision kombëtar.”

5 Tetor, 2021

New York



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Kozeta Zylo: U inagurua Qendra “Illyria” në Bronx për mbarë Diasporën Shqiptaro Amerikane Kozeta Zylo: Kur vjen 11 shtatori në New York Kozeta Zylo: Në Vatër u përkujtua 5 Vjetori i shenjtërimit të Nënë Terezës Kozeta Zylo: Shkolla Shqipe “Alba Life” filloi plot sukses vitin e ri akademik Kozeta Zylo: Mark Gjonaj midis Shkollës Shqipe “Alba Life” Kozeta Zylo: Lamtumirë poeti kombëtar Agim Shehu Kozeta Zylo: Takim bashkëpunimi me z. Mark Gjonaj Keze Kozeta Zylo: U kujtofsh përgjithmonë Uran Kostreci! Kozeta dhe Qemal Zylo: Lamtumirë poet i ndritur Petrit Ruka Kozeta Zylo: Amerika, Atdheu i dytë i shqiptarëve dhe Pavarësia e saj Kozeta Zylo: Marko Kepi dha konferencë shtypi përpara mediave dhe zgjedhësve të tij, NY Kozeta Zylo: Agroni dhe Ylli dy artistë grykë argjendi të Tepelenës dhe Kombit Kozeta Zylo: Shkolla Shqipe “Alba Life” NY, mbylli me plot sukses vitin shkollor akademik Kozeta Zylo: Nëna nga Kosova Zoje Prendi iu bashkua në përjetësi 5 djemve të vrarë nga serbët Kozeta Zylo: Takim me Konsullin e Përgjithshëm të Kosovës, Ambasador Frymëzim Isufaj Kozeta Zylo: Ja pse do të votoj për Marko Kepin, këtë bir të Arbërisë Kozeta Zylo: Niagara, simfonia e ujit dhe betimi i Presidenti Roosevelet pas vrasjes së presidentit McKinley Kozeta Zylo: Kryesia e Shoqatës shqiptaro Amerikane “Skënderbej” vazhdon të punojë me dinjitet dhe atdhetarizëm Kozeta Zylo: Mësonjëtorja e parë e Korçës është pasuri kombëtare dhe jo lokale Kozeta Zylo: Lule mimozat e Shkollës Shqipe “Alba Life” në New York

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora