E merkure, 24.04.2024, 02:23 AM (GMT+1)

Kulturë

Remzi Limani: Zërat që pikojnë këndshëm

E diele, 26.09.2021, 10:31 AM


Pak fjalë për poezinë e Syhejl Havollit

ZËRAT QË PIKOJNË KËNDSHËM

Poeti në fjalë, mirret ngrykas por, edhe kacafytet me momentet nëpër të cilat përbirohet njeriu, për të kapërcyer mbi ngritjet e barrikadave të jetës, me të cilat takohemi të gjithë ne. Mbi këtë aksiomë, poeti nxerrë thirrmat e njerzillëkut, për ta kuptuar edhe të pakuptueshmën, e cila porsi një fugë fëmijësh sillej përreth nesh

Shkruan: Remzi Limani

Sikurse në librin "Maratona e këngës" dhe "Kënga e munguar", poeti rrah kambanat e një lirike të përqëndruar brenda tij dhe përrerh nesh, duke e shpalosur jetën, dhembjen dhe dashurinë si proces i vetë dhembjes, e cila atakon çdo njeri nëpër shtjellat e kohës, që në vetvete nxjerrë gjëmat e zërave që pikojnë nga çatitë e shirave të luleve, të ëmbël dhe të hidhur, krejtësisht të pastër dhe real, sikurse vjershërimet e shtruara në librat e përmendur, të cilët sapo i shfletova dhe jap kumtin e një oguri të bardhë në fushën e poezisë moderne. Pra, horizonti i vjershërimit të z. Havolli, pa dyshim, na jep një pamje lucide, për ta kuptuar esencën dhe procesin e një kimie mendore të stërholluar dhe të gatuar nga lotët, dhembja, dashuria, si trion i pjekur në mendjen krijuese, e cila zbrazej nga mbushja nëpër kohë dhe momente ndër më të ndryshmet, me të cilat Syhejl Havolli, mirret ngrykas por, edhe kacafytet me to, për të kapërcyer mbi ngritjet e barrikadave të jetës, me të cilat takohemi të gjithë ne. Mbi këtë aksiomë, poeti nxerrë thirrmat e njerzillëkut, për ta kuptuar edhe të pakuptueshmën, e cila porsi një fugë fëmijësh sillej përreth nesh. Pra, poeti respektiv, Syhejli, i këndon jetës dhe të bëmave... , sikur në një procecverbal, i fut dëshmitë e ndjenjave dhe rrokullisjet e gurëve, që herë - herë bëhen gurë Sizifi, herë - herë i bluan në barkun e tij dhe i prezanton si produkte të mendjes krijuese, sepse, dhembja nxjerrë lotin prej guri.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora