E merkure, 24.04.2024, 12:22 PM (GMT+1)

Shtesë » Historia

Tahir Zaimi: Lidhja e dytë e Prizrenit dhe lufta heroike e popullit për mbrojtjen e Kosovës (V)

E shtune, 06.12.2008, 10:18 PM


Trimi legjendar i DRENICES, AZEM GALICA, i cili me kryengritjet e tij të guximëshme mase njiherë e tranditi Belgradin dhe e tmëroj ushtrin jugosllave, vra në luftë në vjetin 1924.
TAHIR ZAIMI

Lidhja e II° e Prizrenit dhe lufta heroike e popullit për mbrojtjen e Kosovës

 

Bruxelles - 1964

Guximi dhe sakrifica e nji grueje shqiptare

Nji grueje plakë nga katundi Kovaçicë e Shalës s'Bajgorit të cilës nji skuadër partizanësh ia kishin vra të vetmin djalë n'oborrin dhe përpara syve të sajë, p'a mbulue në dhë kreatyren e vet që kishte mbetë i shtrimë mbi dhë, për t'a shgjaksue të birin, naten kurë sipër në dhomen e miqvet kishin fjetë gjaksorët, e mbushi me kashtë katun e kullës dhe me nji shkrepcë morl flakë tue u djegë e shëmbë krejt ndërtesa pa muejtë me shpetue asnji nga skuadra e partizanvet gjaksorë. N'e nesret, kurë mbërrijten forcat qeverritare në vendin e ngjarjës dh'e pyeten plaken se si kishte ndollë zjarmi, nanë lokja zemërplasun, pa u trishtue e frigsue asfare, deklaroj se ajo vetë e kishte ndezë shtëpin, perse padjalë nuk i kishte mbetë ma dishirë qi me jetue në kët botë dhe kështu pa e tjerrë ma gjatë edhe komandanti serb, muerr dh'e pushkatoj pranë kufomës së të birit, për t'a shkimë edhe nji voter shqiptare. Mbas pushtimit të Kosovës nga fuqit komuniste dhe mbarimit të lëvizjes s'Drenicës, disa çeta nacjonaliste zhvillojshin aksjone lokale kundër dominatës jugosllave, çeta ndër të cilat edhe ajo e Uk Sadik Rama Gjurgjevikut bashkë me Prof. Ymer Berishen pat ardhë disa herë në përpjekje e luftime me partizanët komunist dhe ndërsa ata qenë hjedhë në Prekorupë e në rrethe të Rahovecit me qellim me mbledhë e organizue forca të reja, ra i sëmundë nga plagët e randa qi kishte marrë ma përpara, u zue trathtisht në nji banesë dhe u dërgue në Prishtinë, ku denue prej gjyqit komunist, u ekzekutue me pushkatim në vjetin 1947 bashkë me disa shokë të tjerë. Ashtu edhe shoku i tij Kajtaz Ramadani nga Kjeva, i xanun dhe i burgosun, pa u qitë fare para gjyqit, që pushkatue në Prizren në vjetin 1945.

Të pushkatuemit në Podjevë


 
Hoxh Visoka, ish Nenprefekt,
Jahja Fusha, » » ,
Zoja e Jahja Fushës ,
Nentoger Isak Beshir Domi
vra në ballë të luftës, krah për krah me Rinin e bataljonit  ‘’HASAN PRISHTINA » që shkruen epopënë e luftës s'Kosovës.

AKTI GUXIMTAR I HAKI TAHES

Në javen e parë të Frorit 1945, bahet nji mbledhje në Bashkin e Gjakovës në të cilën asistojnë Parija e vendit, kryetar'i këshillit të rrëthit dhe Miladin Popoviçi. Nji qytetar icili ishte prezent në kët mbledhje i ban kët pyetje Miladin Popoviçit. — Si u-ba keshtu z. Miladin që s'e mbajtët fjalën dhe nuk i zbatuet premtimet që na bajshit, kur ndodhej kësajde okupatori, tue thanë se Kosova do të jetë e bashkueme me Shqipnin, ase do të ketë republiken e vet me të tana liritë dhe të drejtat qi ka nji popull'i lirë ? — E tash, vijon qytetari i genjyem dhe i dishpruem, as flamurin t'onë nuk po e lejoni të ngrihet!... Vrae e pezmatue keq nga kjo pyetje e gux'mëshme, ia këthën me njiherë Miladini : — Or ti shok !, a hala me këso andrrash po e rrëni vet-voten? — Edhe nji herë tjetër — shtoj aj — nuk më pelqen t'a ndëgjoj kët far huvendi !..., dhe ngrihet e del nga mbledhje pa u-përshndet fare me bashkëfjaluesat shqiptarë dh'e thrret shoferin e tij q'e priste te porta, të cilit i nep urdhen që t'i ngrahe automobilit me të shpejtë në drejtim të Prishtinës, ku e pritshin, shum punë të tjera ma të ngutëshme. Nji djaloshi idealist q'e kishte ndëgjue kët bisedë të vrazhdë filloj t'i nxëhet gjaku e t'i prishen shum keq nervat dhe duel me kerkue nji kubure për t'ia denue jeten këtij malezezi të pabesë, icili bashkë me shokun etij Dushan Mugoshen kishin mbërrijtë m'e mashtrue rinin e Shqipnis dhe nji pjesë t'asaj të Kosovës. Ma vonë u muerr vesht se djaloshi qi kërkonte armë kishte qënë idealisti Gjakovar HAKI TAHA icili, i armatosun me nji revole Nagante të rë pa humbë kohë niset për Prishtinë dhe vete mu në zyrë të Miladin Popoviçit, të cilin e qellon mu në kokë tue i thanë : që ky asht denimi i trathtis që të nep Rinija e mashtrueme e Kosovës ! Mandej për mos me u-ra në dorë gjaksorve partizan q'e kishin rrethue e doshin m'e zanë gjallë në nji plëmë kashtët, vret veten dhe i nep fund jetës s'tij djaloshare për idealin e Kosovës arbnore.

DRENICA, DJEPI I TRIMNIS LEGENDARE
Lëvizja e Drenicës dhe mbarimi tragjit i udhëhjeksve të sajë

Zjarmi i pashuem i votres së kryengritjeve kundër invazorve të huej, i ndezum prej ALI PASH Gusis e Jakup Ferit, prej Bajram Currit e Hasan Prishtinës, prej Isa Boletinit e Idriz Seferit, prej Aqif Blutës e Mulla Idriz Gjilanit, prej Sadik Ram Gjurgjevikut e Azem Galicës, do të lëshonte shkëndijet e veta në vjetin 1945, mbas pushtimit të Kosovës nga Jugosllavija komuniste, për të përsëritë epopënat e luftave të herëshme, kët herë nën flamurin revolucjonarë të kreshnikut të Drenicës, Shaban Palluzhës, qi me zjarm e me pjak të luftarvet kosovarë, vulosi Shqiptarsin e krashinës Dardane. Me 14 Kallnuer 1945 ndëshja e parë me Brigadat kcmuniste fillon në maje të Çiçavicës ku, u-zhvilluen përpjekje e luftime të përgjakëshme për të vazhdue deri në funt të Marsit. Në fillim Belgradi nuk i dha randësi kësaj kryengritje të Drenicës dhe kujtoj se ky zjarm i rezistencës shqiptare mund të shtypej e mund të shuhej shpejt'e shpëjt, por tue pa se Brigadat sulmuese t'operacjonit po shgatrroheshin njana mbas tjetres, zu m'u tranditë mjaft — aqë sa po kërcnohej edhe kryeqëndra e Kosovës, Pr'shtina —, dhe organizoj fuqina të rëja në nji masë serjoze tue dërgue Brigada mbas Brigadash që humbshin efektivet e tyne në nji mënyrë të tmërrëshme, sa me habitë e shqetsue Shtabin Madhuer, icili vu në veprim edhe ajrorë bombardimit dhe kishte urdhnue komanden e operacjoneve për masakrime në masë dhe djegje e rrënime katundësh e shtëpijash shqiptare. Thuhot se në kët rasë u dogjen e u-banë hi e pluhun 44 katundo tc Drenicës dhe krejtë gjaja e gjallë e pasunija e tundëshme e banorvet u plaçkit dhe u bajt nga fuqit qeverritare. Numri i të ramvet ndër ndëshjet e kësaj lufte dhe aj i të pushkatuemvet kalon 5000 vetët, ndërsa edhe aj i partizanvet komunist flitët me siguri se nuk ka qenë ma i pakët. Kah mbarimi i Marsit në nji ndëshje e sipër vritët edhe udhëhjeksi i pafat i kryengritjes, Shaban Palluzha, dhe krahu i djathët i tij Kapiten Mehmet Gradica me shokë të tjerë trima dhe kështu merr fund qindresa e Drenicës, për të vazhdue tragjedija në vende e kohna të tjera. Edhe Salih Bajraktari i Drenicës bashkë me 7 shokë të tjerë prej rrahjeve e torturavet kanë vdekë ndër burgje, kurse 160 luftarë të tjerë, djelmosha dhe burra të plagosun e të merdhimbë kambësh në luften e Drenicës, kanë vdekë ndër male, pa pasun mundësin, as mjetët ma elementare me i mjekue plagët e trupave të tyne. N'atë kohë asht vra edhe Shaban Sadik Gjurgjeviku bashkë me disa shokë të tij në nji përpjekje me Partizanet komunist. Komandanti trim Xhem Has Gostivari që kishte drejtue për shum kohë fuqit vullnetare të Tetovës, Gostivarit dhe të Kërçovës në luftime të përgjakëshme kundër partizanve serbomaqedonas, mbas pushtimit të vendit nga jugosllavija komuniste ecila ndihmohej edhe nga Brigada shqiptare nen komanden e Aqif Lleshit, u tërhoq ndër male dhe vazhdoj rezistencen me anen e çetavet deri në prenveren e vjetit 1946, por dhelpnija sllave për m'e eliminue e likvidue edhe kët kundreshtar të sajë të rrezikshëm, qi mase njiherë i kishte shpartallue e asgjasue forcat e partizanvet, gjeti mënyrën për m'e korruptue nji shqiptar të pabesë, me anen e të cilit, nji natë të ërret kurë komandanti i pafat po flinte në nji stan, e vrau trathtisht dh'e zhduku tue shue rezistencen edhe n'atë sektorë luftimësh të çetavet shqiptare. Janë vra gjithashtu në vjetin 1946 në përleshje e sipër me Partizanët edhe Mefail Zajazi dhe Mafaili i vogël nga Kërçova. Garib Rapashdolli, ish kryetar Komune nga Kërçova, Ejub Llerca, Kryetar çetash, nga Kërçova, Aqif Gllobçica, komandant vullnetarësh nga Tetova, Ferhat Vica nga Tetova e shum të tjerë emnat e të cilve nuk na ka qenë e mundun t'i mësojmë, veçse në numer. Si mbas informatave të sigurta në Ulqin dhe në rrëthe, në mbarin të vjetit 1944 kurë asht pushtue vendi nga komunistët serbo-malezez, janë pushkatue nji numer prej 500 shqiptarësh, ndër të cilët: Ded Coku, Hodo Begu, Mymin Begu, Zullti Fici, Caf Canki, Hoxh Olunji, Don Nikoll Tusha, Vas Filip Mirdita, Brahim Zeçiri, Musa Dobeq, Sulejman Dobeq, Jonuz Bozaxhija, Pashko Zefi, Kasem Zeneli, Muho Bimi, Ali Kllezniq, Rrusto Halili, Ali Beqiri, Osman Shabani, Marush Halili, Ali Kalimani, Çopriqi, Lukaliqi, Daut Shabani, Hasan Dani, Izet Dragoviqi, I vllai i Hamëz Selmanit me gjith djalë.

Brigadat komuniste shqiptare në ndihëm të Jugosllavis

Për m'e shtypë e shkatrrue fare kët rezistencë të fortë me kryeneçsi që sa po shuhej me nji anë, plaste papritmas në tjetren, kërkohet prap kontributi i shqiptarve të zezë, të cilët t'inkuadruem në tri Brigada, njana (e V-ta) nën komanden e Shevket Peçit dhe tjetra (e III-ta) nen atë të Rrahman Parllokut qi kishte për sekretar politik Gafur Qyqyn vrapojnë në ndihëm të Marshalit jugosllav, icili nuk e ndjente vedin aspak në gjendje m'e zotnue situaten, Brigada të cilat arrijnë me shpejtië, e para e nisun nga Elbasani e tue kalue nepër Librazhdë- Klenjë-Zerqan-Peshkopi, Kalaja-Dodës në Lusen të Lumës, ku i plasë pushka dhe mbas nji ndeshjeje të përgjakëshme mbetën 14 deshmorë prej Lusne, kurse n'anen tjetër vriten 180 nga efektivet e Brigadës ecila kalon nepër Topojan, Shishtevec dhe s'andejmi në Gjemashicë-Bellushë-Prizren, prej kah në Gjakovë, Pejë e vise tjera të Kosovës, ku qendron për nji kohë prej mase dy vjetësh ; dhe tjetra, e nisun nga Shkodra e tue kalue nepër malet e Dukagjinit e nepër Malsië të Gjakovës në Junik dhe prej andej në Pejë e vende tjera të Kosovës, kurse nji tjetër Brigadë nën komanden e Aqif Lleshit niset nga Peshkopija e kalon në Diber të Madhe, Kërçovë, Gostivar, Tetovë e Shkup për t'ia dorëzue patronit-aleat viset e Maqedonis shqiptare. Forcat komuniste serbo-maqedone që deri në mbarim të vjetit 1944 ishin dermue e paralizue prej komandantit të fuqive nacjonaliste Xhem Has Gostivarit, mbasi vendi u shkel prej Brigadës shqiptare, filluen prap m'u forcue e m'u shtri n'atë sektorë, ku 91 masakruen me qinda e me mija Shqiptarë, ndër të cilët vetem në Tetovë 4000, në Gostivarë 700 dhe në Kërçovë 500, midis tyne :


Aqif Sinani nga Gostivari ,
Iljaz Bugovina » ,
Lok Llokovica, kryetar çete ,
Aqif Qenani, nga Gostivari ,
Refik Orashti, Toger ,
Arif Brodeci, N/Komandant ,
Tahir Vreshalla, nga Tetova ,
Hafiz Hasan Hoxha, nga Gostivari
me gjith babë e vllaznit e tij ,
Esat Vica, nga Tetova ,
Izzet Sinani, nga Gostivari,
Ajvaz Shahsivari » » ,
Av. Kadri Salihi » » ,
Avdi Rrahman Kullaku » »

Bilanci tragjik i deshmorve dhe i viktimave të pushkatuem

Këtu poshtë po napim nji listë të përgjithëshme të deshmorve të ramë ndër ballnat e luftës dhe të viktimave të tjerë që janë pushkatuem mbas pushtimit të vendit, për çdo krahinë veç-aveç ; marrun nga burimet e rrezistencës : Ndonji bashkatdhetarë ma i kujdes'shëm do të mundet, ndoshta, ma vonë me na dhanë numrin ekzakt të këtyne viktimave të vajtuem, qi muë nuk më që e mundun t'i hetoj dhe t'i rregjistroj ma objektivisht.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora