E enjte, 25.04.2024, 04:30 PM (GMT+1)

Mendime

Zenel Çeliku: Ballkan i Hapur, debat i hapur

E diele, 26.09.2021, 08:08 AM


Ballkan i Hapur, debat i hapur

Nga Zenel Çeliku

Vërtetë Ballkan I Hapur ka hapur debate dhe polemika të hapura deri në konflikte ndërshtetërore si Shqipëri-Kosovë. Ideja Minishengen Ballkanik që sot po e quajnë Ballkan I Hapur, është e vjetër dhe fillimisht është lançuar nga Fatos Nano rreth vitit 2003. Për çudi, ata që e kundërshtojnë më shumë janë udheheqja e Kosovës-Albin Kurti dhe Vjosa Osmani, me mendimet konspiracioniste se Ballkan I Hapur është ide e Aleksandër Vuçiç. Pra, këta udhëheqës të “medhenj” (Albin Kurti dhe Vjosa Osmani) nuk thellohen të kërkojnë se kur është shfaqur për herë të parë bashkëpunimi pa kufij për vëndet e Ballkanit Perëndimor. Bashkëpunimi rajonal, tregu rajonal, levizja e lirë e kapitaleve dhe ajo e njerëzve për punësim apo për turizëm, gjithashtu edhe axhenda e gjelbër janë shumë të nevojshme për Rajonin tonë. Këto çështje janë rregulluar në kuadër të Proçesit të Berlinit dhe Samitit të Sofjes. Pra, edhe Ballkan I Hapur është asgjë më shumë e asgjë më pak, veçse pjesë e Proçesit të Berlinit, gjë të cilën e vërtetoi edhe Kancelarja Merkel në vizitën e saj në Tiranë. Gjithsesi sot jemi para një debati të hapur rajonal. Për t’u larguar nga debatet I ditës lidhur me Ballkanin e Hapur, gjithkush mundet të pyes; a ka ndonjë të keqe Bashkimi Europian që hoqi kufijt dhe bëri që njerëzit, kapitalet dhe tregëtia europiane të lëvizin në një hapësirë pa kufij ? Sigurisht jo. Ja pra, edhe qëllimi Ballkan I Hapur është e njëjta gjë, ka të njëjtat përfitime për vëndet anëtare, ndaj duhet të diskutojmë më gjak të ftohtë, pa c’mira dhe ambicie, të mos përpiqet askush të bëj zhurmë për asgjë për të thënë se në këtë Rajon jemi edhe ne si udhëheqës të mëdhenj. Eshtë koha të hecim përpra si Rajon sepse BE-ja po bën sikur tallet me me popujt e Ballkanit Perëndimor duke e shtyr pa fund e pa kuptim anëtarësimin e vendeve të Rajonit tonë.

Në Gjermani enkas është formuar gjeopolitikisht një strukturë e pavarur e quajtur “Iniciativa Evropiane për Stabilitetit” në krye të sëcilës qëndron themeluesi I saj-gjemani Gerald Knaus. Me 16 Shtator 2021, është diskutuar integrimi në BE I Ballkanit Perëndimor. Sipas mendimit të Z.Knaus, BE-ja duhet t'a ofroi Ballkanin Perëndimor me një qëllim tërheqës që në një mënyrë mundet ta quajmë nanëtarësimin e Ballkanit Perëndimor në tregun e vetëm të saj, me qëllimin që besimi dhe ndikimi i BE-së në këtë Rajon të rikthehet.

Në fakt kemi një shembull të përafërt me problemin aktual të Ballkanit Perëndimor, më 1990, Finlanda dhe Austria u dakordësuan të bashkoheshin me një treg të vetëm përmes Zonës Ekonomike Evropiane dhe kjo u realizua përpara se të bëheshin anëtare të plota në këtë treg. Më tej vërejmë se edhe Turqia si pjesë e Ballkanit, ka negociuar gjatë me BE-në për anëtarësimin e saj, por asgjë deri më sot duke lënë një shije të hidhur në popull e në politikën zyrtare të saj. BE-ja duhet të ketë ndikimin të konsiderueshëm në Turqi sepse është fuqi e madhe ekonomike në Ballkan, por mendimi Ankaras zyrtare është shumë skeptik aq sa ka deklaruar se, Turqia nuk do të bëhet asnjëherë anëtare e BE-së si pasojë e mos dëshirës së BE-së. Kështu të duket se BE-ja nuk ka ndërmënd të meret më tej me Ballkanin Perëndimor përfshi edhe Turqine si pjesë e këtij Rajoni.

Vëndet e Ballkanit Perëndimor edhe pse janë futur thellë në reforma të dhimbshme, përsëri BE-ja po e shtyr pa fund anëtarësimin e tyre duke nxjerr aresye të kota apo nacionaliste. Kjo ka bërë që vëndet e këtij Rajoni të humbasin besimin tek BE-ja. Zvaritja pa fund e BE-së për anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor, po bën që në këtë Rajon të rritet influence kineze, turke pse jo edhe ajo ruse, ndaj këtu kërkohet që BE-ja të bëj strategji shumë të hollë diplomatike për këtë Rajon.

Realisht Ballkani Perëndimor ka mjaft problem, administrata e Bidenit kërkon që të ringjallë politikat transatlantike në vendet e Ballkanit Perëndimor, por që realisht kjo ide e Presidentit Amerikan sot pëballet në me institucionet publike të dobëta, me korrupsioni, me krimin e organizuar të këtij Rajoni. Në këto rrethana tre vënde të Ballkanit Perëndimor duke parë se qasja e BE-së nuk është në favorin e këtij Rajoni dhe po neglizhon pa arsye, Shqipëria-Maqedonia e Veriut dhe Serbia, kanë vendosur për treg të përbashkët gjithnje bazuar në Proçesin e Berlinit. Kjo iniciative tashmë quhet shqip-Ballkan I Hapur. Para një klime aspak opitimale për këtë Rajon, SHBA duhet të jetë më shumë aktive në mbështetjen e perspektivës europiane të vëndeve të Ballkanit Perëndimor dhe së bashku SHBA & BE, të bëjnë që perspektiva europiane në këtë Rajon të kthehet në realitet. Fakt është pengimi i Maqedonisë së Veriut nga Bullgaria, gjë që tregon se BE-ja nuk është në gjëndje që të funksionojë në unison. Dakord për anëtarësimin e Maqedonisë se Veriut janë 26 vende, Bullgaria nuk është dakord dhe kjo do të thotë se situate nuk zhbllokohet dot. Tashmë ka arritur një moment që vendet e Ballkanit Perëndimor nuk kanë se çfar të presin dhe bënë realitet bashkëpunimin ballkanik nën paktin Ballkan I Hapur. Vëndet e Ballkanit Perëndimor nuk kanë më besim në perspektivën europiane si pasojë e neglizhencës së BE-së, ndaj Ballkan I Hapur është e vetmja rrugë që të ringrejë ekonominë e Rajonit tonë. Bashkëpunimi rajonal, tregu rajonal, levizja e lirë e kapitaleve dhe ajo e njerëzve, pa dyshim do ta ngrejnë ekonomine rajonale dhe do të zbusë e do të eliminojë problemet dhe grindjet gjeopolitike në mesin e gjashtë vëndeve të ballkanit Perëndimor.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora