E premte, 19.04.2024, 09:38 PM (GMT+1)

Mendime » Nexhipi

Reshat Nexhipi: “Shqiponjën” nuk e mposhti dot “ Luanesha”

E hene, 04.10.2021, 06:44 PM


Rast: “Non grata” e dr. Berishës

“Shqiponjën” nuk e mposhti dot “ Luanesha”

(Doktorin Jurri Kimi)

Nga Reshat Nexhipi

Ja pse: “Ultimatumi” i saj për largimin e Berishës nga parlamenti dështoi, sepse, veç tjerash, ishte në kundërshtim me parimet demokratike të Amerikës, kurse doktori u tregua më demokrat dhe më proamerikan se ambasadorja, prandaj dhe para parlamentit u prit me brohoritje dhe avacione të cilat një militant i tij, i krahason me ato të Cezarit gjatë hyrjes  triunfale në senatin e Romës, si dhe doktorin e krahason me shkëmbin i cili vazhdimish qëllohet nga valët e detit, por ai me tepër forcohet dhe shkëlqen.

Një analist tjetër, e tepron edhe më shumë, kur thotë, citoj: “ Doktor Berisha është i vetmi demokrat që, siç e themeloi ashtu edhe mund ta nxjerrë nga balta P.D., që ,siç e futi Shqipërinë në NATO mund ta shpjerë edhe në Europën e Bashkuar ,siç e ka krijuar pluralizmin ashtu dhe mund ta mbrojë nga monizmi dhe diktatura që po i kanoset dita ditës dhe, fare në fund, Berisha ka mundësi më tepër se çdo burrë shteti tjetër t’a afrojë Kosovën me Shqipërinë dhe të bëjë bashkimin kombëtar.

Se sa kjo tingëllon si fantazmë dhe utopi, nuk do sqarim, por një është e vërtetë që s’e lot dot as topi: Doktor Berisha, me veprimet e tij, mbrojti dinjitetin personal dhe sovranitetin kombëtar, sepse nuk lejoi që vendi i shqiponjave të komandohet nga një zonjë me origjinë aziatike, korejane, pra lindore, jo perëndimore dhe aspak europiane dhe amerikane.

Shkurt: Ambasadorja lojti rolin e femrës e cila duke rregulluar vetullat, dëmtoi sytë dhe fytyrën, prandaj, për t’a ndrequr atë, duhet të zbulojë nxitësit, sepse populli thotë:

“ Po shkove pas grumbullit, dihet ku përfundon’’.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora