E marte, 23.04.2024, 07:44 PM (GMT+1)

Kulturë

Luan Kalana: Kembanat bien!

E diele, 26.09.2021, 08:21 AM


Luan Kalana

KEMBANAT BIEN !

mesazh dite-”Për ke bie këmbana ?!”  -nga  Ernest Hemingway (1940)

-Dëgjoni o vesh shurdhë, në mos,  shikoni ,

sa fort bien këmbanat,  ka vdek  një njeri,

ngrehuni ti përcjellim në botën e përtejme,

vdekja po na troket, ato bien për ne të gjallët.!

-Këmbanat bien për Ata,  për Ty , për Mua,

pas jetës vjen vdekja, s’ka mëshire, ajo thërret,

po pse të shokjmë, mish për top ,  për lesh ?!

pse vdekjen te na i dhurojnë“Bossët”, a jemi Njerës ?!

-Për kë bein këmbanat , kushtrim dite,

s’është fantazi poetike.as mendje konspiraci,

ështe përvoje jete, nga i madhi Hemingway,

s’ia polli mendja, por varfëria burgjet e luftrat.

-E dimë , nga i madhi Zot, vdekja vjen vetë,

-Le ta jetojmë këte botë, jo skllav, me dinjitet,

me shpresë, me kurajo, të pamposhtuar,

këmbanat bien për të gjallët, për “makatarët”,

Ne e kemi falur vdekjen , kur ajo vjen e qetë!

-Këmbanat bien s’pushojnë, për ne Shqiptarët,

mos shkojmë pas “drakulës” me dy brirë lart,

të ndjekin eren e re,  demokracin e Amerikës,

për vëllazërim, o sot o kurrë, Kombi do Bashkim !



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora