E enjte, 18.04.2024, 06:03 PM (GMT+1)

Kulturë

Tahir Bezhani: Mos i lexoni vargjet e mia

E hene, 04.10.2021, 06:35 PM


Tahir Bezhani; tri poezi

MOS I LEXONI VARGJET E MIA

Mos i lexoni vargjet e mia të rebeluara

Mendimet bëjnë zhurmë, trysni

Shikimet treten vrimave të universit

Presin gëzimet e vonuara  stuhive

Dallgët kalojnë  si të çmendura

Reagojnë instinktet e lodhura

Sa vështirë mësohet kënga përmendësh

Kur nata të zë në barkun e qiellit me shtrëngatë

E lutjet kah mund të gjejnë rrugëtimin

Rrugëtimin me alveolën, djep dëshirash

Ku përkunden shpresat e vrara  nëpër mote

Sa vonohen mendimet kur ndizen gacë në qiell

Rrugëtimeve  të ëndrrave përvëluese

Syprinës pafund,  deteve të dallgëzuara

Mos i lexoni vargjet e mia idhnake

I ngjajnë anijes në valëvitje, e pa ankoruar

PËRHERË  KAM THËNË....

Kur më shikoni flokët e shprishura, të serta

Dijeni, era i ka  lënurë tërë natën pa hënë

Nëse shikon mrrola të çakërdisura në ballë

Më kuptoni drejtë ,ashtu siç u kam  thënë,

Dikush shpirtin ma ka trazuar

Lotët nëse i shihni duke gjëmuar

Ashti  është arratisur dhunshëm

Plaga ulërinë damarëve plot zjarrmi

E kënga ku fshehët kurrë nuk e dita

Ndoshta në flaken e qiriut po tretet

Duke  dhënë pakës dritë

E unë,  ofshamë përvëluese mbeta

Jam   shpuzë  e bardhë

Në fitil të djegur....

TI ISHE E VETMJA....

Ishe  e vetmja që vidhje natën

I gjeje lehtë rrugët e verbuara harresave

Prekjet e gjuhës lenin rrugën kërmillçe

Si ndryshkë kohëve në ikje dhimbshëm

Shpirti shuante etjen e tkurrur thatësirave

Në qerpikë shkrumb  malli, lot  fëmijësh

Ti ishe  e vetmja  zjarrishtë  rrezitjesh

E vetmja me atë ngjyrë të syve bojëqielli

Që therëshe thellësive  padiktueshëm

Katarakte të zhurmshme  epsheve të shpirtit

Skalitje e netëve të vjedhura tymnajës

Përmendore e mbështjellë hinajës

Ishe  e vetmja hajdute  nate

Ndizëshe zjarr e ikje, bëheshe furtunë

Ishe e vetmja dhimbje që mbete statujë

Përlotshëm shikon e nuk bëzan, dënesë

Heshtja është luftë që nuk mbaron kurrë

Muratore e djegur në kohë....

Shtator,2021

Gjakovë



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora