E enjte, 28.03.2024, 09:56 AM (GMT)

Mendime » Fetahu

Adil Fetahu: 'Regnum'' - broshurë e propagandës ruso-serbe kundër Kosovës

E hene, 04.10.2021, 07:01 PM


“REGNUM” - BROSHURË E PROPAGANDËS RUSO-SERBE KUNDËR KOSOVËS

Nga Adil Fetahu

Më 25 shtator 2021, në kulmin e “Krizës së targave” në  kufirin verior  të Kosovës, të cilën e shkaktoi pushteti kriminal i Serbisë, përmes  ekspoziturës së vet në Kosovë, e quajtur “Lista srpska”dhe ekstremistëve tjerë serbë,- një agjension informativ i gënjeshrave dhe propagandës ruso-serbe e botoi dhe lëshoi në qarkullim një brochurë të titulluar:  “Kosova, Serbia dhe Rusia”.  Broshura është një Përmbledhje e 11 shkrimeve të autorëve rusë dhe serbë, të botuara në kohë (data) të ndryshme në faqet e atij agjensioni, i quajtur REGNUM (regnum është fjalë latine për mbretëri). Shkrimet e botuara në atë borshurë kanë të bëjnë kryesisht me statusin e Kosovës, ndërsa përmbajnë edhe kritika të ashpra kundër regjimit aktual të Serbisë dhe konkretisht kundër Aleksandër Vuçiqit, për gjoja se në dialogun që po zhvillon me përfaqësuesit e Kosovës, me ndërmjetësimin e ndërkombëtarëve, por pa pjesëmarrje të përfaqësuesit të Rusisë,  ka bërë e po bënë lëshime, të cilat mund të quhen tradhti e interesave të popullit dhe të shtetit të Serbisë, por edhe të Rusisë.

Në faqet e portalit të Agjensisë REGNUM, më së shumti ka shkrime të njëfar Mllagjan Gjorgjeviq, që është lider i Lëvizjes “Oslobodjenje”(Çlirimi) dhe rusofil i thekur. Por, në borshurën e përmendur në mesin e 11 shkrimeve të botuara, në gjuhën serbe dhe ruse, është vetëm një shkrim i Gjorgjeviqit.  Ja pasqyra e Përmbajtjes së Broshurës së REGNUMIT, me emrat e autorëve dhe titujt e shkrimeve të botuara:

1. Mdest Kollarov:  “Marri apo tradhti? A do ta njohë Rusia Kosovën”

2. Jellena Guskova: “Beogradi ka bërë gjithëçka që Shqiptarët e Kosovës ta ndjejnë se janë të pavarur”

3. Dragan Trifunoviq: “Vrasje, pogrome, pavarësi: Një kurs i shkurtër për historinë më të re të Kosovës”

4. Mllagjan Gjorgjeviq: “Pas çështjes së statusit të Kosovës fshehen krimet dhe tradhtia”

5. Ana Fillimonova: “Shqiptarët e Kosovës nuk kanë asnjë të drejtë për të pasur shtetin e tyre”

6. Stevan Gajiq: “Dështimi i politikës së Aleksandër Vuçiqit”

7. Dejan Miroviq: “Ndarja e Kosovës – projekt i përbashkët i pushtetit të Serbisë dhe i shërbimeve speciale të ShBA-ve”

8. Marko Jakshiq: “Kosova serbe e vitit 2020:  Njerëzit e kanë humbur krejtësisht besimin ndaj Vuçiqit”

9. Zoran Çvoroviq: “Nëse Rusia e njeh Kosovën, Serbët do të shndërrohën në “ polakë të Ballkanit”

10. Tatjana Stojanoviq (që është edhe përkthyese e të gjitha teksteve): “Pas Vuçiqit Serbia nuk ka më se çfarë të dorëzojë në Kosovë”

11. Vlladimir Zotov: “Kosova është Rusi; Çfarë të bëjë Moska që të mos ia mihë varrin vetes në Ballkan”.

***

Shkrimet në këtë edicion janë botuar paralelisht në serbisht dhe rusisht. Broshura ka gjithsejt 40 faqe, dhe një tirazh prej 1000 copë; me gjasë për t’iu shpërndarë ekstremistëve serbë në barrikadat në Jarinje e Bërnjakë.

Agjensioni REGNUM ka filluar punën në vitin 1999, ndërsa është regjistruar dhe ka marrë licencën në vitin 2002. Thonë se kanë më se 400 korespodentë nga agjensi të ndryshme të lajmeve në tërë botën, me të cilat janë të lidhur dhe kanë partneritet.

Zyrtarët e pushtetit aktual të Serbisë REGNUMIN e konsiderojnë se është kundër politikës zyrtare të Serbisë, dhe se është e lidhur me opozitën aktuale të Dragan Gjilasit dhe  Mllagjan Gjorgjeviqit, prej të cilëve merr edhe mjete financiare.

Çfarëdo që të jetë, “Regnumi” është një vegël e sistemit propagandistik të Rusisë dhe Serbisë për agjendën gjeo-politike të këtyre shteteve antishqiptare, antikosovare, antiamerikane, anti BE-së dhe anti NATO-s.

Përveç shkrimeve të botuara në edicionin e kësaj broshure, në faqet e “Regnumit” ka edhe shumë shkrime tjera  propagandistike kundër Kosovës dhe kundër regjimit aktual të Serbisë. Me këto shkrime, edhe kundër Kosovës e Shqiptarëve, edhe kundër regjimit të Serbisë, “Regnumi” e ka bërë tërkuzë, sa që e ka prishë konceptin filoofik se “armiku i armikut tim – është miku im”!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora