Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Hoxha shqiptar i quan gratë “me të meta në të menduar''

| E diele, 26.09.2021, 07:30 PM |


Talibanizëm ka kudo…/ Hoxha shqiptar i quan gratë “me të meta në të menduar''

Një hoxhë shqiptar në Shkup, ka bërë disa deklarata skandaloze, që e kanë shndërruar menjëherë në “meme” në rrjetet sociale.

Në një nga ligjëratat e veta, hoxha shfaq pikëpamje denigruese dhe diskriminuese ndaj grave, duke i quajtur “me të meta në të menduar dhe të dobëta”.

“Sikur na e ka treguar islami, gruaja është e dobët. Gruaja është e dobët në krye. Kështu ka thënë pejgamberi. Janë me të meta në të menduar”, citohet të ketë thënë hoxha.

Video e hoxhës është shpërndarë me shpejtësi në rrjetet sociale dhe tregon që talebanizmi nuk ka prekur vetëm Afganistanin…

tpz.al