Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Fritz Radovani: Robert Elsie - Dua të prehem në Shqipëri!

| E hene, 04.10.2021, 07:55 PM |


ROBERT  ELSIE (1950 – 2017)

Nga Fritz RADOVANI:

ROBERT  ELSIE:

“Dua të prehëm në Shqipëri!..”

Studjuesi i njohun, albanolog dhe nder perkthyesit ma të njohun të asaj Gjuhes së vjeter Shqipe, të pasuesve të Gjergj Kastriotit – Skenderbeut, me origjinë nga Gjermania, i Ndjeri Robert Elsie, la një testament shumë me vlerë per Popullin Shqiptar: “Dua të prehem në Shqipëri!...”

Në zemren e Tij ishte daltue nepermjet perkthimeve dashunia e pakufi per Bjeshkët e Nemuna... Alpet e Shqipnisë do t’ ishin vendpushimi i Tij i fundit... Thethi i mrekullueshem ishte me dyer të hapuna katerkapakësh per me pritë Mikun e vet, që punoi dhe i dha aq shumë Shqipnisë, me atë penë t’ artë që nder shekuj nuk ka me u harrue prej Atyne Maleve!

Foto e Robertit tregon shumë ma teper se me shkrue disa faqe per Te!

Kultura Shqiptare mbeti pa një nga shtyllat ma me randsi me humbjen e të Pavdekshmit dhe të Perjetshmit studjues aq i madh: Robert Elsie.

Vetem koha e ardhshme ka me tregue kush u vorros atje parakohet!

Ai ishte nder vlersuesit ma të mëdhaj me punen e Tij i Gegnishtes sonë, dhe mos harroni se, brezat e ardhshem njëditë, do të mendojnë per Ate!

Do të mendojnë ashtusi mendoj e punoi Ai.., per Popullin Shqiptar!

Melbourne, 2 Tetor 2021.