Editorial
Prend Buzhala: Kur targat e Kosovës trembin për vdekje Beogradin
E shtune, 25.09.2021, 07:34 PM
KUR TARGAT E KOSOVËS E TREMBIN PËR VDEKJE BEOGRADIN
(Ose:
përse barazia me Kosovën e tremb ende Beogradin që nuk heq dorë nga politika
naciste-gjenocidale)
Nga
Prend BUZHALA
Për
një vendim të zbatimit të ligjit në Kosovë, u çua peshë e tërë Serbia: me
vuçiçët, vulinët e bërnabiçet, trashëgimtarë të regjimit dhe politikës së
Millosheviqit; u çuan të trembur migët ruso-serbë, helikopterët, dhe, prej
kësaj frike a ankthi, hedhin bomba dhe djegin edhe Qendrën e regjistrimit. E
gjithë kjo hallakamë serbe, i ngjet racizmit të dikurshëm kundër zezakëve, kur
ndalohej një i bardhë amerikan të mos e cenonte të drejtën e zezakut: "E
ku ke parë ti të ma mohosh të drejtën ta rrah apo ta vras një zezak!?"
Meqë
Serbisë iu ka rrëmbyer kjo e drejtë për vrasjen e shqiptarëve, ajo, me atë
tërbimin e djeshëm, edhe sot bërtet me histeri politike, ushtarake e
xhandareske: "E ku keni parë ju që të jemi të barabartë me Kosovën?! Ç
‘është kjo marrëzi për barazi?"
Tërhiqni
trupat tuaja nga veriu i Kosovës, porosit Beogradi. Madje, ato trupa ata i
quajnë trupa okupatore: "Serbia kërkon tërheqjen e të gjithë trupave që
pushtuan veriun e Kosovës dhe Metohisë", thonë mediat serbe. Serbia ende
nuk e ka marrë mësimin historik me bombardimet e NATO-s. As mësimin nga
luftërat çlirimtare të kombeve përreth saj, të pushtuara nga soldateskat
gjenocidale serbe.
Kjo
do të thotë: ajo pjesë nuk i takon Kosovës, as ai kufiri atje në veri!
Po
kush e ka vënë atë kufi?!
Shqiptarët
e Kosovës? Kush e njohu në këta kufij Kosovën?!
Në
OKB Bërnabiq, kryeministre serbe, shprehet se duan paqe, por Kosova ndez
konflikt.
Pyetja
shtrohet: çfarë konflikti?! Konfliktin e veturave e targave? Përse aq shumë
këto targa e trembin Beogradin?
Ende
mendojnë se, duke bërë sa më shumë zhurmë, duke shpifur e gënjyer sa më shumë,
duke mjegulluar sa më shumë situatat, do të përfitojnë mbi kurrizin e Kosovës.
Dhe, madje, duke i manipuluar tragjikisht serbët e Kosovës.
Cili
ligj qenka këtu i padrejtë?
Këtë
natyrisht, nuk pritet kurrë që ta thotë Beogradi.
Por
këtë duhet ta thonë BE, Evropa perëndimore përgjithësisht, dhe të gjitha vendet
liridashëse e demokratike. Nuk pritet që këtë ta thotë as Rusia, një perandori
që shkel ende mbi lirinë e popujve të tjerë. Madje, për ta trimëruar Veriun e
Kosovës në ndezjen e konflikteve, sipas mediave nga Serbia, thuhet: "Rusia
i bën thirrje Prishtinës që menjëherë të tërheqë policinë nga veriu i Kosovës
dhe Metohisë". Dhe, për të qenë ironia më e madhe, se sa larg ka shkuar
politika antinjerëzore dhe anti-Kosovë e Rusisë, shpërehet edhe Ministria e
Punëve të Brendshme të Rusisë:
“Ne
jemi shumë të shqetësuar nga përkeqësimi i situatës në rajonet veriore të
krahinës autonome serbe të Kosovës ... Në thelb, kjo është një përpjekje e
shqiptarëve lokalë për të pushtuar zonat e krahinës të banuara nga serbët dhe
për të vendosur kontrollin e tyre atje. Ne i konsiderojmë këto hapa një
provokim që synon të vazhdojë spastrimin etnik dhe dëbimin e serbëve nga
Kosova."
Përse
Rusia nuk shqetësohet nga pabarazia?!
Përse
Rusia nuk u shqetësua nga gjenocidi serb mbi Kosovën për një shekull rresht?!
Cili
serb u shpërngul nga veriu për këto dy dekada?!
Nga
veriu u shpërngulën serbët, apo etnitë tjera?!
Ndiqen
serbët apo etnitë tjera?!
Kush
i gëzon atje privilegjet me paga nga Kosova e nga Serbia, me privilegjin e
mospagesës së rrymës e të ujit etj. etj.?
Nëse
Kosova, sipas Pakos së Ahtisarit dhe sipas qëndrimit të BE e SHBA, është shtet
multietnik, atëherë përse u dashka të krijohen sajesa njëetnike, siç është
kërkesa për Asociacion etnik serb? A nuk është kundërthënie sui generis kjo?!
Dhe
priti ti aeroplanët mig/ë serbo-rusë në kufi, helikopterët serbë në kufi,
hedhjen e bombave nga rule kriminale dhe djegien e Qendrës së regjistrimit në
kufi! Me nxitjen e bekimin e Rusisë e të politikës së Beogradit!!!
Paqe
dashka Rusia?!
Apo
riciklimin serbe të gjenocideve mbi popujt tjerë?!
Cilin
gjenocid serb e dënoi Rusia në Ballakan?!
Natyrisht,
ajo nuk do t'i tumirë as kujtojë asnjëherë qëndrimet e drejta të
socialdemokratëve të dikurshëm rusë për Kosovën e çështjen shqiptare, apo atyre
serbë, si Tucoviq... Rusisë e Serbisë kurrë asnjëherë nuk iu ka interesuar as
liria e as barazia në Kosovë. Iu ka interesuar pacifizimi, gjenocidi mbi shqiptarët,
pushtimi dhe shfarosja shqiptare.
Asnjë
insttiucion i Kosovës nuk është formuar për diskriminim të serbëve në Kosovë,
por është e kundërta: që ata të favorizohen e privilegjohen në secilin segment
e në çdo hap. Tjetër punë sejtë që jo pak prej tyre bartin barrën e fajit
gjenocidal të regjimit të Millosheviqit, gjenocidit, kulturocidit e
urbanicidit, karshi vrasjeve, të zhdukurve, grave të dhunuara, karshi sulmit
frontal serbomadh kundër arsimit, ekonomisë, e kundër çdo gjëje të Kosovës
Kosova ka bërë përpjekje mbinjerëzore që ata serbë vendorë të mos ndihen me
faj, që ata të integrohen natyrshëm aty ku e kanë vendin. Qoftë edhe në dëm të
popullatës shumicë shqiptare.
Sot,
në kohën e mediave digjitale, në epokën digjitale e të prirjeve të reja
postmoderne, nuk ka mundësi që më ato të manipulojnë si të duan duke i zbatuar
mendësitë e vjetra totalitare anti-litri e antidemokratike.
Serbët
e Kosovës e dinë këtë fort mirë.
Shpesh
ata, larg syve të mediave, e thonë që politika po i pështjellon këto punë.
Domethënë: i mjegullon. Me “politikë” ata bëjnë eufemizëm për veprimet e
dikurshme të Beogradit e për këtë të Vuçiqit.
Vuçiq
u lut gjatë verës që ta nënshkruante një Deklaratë paqeje me Kosovën. Por jo:
ai sipas shembullit millosheviqian dhe përgjithësisht serb, kurrë nuk e kanë
nënshkruar paqen, por luftën, siç ndodhi në Rambuje. Në Kumanovë u detyrua ta
nënshkruante kapitullimin.
Bota
sot sheh edhe përtej kësaj mjegulle.
Në
atë fundërrinë të së kaluarës politike-totalitare, do të mbyten vetë.