E enjte, 28.03.2024, 10:06 AM (GMT)

Mendime

Urim Gjata: Bjeri samarit t’i kujtohet gomarit

E shtune, 06.12.2008, 01:10 PM


BJERI SAMARIT T'I KUJTOHET GOMARIT

Nga Urim GJATA*

Në emisionin Fiks Fare ditën e enjte bashkëfshatari dhe miku im nga i njëjti fshat z.Saimir Kodra me mua. Dikur dhe sot të dy familjet tona kanë një miqësi të herëshme si familje etnike dhe patriotike. Këtë miqësi ne punojmë ta ruajmë që na e kanë lënë trashëgimi gjyshërit tanë. FIKSI nxori në dritë në emisionin Fiks Fare kontrabandën në Konsullatën Shqiptare në Selanik por na paska qenë pjesë dhe ish kryetari i degës së PD Urim Gjata...! Këtë sipas regjistrimit të sjellë në duart tuaja nga njerëz të dështuar, spiunë të vjetër të ish-sigurimit të shtetit diktatorial komunist. Këta njerëz sahan lëpirës ju dhuruan në duart tuaja një kasetë të ashtëquajtur incizim për të treguar krimin dhe korrupsionin në Konsullatës aq të zgjeruar dhe pa kufi sikur të isha dhe unë pjesë e kontrabandës “kolumbiane”. Që kur kam ardhur për herë të parë në Selanik si emigrantë politik dhe drejtues i degës së PD kur në pushtet ishte Partia Socialiste (1997-2005), ne ishim mbrojtës të emigrantëve dhe të çështjes kombëtare. Pra pjesë e politikës së PD në luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Jemi ndër të parët që kemi ngritur zërin për çdo padrejtësi që ju bëhej emigrantëve duke u përplasur me të gjithë ata që donin dhe merrnin nëpër këmbë jo vetëm të drejtat e emigrantëve por dhe çështjen kombëtare. Në bashkëpunim dhe me intelektualë të tjerë shqiptar si publicistin Arben Llalla, Bastri Maliqi, Gjergji Dushku, Bujar Muça, Llambi Gjikuli, Aleks Janaqi etj. Intelektualë që kur e desh koha vunë mbi interesat personale çështjet kombëtare dhe të të drejtave të emigrantëve. Jemi mbrojtur flamur shqiptar kur spiunët që u shërbejnë të tjerëve, kur ata qëllonin me vezë, domate  flamurin kombëtar në Konsullatë. Por ju të FIKS FARE nuk ekzistonit ato vite. Ato vite kur ju vu bombë Konsullit shqiptar Prof.dr.Nikolla Dhamos poshtë dhomës në shtëpi ku flinte djali i tij 17 vjeçar. Ju të FIKS FARE nuk e dini se si “miqtë” që ju afrojnë ato kaseta kanë prapavija personale sepse ju doli boja, ju ndërprenë përfitimet e tyre personale. I larguam nga zyrat e konsullatës nga, ai vend në i premë dhe duart njeriut anti shqiptar e kontrabandistit që detyronte përfaqësuesit e trupit tonë diplomatik të punonin për interesat e tij të ndyra dhe të atyre që ai përfaqëson. Ky njeri (ju e njihni mirë, por edhe emigrantët e njihni mirë atë mikun tuaj minoritar grek)që kërkon të shtjerë në dorë dhe të kontrollojë gjithë aktivitetin e shoqatave dhe të emigranteve që jetojnë e punojnë në veriun e Greqisë.
Kurrë nuk kam dashur të flas për vlerat e mia dhe të familjes sime, por FISK FARE dhe bashkëfshatari im Saimir po më detyrojnë sepse u mundua të hedhë baltë mbi personalitetin tim. Jam rritur në familje me vlera të larta kombëtare që ka sfiduar pushtetin diktatorian komunist. Kemi luftuar çdo përdhosës së tokës sonë shqiptare dhe gjithmonë kemi dalë fitimtar dhe të ndershëm(Saimiri dhe fisi i tij e njeh mirë kontributin tonë kombëtar). Kam denoncuar korrupsionin në përfaqësinë tonë në Selanik, nëpër gazetat e ndryshme si Standard, Panorama, Sot, Tribuna, Tiranaobserver, Koha Jone etj. Kemi kërkuar dhe në Prokurorinë Shqiptare të interesohet për gjendjen në fjalë. Ne nuk jemi pajtuar asnjëherë
Me ata njerëz  që kanë duart e tyre të ndyra në krim dhe korrupsion KUNDËR VENDIT DHE KOMBIT TIM. Akuzat e mija unë i kam bere publike dhe jam i hapur pa u trembur. Nga këto denoncime unë e pagova shtrenjtë në cënimin e nderit tim familjar nga zagarët e tipit S. Dajos dhe lakejve të tij. Për njerëzit e dështuar nuk ka vend në diplomacinë shqiptare dhe ne i larguam. Dhe këta tashmë kërkojnë nëpërmjet këtyre punëve të fëlliqura duke dhunuar personalitete tona të marrin ndonjë kacidhe duke shkelur kështu mbi moralin, nderin dhe interesat e kombëtare. Prandaj marshin tim nuk e ndalin sepse ende do të vazhdoj punoj për miqësinë dhe paqen e popujve të Ballkanit dhe më gjerë. 

Vërej: Urim Gjata nuk flet në emër të degës së PD në Selanik sepse ka një vit që ka dhënë dorëheqjen, nuk flet as në emër të Lidhjes së Shoqatave Shqiptare në Greqia ku mban postin nën/kryetar. Por si emigrant shqiptar në Greqi duke denoncuar krimin dhe korrupsionin kudo që ndodhe, qoftë edhe anëtarë i PD.

*Inderuar me çmimin “Ambasador i paqes”



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora