| E diele, 26.09.2021, 09:02 AM |
Sevdail Hyseni
Satirike
Reciprociteti
Na
shkoi kjo jetë
Me
reciprocitet…
E
nuk mblodhëm
Asnjëherë
mend!
Si
t’bëhemi unik,
Të
përçarë mes veti?
Pa
harruar veset
Që
s’i lanë as deti!
Me
ne s’ka hajgare
E
them ashiqare:
-
Jemi veç dynjasë
Për
disa tipare…
Na
kanë marrë erë
Sa
jemi me nder…
Nuk
na mbushet koka
Pa
na k’ci tri herë!
Me
të ngulur shpesh
Punët
janë bërë lesh,
S’po
i gjendet fija
Sherrit
midis nesh!
Marrëveshjet
pinë ujë
Nën
shkurre e drunj,
Ne
nuk u lidhëm
Një
herë në një kunj!
Po
s’i nuk u ngopëm
Ta
kajsha Evropën,
Me
sy e me mend
Nuk
e shohim gropën!
Kjo
Evropë e lirë
S’na
ngul me pahir,
E
ne me nder jush
Themi
na bënë mirë!
(Karikatura marrë nga
interneti)