E marte, 19.03.2024, 04:34 AM (GMT)

Editorial » Ukaj

Ndue Ukaj: Demagogu është i kënaqur që të përgjumë publikun

E enjte, 30.09.2021, 07:11 PM


Ndue Ukaj:

Demagogu është i kënaqur që të përgjumë publikun dhe t’i shtyjë ata në iluzionet që u dikton - thotë shkrimtari suedez Kjell Espmark.

Ja pra miq, demagogu ynë tanimë është i kënaqur sepse e përgjumi turmën që i shkon symbyllur prapa, të përndezurit që çdo herë janë të të gatshëm të stimulojnë dashurinë për udhëheqësin dhe një pjesë të publikut që i skuq duart duke duartrokitë çdo veprim të udhëheqësit.

Por për një gjë jam fort i bindur se krejt këto spektakle, Kosovës s' mund t' i sjellin  bash asgjë të

mirë, ama ato ia rrisin jetëgjatësinë injorancë së thellë politike që mbizotëron në vendin tonë.

Kosova jonë e vogel ka nevojë që të ajroset nga duhma e keqe politike dhe të çlirohet nga politikanët demagogë e kryeneçë.

Të tentosh ta pengosh me çdo kusht një marrëveshje gjithpërfshirëse të sponzorizuar nga Amerika e vendet e BE- së; vende këto që na kanë dhënë liri e shtet; të kontestosh një marrëveshje të realizuar në Shtëpinë e Bardhë; të hedhësh baltë mbi njerëzit e Kosovës pse kanë bashkëpunuar ngushtë me Amerikën e BE- në, dhe në anën tjetër t' i duartrokitësh një marrëveshje për targat e veturave, pra për targat e veturave, kjo s' ka si të interpretohet, pos një marrëzi, sepse këtu s' ka sens logjikë dhe asnjë mendje racionale s' mund ta justifikojë as gjëj gjë të mirë, përpos mendjeve të infektuara me urrejtje e ideologji. Mendjet e tilla, dihet, arsyetojnë gjithçka dhe besojnë gjithçka.

Thënë me gjuhën e Espmark-ut, demagogët tani janë të kënaqur sepse popullin e orientuan drejt iluzioneve që u diktojnë.

Kur të na del kllapia e rëndë, sërish fillojmë të vendnumërojmë. E nëse s' na del vetë, me siguri do të vjen dita kur tjerët do të na shkundin fort. Shprsoj të mos bëhet vonë.

________

Gjuha e Europës është përkthimi - ka shkuar Umberto Eco dhe më tej duke e zhvilluar argumentin e vet ka thënë se këmbimet kulturore kanë kontribuar më shumë se çdo gjë në ndërtimin e asaj çfarë është sot Europa.

Sot është Dita Botërore e Përkthimit dhe në këtë ditë me rëndësi për njerëzimin është e udhës të falënderojmë të gjithë ata përkthyes që na kanë ndihmuar të udhëtojmë nëpër vende të ndryshme, na kanë zbuluar botë të reja dhe na kanë bërë jetën më të bukur.

Përkthimi është një nga veprimtaritë më fisnike, pa të cilën ne të gjithë do të ishim shumë më të varfër, shpirtërisht dhe kulturalisht, prandaj ka të drejtë Eco kur thotë se gjuha e Europës është përkthimi.

T’i nderojmë sot këta heronj të vërtetë të kulturës dhe të artit. Ata punojnë në heshtje, të përvuajtur, por botës i japin shumë.

Ata na ndihmojnë pafund, sepse siç thotë studiuesja franceze Jacqueline de Romilly “gati çdo ide e jona për jetën formohet falë letërsisë; ecja nëpër shtigjet e leximit çon drejtpërsëdrejti në formimin e njeriut. Leximet na sjellin analiza dhe ide, por edhe përfytyrime, personazhe, mite dhe ëndrra që përcillen në shpirtin tonë; dikur na kanë prekur telat e zemrës, atëherë kur janë shprehur bukur apo janë përshkruar me forcë; dhe pikërisht nga kjo përvojë ushqehet vetë përvoja e jetës sonë.”



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora