Editorial
Nikoleta Kovaçi: Institucionalizimi i krimit qe vrau Saimirin!
E merkure, 29.09.2021, 07:35 PM
Institucionalizimi i krimit qe vrau Saimirin!
Nga
Nikoleta Kovaçi
Prej
24 oresh vendi gelon nga gjama qe bani nji djalë vetem 21 vjeç! Prej 24 oresh
vlon media vizive dhe ajo online duke transmetue çdo sekond mendime, opinione,
fakte, kundrafakte, hamendesime, opsione dhe versione nga me te çuditshmet qe
lidhen me krimin qe tronditi vendin!
Poshte
glacimeve mediatike ne online shihet nje baterdi njerzore qe sulmon pa asnje
lloj kodi moral, etik e njerzor, here djalin qe vrau oficerin e policise e here
policinë si te lidhun me krimin dhe kryesisht me zoterimin e perqindjes ma te
madhe te bimes se kushtueshme qe mbillet kudo ku ka njerez pushteti dhe me
pushtet!
Sigurisht
qe duke qene ne zgrip si shoqeri, pa bosht, pa rrugedalje, pa asnje institucion
qe pergjigjet, rrugen ma te lehte gjejmë te shajme viktimat; te dekun e te
gjalle! Saimiri, djali qe humbi jeten duke sherbye ne Policine e Shtetit, e
Aldi qe nderroi jete ne gatishmerine e tij per t’mos u dorezue! Dikush mund te
thote se s’mund te vihen ne nje rrjesht; sigurisht qe jo, pasi Aldi, djali qe
s’kishte ma çfarë te humbte ne jeten e vet, ngriti armen mbi nje burre qe
kishte gjithçka me humb..., por Aldi dhe Saimiri, jane dy anet e peshores se
mjere nga ku lindi perballja fatale, ajo qe shqujmë çdo sekond ne kete vend:
Saimiri, oficeri qytetar qe i afrohet me besim nje qytetari te vet, dhe Aldi i
forte, qe ka degjuar se te fortet me arme ne dore s’duhet te dorezohen, dhe
vret ne pabesi punonjesin e policise! Saimiri s’diti te ishte harbut, i
korrruptuar, agresiv dhe abuzues, ashtu siç mjerisht demonstrohet jo pak here
ne perballejet me policet e pushtetshem!
E,
me thoni pak, kta njerez a s’jane perhere viktima ne kete vend?! A s’vriten
perdite njerezit-Njerez si Saimiri?! Po, vriten me arme siç u vra Saimiri,
vriten me drejtesi, mjerim, braktisje, abuzim e hakmarrje siç u vra Aldi!
Saimiri
la pas nji veper te mire, Aldi la pas nji jete te veshtire! Saimiri la pas
femije e familje ne vaj e zi, Aldi la pas mjerimin e perjetshem per familjen e
tij! Saimiri la bosh te madh nder ne si model, oficer e qytetar, Aldi mblodhi
krejt mllefin e agresionit qe gjallon nder ne sa here perballemi me viktima te
mentalitetit tone perjashtues por kurre reflektues!
A
s’jena na që pasunarin e respektojme ma shume se intelektualin?
A
s’jena na që mashtruesin e pranojme ma shpejte se te vertetin?!
A
s’jena na qe votojme trafikante droge, femrash dhe njerezish e nuk votojme te
ndershmit, te urtet dhe te mençmit?
A
s’jena na që bajme pakte me pushtetarë te korruptuem per nje vend pune, per nje
favor apo shkalle karriere?
A
s’jena na që pranojme leke krimi, bandash, mafiesh dhe zuzarësh ne emen te
mbijeteses dhe te vijimsise?
Sigurisht
që Aldi s’do te mbante arme nese s’do te shihte të fortët dhe bijtë e te
forteve dhe pasunareve rreth e rrotull tij me arme, droge, alkool, makina luksi
e femra te bukura! Aldi mbase do te mbante libra ne dore nese s’do te kishte
pare se si tallen, perqeshen e perbuzen ata qe kane shkolle, qe janë vartes te
te forteve me leke, bijve te tyne apo te atyne qe iu asht delegue epersia si
forme monztruoze mbajtjeje peng! Sigurisht qe ndoshta Aldi do te bahej vrases,
po Aldi nuk ka lind vrases, as kriminel, as hajdut, as imoral; Aldi ka lind ne
vendin ku moto asht mbijetesa ne saj te te fortit e ne kurriz te te dobtit!
Jane
me qindra e mijera shkaqe qe kane çue ne ate perballje fatale! Na te gjitha i
dime! Si Aldi ma shumë! Si Saimiri, mjerisht s’ka dhe aq sa na duhet ne me hy
ne udhe te Zotit! Aldi qe mori ne qafe nje djale nane te pafajshem e masakruam
me komente e opinione gjithfaresh, ndersa vete marrim parate e droges per voten
sepse ato para kane institucionalizue krimin, vrasjen, zhdukjen dhe mbi te
gjitha; mbajtjen e pushtetit me çdo çmim!
Vs-Edi
Rama si kryeminister, politikan dhe qytetar e di ma mire se askush se pse vrau
Aldi Saimirin, se pse djali 21 vjeç ngriti armen mbi oficerin e sektorit
anti-Krim!