Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Atdhe Geci: Jo në të gjithë Atdheun puth dielli

| E marte, 05.10.2021, 07:23 PM |


Jo në të gjithë Atdheun puth dielli

Fragment nga libri i posa botuar, “Çamëria, kthim në histori” - mision

Nga Atdhe Geci

Lëvizja kundër heshtjes, fshehjes e shtrembërimeve të të dhënave ndaj Çamërisë dhe, Pavarësisë së saj, u bë e mundur nga një Frymë e Re e Atdhetarëve me vetëdije të kthjelltë kombëtare. Kjo Lëvizje e Frymës së Re po bën historinë e saj. Libri, “Çamëria, kthim në histori”, i autorit, Atdhe Gecit, shquhet për tematikën, trajtimin e së vërtetës si dhe heqjen e pluhurit të Çështjes Çame nga një varr i varrosur me marrëveshje, traktate,  protokolle, konferenca dhe nga shkencëtarë e studiues korruptiv.

Në studimet greke për Epirin e Shqipërisë, Çamërinë, Greqia është shpërndarsja e mohimit dhe harrimit të rrënjëve tona të lashta rreth trashëgimisë sonë pellazgo-shqiptare. Por, prapa grekëve e serbëve në Tiranë dhe Prishtinë janë Akademitë dhe Institutet e Historisë që heshtin e mohojnë origjinën pellazge të shqiptarëve. E çuditshme, por e vërtetë. Beteja për origjinën e gjuhës shqipe nga pellazgjishtja dhe, origjina pellazge e shqiptarëve në kohën që kemi përpara do të jetë më e ashpër se sa është. Duket ujë i qetë por rrudhat e ujit paralamërojnë ngritje dallgësh të frikshme. Pavarësia e Çamërisë dhe Çlirimi i çamëve dhe arvanitëve nga Greqia e asaj pjese të Shqipërisë dhe të Atdheut tonë janë të pazëvendësueshme. Origjina dhe prejardhja greke e vet grekëve është aksident historik. “Çamëria, kthim në histori” do sovranitetin e fjalës së lirë, sovranitetin në arsim, poezi, muzikë, letërsi, histori, në shtyp dhe media vizive si dhe në shkencë dhe arkeologji. Çështja çame do më shumë  guxim në trajtimin e fakteve dhe në publikimin real të tyre, do më shumë guxim e prekje në pjesët më të ndjeshme të çështjes kombëtare, të Çamërisë dhe, Krahinës së Mollës së Kuqe, Iliridës dhe Kelmendit.

Libri, i shkrimtarit, Atdhe Gecit, “Çamëria, kthim në histori”, prekë thelbin e problemit të Çamërisë midis Greqisë dhe Shqiptarëve. Në libër thuhet: Ferrin të cilin po e përjeton sot Çamëria dhe Arvanitët ia kalon ferrit të Dantes dhe tragjedive të Shekspirit. Çështja çame ashpër sot po përplaset me padrejtësitë e vitit 1878, 1912, 1913, 1915, 1923 dhe, me Kishën Greke të Fanariotëve dhe, me “Ligjin e Luftës” të vitit 1940 të Greqisë kundër Shqipërisë.

Sipas autorëve të “Ligjit të Luftës”, të vitit 1940, ky “Ligj i Luftës” kundër shqiptarëve të Çamërisë dhe Arvanitisë do mbahet në fuqi deri atëherë kur shqiptarët të harrojnë Çamërinë”. Përgjigja ime do ishte e thjeshtë; Ore, a harrohet Çamëria, historia e saj 15 mijë vjeçare, a harrohet Shqipëria e Zeusit, Thotit, Apollonit e Aleksandrit, Pirros, Eskilit dhe Homerit. Greqi e sajuar! Nuk  harrohet Shqipëria deri në Prevezë as deri në Moré. O Ligj i Luftës”, një gjë të tillë mund ta thotë vetëm një shtet mendësisht i sëmurë. Nga ky këndvështrim i autorëve të “Ligjit të Luftës” që mban në shtetrrethim Çamërinë dhe në kërcënim të vazhdueshëm vëllëzërit çamë dhe arvanitë, është për të ardhur keq. Me këtë “Ligj”, fashizmi grek në Greqi vepron me këmbë e me krye. “Ligji i Luftës” i Greqisë kundër Shqipërisë, gjenocidon çamët dhe arvinitët duke ua mohuar të drejtën e gjuhës, identitetit, arsimit fillor, të mesëm e univerzitar dhe të folmen dhe fjalën shqip në public dhe në institucione.

Ai “Ligj i Luftës” ndaj Shqipërisë është tepër famëkeq në përmbajtjen e tij. “Ligj i Luftës” i Greqisë kundër Shqipërisë vepron qe 80 vjet ndaj çamëve dhe arvanitëve duke shkulur familje të tëra çamësh e arvanitësh dhe duke e mbajtur Çamërinë në shtetrrethim të hekurt e të përhershëm burgu dhe duke asimiluar pellazgët e fundit të gjakut të Zeusit, Thotit dhe Apollonit në atë pjesë të Shqipërisë sonë. Shteti Greqisë është shtet fantazmë shtet i sajuar me bekimin e Evropës. Shteti Greqisë i tëri është mbi truall të Shqipërisë së lashtë e moderne.

Evropa e ka për detyrë ta zhbëjë këtë fantazmë të shekullit 19-të. Emrin e mirë që ka sot Evropa e ka dhuratë nga Apolloni dhe nga Epiri shqiptar, Çamëria. Shqiptarët në Evropë dhe në Amerikë nuk do të rrinë duarkryq. Ata përmes Lëvizjes Kombëtare për Pavarsinë e Çamërisë do t´i përgjigjen me fuqinë e argumenteve dhe dëshmive në të gjitha institucionet ndërkombëtare dhe me format të tjera demokratike që Greqia ta pranoj  Gjenocidin e bërë ndaj çamëve të Çamërisë dhe arvanitëve, që nga viti 1912-1945 e këtej. Pra, guximi mbi heshtjen, mbi fshehjen dhe harresën ndaj origjinës së gjuhës shqipe dhe, origjinës së prejardhjes së shqiptarëve nga pellazgo-ilirët, si dhe pranimi origjinës dhe gjuhës nga Akademitëtona, në Tiranë, Prishtinë e Shkup, çmonton të vërtetën për Çamërinë dhe të vërtetën për  23 mijë e 5 qind kilometrave katrorë sipërfaqe të Shqipërisë në Greqi dhe, çliron nga ankthi dhe dhuna e “Ligjit të Luftës” mbi 4 milion çamë dhe arvanitë denbabaden në trojet e tyre.

Libri, “Çamëria, kthim në histori”, bart porosi dhe mision për realizimin e Pavarësisë së Çamërisë, të shpallur me 30 tetor 2016 në Hagë të Hollandës. Ky libër si asnjë libër tjetër lexuesve ua mundëson të njheni me tekstin e Shpalljes së Pavarësisë së Çamërisë me 30 tetor 2016, me tekstin e Deklaratës së Pavarësisë së Çamërisë, me figurat e çamëve në Historinë Botërore dhe, me tekstet e Konferencave si ajo e Berlinit, Londrës, Firencës, si dhe me tekstet e protokolleve dhe traktateve që copëtuan në pjesa pjesa gjeografinë teritoriale të pellazgo ilirëve me kasapët e pamëshirshëm të Ballkanit e të përkrahur nga Europa. Origjina e Gjuhës shqipe dhe, origjina e Prejardhjes së shqiptarëve nga pellazgo-ilirët nuk është thjesht gjuhë dhe prejardhje, por është teritor, kulturë dhe, gjeografi e hershme e Atdheut tonë.

Kombi im, në gjuhën shqipe nuk ka shkronjë më të bekuar dhe më të lashtë se shkronja ( A ) pellazgo shqipe. Libri, “Çamëria, kthim në histori”, i thërret të gjithë shqiptarë që kanë fuqi ta duan Atdheun, ti bashkohen Lëvizjes për Pavarësinë e Çamërisë! !

Atdhe Geci – Dortmund, Gjermani, 2021