E enjte, 25.04.2024, 06:15 PM (GMT+1)

Mendime

Eshref Ymeri: Mashtrimi i radhës i hipokritit Rama

E enjte, 30.09.2021, 08:00 PM


Mashtrimi i radhës i hipokritit Rama

Nga Prof. Dr. Eshref Ymeri

Gjatë parashtrimit të programit të qeverisë, Rama deklaroi se një nga synimet kryesore të qeverisë është rritja e pagës minimale nga 30 mijë lekë të reja në 40 mijë lekë të reja deri në fund të mandatit” (Citohet sipas: “Rama: Deri në fund të mandatit, paga minimale do të shkojë nga 30 në 40 mijë lekë të reja”. Faqja e internetit “Lapsi.al”. 16 shtator 2021).

Sa i lezetshëm ky Rama! Se nuk e dimë nëse e ka me të vërtetë kur bën premtime të tilla, apo ka qejf të bëjë shaka për të mashtruar me marifet. Lexuesit e nderuar le të kthehen prapa në kohë dhe të kujtojnë premtimin e Ramës gjatë fushatës zgjedhore të vitit 2013, kur ai vuri në lëvizje të gjithë armatën e jeniçerëve të vet dhe poshtë derës së familjeve shqiptare rrasi një fletëpalosje me premtime të  bujshme. Po ndalem vetëm në premtimin për uljen e tvsh-së së energjisë elektrike. Në atë fletëpalosje Rama premtonte se tvsh-në e energjisë elektrike do ta ulte nga 20% në 06%. Rrjedha e ngjarjeve vërtetoi se Rama mashtroi pa iu dridhur qerpiku: ai jo vetëm që nuk e uli absolutisht tvsh-në në fjalë, por, përkundrazi, më 01 shkurt 2015, çmimin e energjisë elektrike e rriti nga 7,5 lekë në 9,5 lekë për kwh. Po a e dinte Rama se pas rritjes së çmimit të energjisë elektrike cilat do të ishin pasojat që do të binin mbi pensionistët e varfër me një pension prej 7000 lekësh të reja në muaj? Ja një rast me pasoja tragjike:

“E moshuara 91 vjeçare nga fshati i Mirditës, Barbulla Pepa, e cila jetonte në kushte të varfërisë ekstreme, krejt e vetme dhe pa energji elektrike, është ndarë sot nga jeta…Ajo, që rreth një muaj më parë i kishte apeluar Qeverisë që ta bënin me energji elektrike, nuk mundi që ta përballojë këtë dimër krejt e vetme. Kanë qenë fqinjët që e kanë gjetur atë pa shenja jete brenda banesës së saj, që vetëm emrin e kishte të tillë.Institucionet nuk i kishin dalur asaj në ndihmë, bile ia kishin këputur energjinë elektrike, duke e lënë plakën  në terr”(Citohet sipas: “Vdes nga të ftohtit plaka në Mirditë, që institucionet e kishin lënë në terr”. Faqja e internetit “portalionline”. 10 dhjetor 2015).

Gjatë këtyre tetë vjetëve në pushtet, Rama e shtoi varfërinë deri në atë shkallë, saqë më shumë se gjysmë milioni njerëz u detyruan të braktisin vendin.Në televizionin kombëtar RTSH, drejtoresha e INSTAT-it pati deklaruar se “nga 2013 e deri në shtator 2020 janë larguar zyrtarisht 610 mijë shtetas” (Citohet sipas: Flamur Hoxha. “Të prekësh me dorë dëshpërimin në Kukës”. Faqja e internetit “Fjala e Lirë”. 01 prill 2021).

Sot, për shkak të politikës varfëruese të Ramës, një qytetari të thjeshtë, sikur të mjaftohej vetëm me dy vakte ushqimi përshesh me kos në ditë, i duhet të shpenzojë 6000 lekë të reja në muaj.

Sikur Rama të ishte i sinqertë në premtimet e veta, pagën minimale prej 40 mijë lekësh le ta ngrinte para zgjedhjeve të 25 prillit, duke ndjekur shembullin e Kryeministrit Berisha, i cili, gjatë fushatës për zgjedhjet politike të 28 qershorit 2009, rrogat dhe pensionet i rriti me 10% që më 1 maj. Rama s’mund ta bënte dot një gjë të tillë se yll karvani ka psikologjinë e mashtrimit. Për pensionistët, të cilëve Kryeministri Berisha ua shtonte pensionin jo më pak se 4% në vit, Rama s’e tha absolutisht as edhe një fjalë të vetme para Kuvendit.

Po çfarë premtimesh të tjera bëri Rama gjatë fushatës zgjedhore të vitit 2013, premtime që rezultuan mashtrime të kulluara? Në një material, të botuar rreth pesë muaj më parë, thuhet:

“Premtime të tjera të vitit 2013 ishin:Do të heqim taksën 20% për bukën, do ta heqim taksën për qumështin, do ta heqim taksën 20% për vezën, për miellin, për vajin, për sheqerin, dhe orizin”.Sot e kësaj dite, kjo gjë nuk ka ndodhur dhe tvsh-ja e ushqimeve është 20%” (Citohet sipas: Eljona Ballhysa. “Premtimet e reja të Partisë Socialiste dhe një rrugëtim në premtimet e parealizuara të 8 viteve”.Faqja e internetit “portvendore.al”. 05 maj 2021).

Para Kuvendit, Rama bëri edhe një tjetër premtim prej kryeministri hipokrit. Ai deklaroi:

“Qershorin e vitit tjetër do të hyjë në fuqi ndalimi i përdorimit të qeseve plastike që janë kthyer në një makth” (Citohet sipas faqes së mësipërme të portalit “Lapsi.al” të datës 16 shtator 2021).

Si nuk i vjen zor këtijRamës,xhanëm, që deklaron gënjeshtra të tilla nga njëri mandat te tjetri. A nuk ishte vallë ky Rama, i cili, me gojën e ministrit të turizmit Blendi Klosi, në mandatin që kaloi pati deklaruarse ndalohej prodhimi i qeseve plastike? Në njërën nga faqet e internetit të qeverisë gjatë atij mandati, thuhej:

“Nga korriku i këtij viti do të ndëshkohet çdo biznes që prodhon, importon apo tregton qese plastike. Vendimi i Këshillit të Ministrave është prezantuar nga ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, gjatë takimit me grupe interesi, prodhues dhe importues të qeseve plastike” (Citohet sipas: “Shqipëria ndalon prodhimin, importimin, tregtimin e qeseve plastike”. Faqja e internetit “turizmi.gov.al”. 09 maj 2018).

Me sa duket, Rama ka krijuar bindjen e patundur se ose populli shqiptar e ka kujtesën të shkurtër, prandaj e gënjen, e mashtron si pa gjë të keqe, ose populli shqiptar atë e do edhe më shumë kur e gënjen dhe e mashtron më shumë. Se cila është e vërteta, këtë duhet ta sqarojnë analistët-psikologë, edhe me ndihmën e specialistëve të neuropsikiatrisë. Se të premtosh më shumë se tre vjet e gjysmë më parë për ndalimin e prodhimit dhe të importimit të qeseve plastike dhe një premtim të tillë ta përsëritësh edhe në fillim të mandatit të tretë, ky është një mashtrim skandaloz që i bëhet mbarë opinionit publik. Por s’kemi ç’bëjmë. Elektorati socialist, që përbën shumicën e votuesve, e ka qejf mashtrimin e Ramës, prandaj edhe Ramën vazhdon ta mbajë në krye të partisë. Sepse varfëria i është bërë pjesë përbërëse e jetës së përditshme, se udhëhiqet nga parimi “i varfër, por me Ramën në krye”. Le ta gëzojnë. Elektorati socialist është trashëgimtar i pararendësve të vet komunistë, të cilëve kryekrimineli Enver Hoxha u pati premtuar në fillim se do të hanin me lugë floriri dhe në vitet ’80 e panë me sytë e tyre se në ç’varfëri të tmerrshme i katandisi.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora