E diele, 27.11.2022, 07:59 AM (GMT)

Editorial » Ukaj

Ndue Ukaj: Ibrahim Rugova na ktheu dinjitetin dhe lirinë

E diele, 03.10.2021, 07:00 PM


Ndue Ukaj:

Ata që flasin me ndjesi gati sensuale për udhëheqësin natyrshëm çdo veprim të tij e duartrokasin dhe për të janë në gjendje të hedhin baltë në secilin që e kundërshton.

Të tillët të ekzaltuar udhëheqësit i quajnë edhe të ditur e profetë. Në fakt, këta soj udhëheqësish krejt historinë e tyre "diturore" e kanë me do ushtrime bajate retorike, të cilat turmat e eksituara i kanë kthyer në bibël politike.

Të thuash se dinjiteti i vendit ka mbetë në targa të automjeteve dhe në anën tjetër të mos brengosësh se qeveria jote i ka thënë Jo Amerikës, kjo domethënë se kriza përbrenda grupimit tënd ideologjik ka kaluar në metastazë.

Nejse, koeficienti i inteligjencës sonë politike historikisht ka qenë i mjerë. Shumë i mjerë. Pa shkollë autentike kombëtare e me politikan që kanë qenë kusarë të mirë - thoshte Eqrem Bej Vlora, të tillët më shumë u shërbyejnë ideologjive, interesave të kundërshtarëve e armiqve sesa vetes.

Duhet ta them edhe një gjë: Falë një njeriu të urtë, të ditur e fort të mençur, siç ishte Ibrahim Rugova, në vitet e 90- ta, na u kthye dinjiteti dhe fituam liri e bëmë shtet, por tani këtë dinjitet po e nëpërkëmbim zi e më zi, jo tjerët por vetë ne, duke përbuzë aleatët që na shpëtuan, mashtrimin duke e quajtë politikë dhe duke fjetë në ideologji të qelbura.

Kulturën e naltë politike e kemi rrafshuar baras me ambiciet të çoroditura.

Ata që kanë bërë ca ushtrime ideologjike me siguri e dinë mirë ku janë rrënjët e kësaj rrëmuje shpirtërore.

_______

Të refuzosh gazpërçuesin amerikan, në kushtet e sotme globale, qartësisht domethënë t' i hapësh rrugë gazit rus dhe kështu me vetëdije t' i shërbesh gjeostrategjisë ruse dhe ambicieve të saj.

E shqiptarët racionalë e të këndellur prej kllapisë orientale - komuniste e dinë mirë se për ta sa herë janë mbyllë portat e perëndimit, janë hapë portat e ferrit.

Prandaj si i tillë, ky vendimi i Qeverisë së Kosovës shpërfaq hapur një anomalie serioze, një çrregullim serioz, sepse tregon ç' mendësi e rrezikshme marksiste e drejton vendin tonë.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora