E premte, 29.03.2024, 01:50 PM (GMT)

Mendime » Çeliku

Kalosh Çeliku: Natë mes të vdekurve dhe të gjallëve

E premte, 01.10.2021, 07:48 PM


NATË MES TË VDEKURVE

DHE TË  GJALLËVE

NGA KALOSH ÇELIKU

Edhe, përçudi: në ora 0.3.15?! Pasmesnate, si zakonisht: ma prish ende gjumin e Natës Madhe, Maci Di?! Nuk është: Dr. Gaçi me mustaçet e pëdredhura vesh më vesh. Armët e stërgjyshit dhe Babait, që ende i mbanë brez pas brezi me shekuj, në brez dhe nën jastëk. Struken, krahëve me një “kashikarë” serbi dhe dy mollë të kuqe italjani pas dere. Mauzerrin me gjithë fishekë mbi kokë. Kohë, kur përpak desh ma vrau Nanën. Shkaku, se Ajo si nuse me prejardhje hoxhallarrësh, që kishin studiuar në Kajro me tituj shkencor fetar, kur erdhi në fmailjen tonë bekteshiane, deshi ta zgjojë për “syfyr”, në muajin “Ramazan”. Babai, e kishte rrëmbyer mauzerrin duke ia shkrepë tymeflakë të gjithe fishekët. Nana, mezi e kishte shpëtuar veten mes plumbave. Shkaku, se: ia kishte prishur gjumin.

Them, vetëmevete: me siguri, është Shpirti i Ndonjërës nga Gratë e mia besnike. I përgjigjem përgjumshëm: Magarkë, mua gjumin kur t’u teket, qoftë ditë, qoftë natë ma kanë prishur vetëm Gratë e mia besnike, por jo edhe Maci Di. Përmëtepër, e di: Ti nuk je Dr. Gaçi, dhe nuk e ke një Xhadi me vete përmbrapa. Edhe, Unë: Dikur, e kam pasur me vite një Xhadi besnike, Di. Nuk e kam më Sot, as edhe përtej Varri. Jo, më thotë Maci: duke, i shkrepur sytë me paralëjmërim për hakmarrje: o burrë: zgjohu! Përfundoje romanin “Hënorja”! Heshtë.

Magarka, si Maci e llojit vet besnike - historike, edhe më e mërzitshme se Gratë e mia besnike në Jetë, nuk më lënë rehat me përqafime “dashurie”. Patjetër, edhe çohem nga shtrati ta përfundoj romanin tim për Ditën e Nesërme.

Natë, e tmerrshme me ëndrra dhe xhinde mes të vdekurve dhe të gjallëve, rrëzë ?uke: varreve, livadheve dhe maleve Verë e Dimër me borë. Dr. Gaçi, papritmas më vjen në ndihmë, shtrihet mbi dorën time të majtë dhe gërhet në gjumë. Përderisa, Unë në laptop nëpër Natë, e përfundoj romanin për Nesër.

Natë, e errët pa yje. Dhe, me mjegulla. Qetësi varri. Në Qiell, nuk ka as Diell, as Hënë. Nuk bie shi. Ende, as, breshër. E para më delë në pusi poezia “erotike” në fillim të romanit:

TRI NUSE M’I SHTINË NË KO?I. DHE,

TE PRAGU SHTËPISË MË VËNË PUSI

Kurrë, nuk vëndosa unaza në gisht

As fejese. Dhe, as martese në kishë:

Katund. Dhe, Shkup. Prishtinë.

Amani, mos ta them. Edhe, në xhami

Edhe, pse: si student në Prishtinë:

Nateditë rrugëve. “Gërmi”. Universitet.

Pesë gishtat e dorës i pata plot me unaza:

Gjarpër, Dy plumba, Simbol Vdekje, Zemër.

Dhe, tri bira plumbi në kokë. Sheshirin e zi:

Me shkrimin: Kërkoj një vend për të vdekur!

Gunën e zezë, deri në fund të këmbëve

Zingjirë argjëndi përqafe, gishta e duar.

Hajmalinë e Baba Shehut të Llagut në gji

Shqiponjën Dykrenare të Skënderbeut.

Atë: të Ismail Qemalit. Historisë përmbrapa

Që, i vinte tinëz edhe në Durrës: Dy-tri hapa.

Engjëllin Grua para: Dy të Tjerat përkrahu

Prinin, nateditë  në Luftë me Penë për Liri.

Korzo, përpara “Bozhurit”, në Prishtinë

Herë pas here, dilja në të dy anët e rrugës:

Asaj Korzos, anës shqiptare. Dhe, serbe

Pranë “Bozhurit”. Drurit Kaloshit, në pusi.

Vitet, Sot: kanë ikur aq Larg. Ika, dhe Unë

Përshkak, të një pusie për Nuse Lirinë.

Ende, Sot: jam gjallë mes dy pusive:

Lirisë Prishtinës. Dhe, Xhadisë Shkupit.

Nateditë, m’i shtinë Tri Nuse në koçi:

Matanë Pragut. Tinëz, nën  Rrapin Historik

Brez pas brezi, pas porte më vënë pusi…

Vetëmse, Unë dhe Dr. Gaçi lugetër para Agimit, e përfundojmë Romanin për Nesër. Një Natë me ëndërra. Gërhitje, për Liri. Nateditë, në gjumin shekullor me xhinde, duyke më hudhur dorë më dorë majë lisave, dhe çative të shtëpive gjithë Natën, në Katund…



(Vota: 20 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora