E marte, 23.04.2024, 04:53 PM (GMT+1)

Kulturë

Viron Kona: Djali dhe xixëllonja

E marte, 28.09.2021, 06:47 PM


LEFTER DURAJ

Djali dhe xixëllonja

Fabula dhe vjersha për fëmijë

Tiranë, 2021

Mesazhe mbresëlënëse për lexuesit e vegjël

Nga Viron Kona

Dihet se fabula (lat. fabula - përrallë) është një vepër e vogël

tregimtare në vargje ose më rrallë në prozë, me përmbajtje

morale, satirike ose ironike. Në fabula, tiparet e karakterit

njerëzor dhe sjelljet e njerëzve paraqiten në mënyrë alegorike:

marrëdhëniet mes njerëzve, zakonisht zëvendësohen

me marrëdhënie mes kafshëve apo sendeve.

Edhe autori Lefter Duraj, në librin e tij me fabula “Djali

dhe xixëllonja”, nëpërmjet personazheve, që janë kafshë,

bimë, shpendë, kafshë të egra, insekte etj., rrëfen aspekte

të ndryshme të jetës, duke satirizuar, ironizuar dhe fshikulluar

ligësinë, si dhe veset e mendjemadhësisë, egoizmit,

zilisë, gënjeshtrës, mashtrimit... Krahas këtyre, ai afirmon

të mirën dhe të bukurën, dashurinë për dijen dhe nderimin

ndaj njerëzve të ditur, dashurinë dhe respektin e njerëzve

për njëri - tjetrin, mbrojtjen e natyrës...,ndërkohë që librit

ia shtojnë vlerat dhe bukurinë ilustrimet mjeshtërore të piktorit

dhe ilustruesit të talentuar Kosta Raka.

Nga leximi i këtij libri duket se autori Lefter Duraj ka një

përvojë të gjerë në jetë. Ai, duke ruajtur ndjenjën e masës,

përpiqet që atë përvojë ta përcjellë nëpërmjet temave

dhe mesazheve të qarta, duke i dhënë lexuesit mësime të

vlefshme për jetën, duke e vënë atë në mendime apo dhe

duke e argëtuar me humorin që krijon. Kështu te fabula

“Bleta dhe milingona”, autori përcjellë mesazhin e dashurisë

për punën, duke sjellë si shembull dy insekte, bletën dhe

milingonën, të cilat vërtetë janë shumë të vogla, por me

punën që bëjnë ato i japin botës mësime të mëdha. Bota

do të ishte më e mirë dhe më e bukur nëse edhe njerëzit

mësojnë nga cilësitë e tyre, sidomos nga dëshira për punë,

e cila është dhe veprimtaria më e rëndësishme e jetës, që

sjellë të mira materiale, por edhe zhvillime në të gjithë fush

at:

“Ecin gjithë ditën dhe sjellin n`hambar,/ Njëra fije kashte,

tjetra sjell nektar,/ Nuk grinden kurrë, u shkon jeta mbarë, /Si

do ishte bota, po tu kishim ngjarë?!” Kurse te fabula “Xixël

lonjë”Lefter Duraj përcjellë mesazhin e dritës, duke shfaqur

në vargje dëshirën e vogëlushit për ta mbajtur në dorë xix

ëllonjëndhe t`i gëzohej dritës së saj. Mesazhet ndjekin njëri

– tjetrin dhe begatojnë dijen dhe kulturën e lexuesve të veg

jël:Te fabula “Vajza dhe lulja” shfaqet dashuria për natyrën,

te “Qeni i kopesë” shfaqet dashuria për kafshët e dobishme,

te “Dhjeta me yll” përcillet mesazhi se dija fitohet duke më

suarpa u lodhur dhe vazhdimisht, te fabula “Elefanti dhe

mizat” nënvizohet se, ai që i bënë keq tjetrit, vjen një ditë

që e pëson edhe vetë.... Ky mesazh shfaqet më dukshëm

edhe te fabula “Kurthi”: “Një dhelpër e fshehur, priste çasti

të bënte kërdinë,/ Në tufën e pulave që kullotnin të qeta

në një lëndinë./ Papritmas grabitqarja njërës pulë iu sul si

shigjetë,/ Por shpejt ulëriu, e kishte zënë çarku i mprehtë”.

Te vjersha “Lulishtja e pallatit” autori u kujton vogëlushve

se duhet ta mbajnë gjithnjë pastër dhe bukur mjedisin ku

jetojnë, mësojnë dhe argëtohen; te fabula “Gjarpri”, lexuesi

merr mësimin që të mos i trazojë gjallesat pa shkak, sepse

një gjarpër apo një grerëz, po i ngacmove, ato të pickojnë,

ndërkohë që autori lë të kuptohet se gjallesat kanë të drejtën

e tyre për jetën dhe se bota zhvillohet në harmoni dhe ka

vend për të gjithë. Bukur dhe me freski përcillet ky mesazh

durohej ai pickim,/ Gëlltiste qukapiku, miza e krimba me

shpejtësi,/ Shëndet i bëhej pemës dhe rritej gjithë hijeshi./

Pema s’po kuptonte pse ai qukapik e çukiste,/ Ndaj i bërtiste

që nga trungu i saj të lëviste,/ Kur shpendi u largua, pema u

mbush mizëri,/ Atëherë iu lut qukapikut të kthehej tek ajo

përsëri!”

Te vjersha “Gjeli dhe pula”, nëpërmjet pyetjes së djalit dhe

përgjigjes që jep gjyshi, lexuesi i vogël mëson për dobinë

dhe veçoritë që kanë shpendët dhe kafshët shtëpiake,

të cilat njeriu dikur i ka zbutur dhe i mban gjithnjë pranë,

teksa krijon atmosferë të gjallë dhe të gëzueshme vjersha

kushtuar “7 Marsit”: “Të gjithë me lule në duar, mbushur

shkolla plotë! /Festën e 7 Marsit gëzojnë të gjithë fëmijët

sot!/Aroma e luleve bashkë me fëmijët ndihet në klasë, /Sa

shumë i lumturon kjo ditë fëmijët gjithë gas..!” Në vazhdim,

te vjersha “Gjyshi”, autori rrëfen thjesht dhe ngrohtë

dashurinë dhe merakun e gjyshërve për nipat dhe mbesat:

“Mos nipi e lodh gjyshin?Jo ai kënaqet kur e mban,/ Vrapon

dhe ai mbas tij në rrugët me bar e s`ndalë,/Diku nipi pengohet

dy-tre rrokullisje bën mbi bar,/ Gjyshi bëhet merak: mos

këmbën nipi ka vrarë!?

Vesi i mburravecit ironizohet te fabula “Gozhda dhe patkoi”,

kurse te “Vajza dhe celulari” autori tërheq vëmendjen

se askush nuk duhet të mburret përpara shoqeve dhe

shokëve, por ajo që secili duhet të bëjë sa më mirë është që

në shkollë të fitojë sa më shumë dije, edukatë dhe kulturë,

të cilat shërbejnë për jetën dhe të ardhmen. Zgjon kureshtje

fabula “Pylli në fshat” e cila përcjellë mesazhin se, e keqja,

që të hiqet duhet nxjerrë nga rrënjët, kurse është argëtuese

dhe mësidhënëse fabula “Miu çalaman”, ku atori demaskon

përmes vargjeve vesin e mashtrimit e të gënjeshtrës: “Miu

një ditë njërën këmbën e kishte të fashuar,/ Dikush lajmëroi

se macja e kishte kafshuar,/ Tjetri tha: zonja e shtëpisë i ka

dhënë ndëshkim,/ Një mi i vogël dyshoi, ishte veç një mashtrim!/

Shumë kohë u bë që miu në shkollë mungonte,/ Shokët

filluan të shqetësohen, koha po kalonte,/ Ndaj vendosën, në

shtëpi miut t’i bëjnë vizitë,/ Ç’të shihnin! Ai kërcente, kishte

vënë muzikë!” Vesin e dembelizimit autori e fshikullon te

fabula “Gjinkalla”, e cila gjatë gjithë verës këndon dhe harron

se vjen dimri dhe ajo mbetet deri edhe pa ushqim. Kurse

vlerën që ka zgjuarësia për t`i bërë ballë së keqes që të vjen

papritmas, lexusi e mëson te fabula “Hardhuca dhe gjinkalla”.

Fabula “Zjarr në pyll’ tregon për mendjeshkurtësinë, kurse

fabula “Luani plak” demaskon ata që i kërkojnë gjërat të

gatshme dhe përpiqen të përfitojnë nga puna dhe mundi i

të tjerëve. Një ndjenjë e thellë humane e përshkon vjershën

“Motori”, kurse mesazhin sesi e pëson ai që krekoset dhe

tregohet mburravec përpara të tjerëve, lexuesi e përjeton

bukur në fabulën “Dhelpra me pendë shqiponje”. “Dhelprës

një pendë shqiponje i kishin dhuruar,/ Dhe mbi kokën

e saj bukur e kishte rregulluar,/ T’i ngjante shqiponjës ajo

shumë e ëndërronte,/ Ndaj kapërdisej, me mburrje pendën

tregonte./Me pendë,-thoshte,-unë tremb qentë e tërbuar,/

U dukem si shqiponjë, të gjithë janë të friksuar,/ S`i mbyllej

goja dhelprës, mburrej pa pushim,/Derisa nga lartësia, shqiponja

iu sul vetëtim”.

Në përfundim të këtij komenti po citoj një shënim të shkurtër

të autorit Lefter Duraj, i cili duke iu drejtuar lexuesve të vegjël,

mes të tjerave, shkruan: “Unë do të isha i lumtur, sikur,

këto fabula dhe vjersha të mbërrinin në oborrin e shkollës

apo në bibliotekat e shtëpive tuaja, qoftë edhe për t`i patur

si krijime modeste që mund t`ju vlejnë për jetën!”



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora